INVESTIGIME

Abuzoi me 11 vjeçaren, arrestohet në Rinas Elton Sina

r.ll Përditësimi i fundit 4 Tetor 2024, 20:59
Abuzoi me 11 vjeçaren, arrestohet në Rinas Elton Sina
foto ilustruese

TIRANË- Prej disa ditësh emisioni Piranjat kanë trajtuar rastin e një 35 vjeçari me origjinë nga qyteti i Kavajës i cili ishte I akuzuar për ngacmim dhe abuzim seksual me të mitur. Është e shtunë 28 Shtator 2024, dhe ky person i cili sapo ka zbritur në Rinas, është ndaluar nga policia e aeroportit.

Ai ka lënë një takim, intervistë në zyrat e Piranjave, pas pretendimeve se viktima 11-vjeçare e abuzimeve të tij, ka gënjyer dhe se mesazhet që ai i ka shkruajtur të miturës, kanë ardhur pas vjedhjes që dikush i paska bërë rrjeteve të tij sociale.

Pas denoncimit të vajzës së mitur dhe familjarëve të saj, Piranjat  udhëtuam drejt Piacencës, ku kërkuan të dëgjojnë versionin e tij të ngjarjes, i cili duhet thënë që nuk ishte aspak i besueshëm. Menjëherë pas përballjes, ai dhe bashkëshortja, telefonuan në redaksi, fillimisht duke kërcënuar me denoncim në polici, e më pas duke kërkuar që të vijnë në Tiranë, për të treguar të vërtetën e tyre për ngjarjen e rëndë.

Por, asnjëri nga dy bashkëshortët nuk u paraqitën. Madje nuk iu përgjigjën asnjëherë mesazheve dhe telefonatave. E gjithë kjo situatë  ndodhte në muajin Gusht. Me startin e sezonit të ri, që u hap me rastin e tmerrshëm të abuzimit, Sina telefonoi edhe njëherë  duke kërkuar që së bashku me avokaten e tij italiane, të vijë në Shqipëri, për të  kallëzuar për shpifje dhe njëkohësisht për tu intervistuar në lidhje me ngjarjen.

Dhe natyrisht  i lihet takim të hënën e 30 Shtatorit. Takim që u konfirmua dhe nga avokatja e Sinës nëpërmjet komunikimeve me e-mail.

Në një vit përpjekjesh të familjes se vajzës, sa në policinë shqiptare dhe sa në atë Italiane, ky ndoshta ishte momenti kur ata, për herë të parë e ndjenë se drejtësia mund të vihej në vend. Por për këtë duhej lëvizur urgjent dhe koha nuk priste.

Nga bisedat e bëra me Sinën, deri në datën e takimit, ishin në dispozicion rreth dy javë, në të cilat do  duhej që së bashku me familjarët e vajzës, të nisnim një punë intensive për të bindur  prokurorinë duke iu ofruar të gjitha materialet në dispozicion. Pavarësisht se një pjesë e madhe e tyre, ishin prej një viti në dosjen që kishte zënë pluhur. Fakt që ishte denoncuar edhe më herët nga babai i të miturës.

Por tashmë pas një viti vajtje-ardhje mes Italisë dhe Shqipërisë, duket se për këtë familje gjërat më në fund po merrnin rrugën e duhur.

Bërja publike e historisë, dhe thirrjet e tyre, kishin vënë edhe njëherë në lëvizje prokurorinë e Durrësit, të cilës pas një kërkese zyrtare, iu dërguan të gjitha materialet që Piranjat dispononin. Por në vendimin e prokurorisë për arrestimin e Sinës, kishte një pjesë tepër të rëndësishme ende të panjohur. Zëri i së miturës, që nuk ishte dëgjuar asnjëherë nga autoritetet, që nga dita kur ishte bërë denoncimi nga familjarët.

Vajza është marrë në pyetje në polici në prani të psikologut dhe të një avokati për plot 6 orë, dhe pavarësisht se është ripyetur disa herë për të njëjtat gjëra, është treguar bindëse në çdo gjë që ka thënë.

Për prokurorin e çështjes, bazuar në të gjitha këto dëshmi, përfshi edhe ekspertizën mjekoligjore nuk ka patur më dyshime. Elton Sina ka abuzuar me Laurën, atëherë 11 vjeçare.

Pa patur idenë se gjërat në Shqipëri kishin marrë një tjetër rrjedhë, ai do të merrte avionin për Tiranë, në mbremjen e 28 Shtatorit, dhe sapo ka vendosur këmbët në terminal, është arrestuar nga policia kufitare e Rinasit.

Tashmë pedofili është pas hekurave, nën akuzën e kryerjes së maredhënieve seksuale me të mitur gjë që i ka dhënë fund një beteje një vjeçare të familjes së Laurës për të vënë drejtësinë në vend. Te paktën për momentin. Arrestimi i Elton Sinës është një fitore e parë, por proçesi për t’i dhënë atij dënimin që meriton, sapo ka nisur.

elton sina abuzim me 11-vjecaren

video

Çfarë rri në mendjen e një Piranje në mënyrë të përhershme?

Çfarë rri në mendjen e një Piranje në mënyrë të përhershme?

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 18

Industritë e rënda dhe ndotja e lumenjve

Një 'lapsus' i qëllimshëm

Historia e një 'arkitekti' profesionist

Makinat 'private' të bashkisë Tiranë

Aferat korruptive pas skandalit të Gramshit

'Landfilli' abuziv i bashkisë së Krujës

Kush i dogji plehrat e Shijakut

Mirësia

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 17

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Papërgjegjshmëria apo paaftësi

Sekti i bordit të mbikqyrjes publike

Bashkia Tiranë zhvat bizneset

Beteja për pastrimin e Prishtinës

Fëmijët që nuk i lexon më as algoritmi

Shkeljet ligjore në koncertin e Noizy-t

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 16

Prapaskenat në kurriz të një mësueseje

Prishtina dy javë mes mbeturinash

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Universiteti i arteve si 'fabrikë' titujsh

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Shkatërrimi i parkut qokë për Noizyn

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 15

A duhet të kontrollohen dyqanet e kafshëve

Ndarja e një çifti dhe vajza mes tyre

Kur kushërira të premton 'Parajsën'

Shteti i paligjshmërisë mund qytetarët

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Konflikt interesi apo korrupsion

Fjalimi i fitores i Edi Rames.

Kaçaniku, qyteti i ekstremistëve

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 14

Kursimet e një jete dhe mashtrimi me pronat

Rama, gënjeshtra me taksimin

Masakra mjedisore që po shkatërron Tiranën

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

Aksidenti i Burrelit dhe indiferenca e autoriteteve

Kur shteti ndërton pa lejen e shtetit

Demokracia

Dy kryebashkiakë dhe 'malet' me plera

Drejtori i ardhshëm i administratës.

Premtimet e Edi Ramës në Berat

Thonë se tragjedia dhe komedia ecin bashkë: Rilindja nisi si humor i zi, po mbaron si dramë mavi.

Një studim shkencor ka vërtetuar se tallavaja është muzika qe rrit sasine e qumështit tek delet.

Premtimet e Edi Ramës në Tepelenë.

Premtimet e Edi Ramës për Memaliaj.

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 13