Vrasja e 33-vjeçarit në Durrës, dalin pamjet e arrestimit të autorit (VIDEO)
Arrestimi DURRËS- Një ngjarje e rëndë është zbuluar ditën e sotme në Durrës. Pas kontrolleve intensive ës...
Arrestimi DURRËS- Një ngjarje e rëndë është zbuluar ditën e sotme në Durrës. Pas kontrolleve intensive ës...
ITALI- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Loreggia në Itali. Fatkeqësisht nga aksidenti humbi jetën një 28-vjeçar ndërsa tre janë plagosur. Mediat italiane bëjnë me dije se njëri prej të plagosurve është në gjendje shumë të rëndë.
Aksidenti ka ndodhur pak para orës 22:00 në rrugën rajonale 307. Viktima është Hannioui Ayoub, 28 vjeç, shtetas maroken me banim në Loreggia. Mësohet se një automjet tip "Volkswagen Golf" me drejtues 41-vjeçarin maroken është përplasur me makinën "Nissan" që drejtohej nga 57-vjeçari shqiptar me inicialet D. G.
Nga hetimet e para dyshohet se Golfi po lëvizte nga Castelfranco në drejtim të Padovës, ndërsa makina tjetër po mbërrinte në drejtim të kundërt. Nga gjetjet e karabinierëve rezulton se aksidenti është shkaktuar nga pushtimi i rrugës nga Volksëagen Golf, i cili më pas është gjendur duke u përplasur kokë më kokë me Nissan që ka ardhur nga ana e kundërt.
Pasi u godit Nissani u përmbys në rrugë duke i bërë operacionet e mëvonshme të shpëtimit shumë të komplikuara. Golf më pas është përplasur në anë të rrugës. Karabinierët e stacionit Camposampiero janë në vend për hetime ligjore. Zjarrfikësit kanë bashkëpunuar në operacionet e sigurisë së automjeteve.
Pasagjeri në Golf vdiq pak pas orës 05:30 të mëngjesit në spitalin Camposampiero. Drejtuesi i Golfit ndodhet i shtruar në gjendje shumë të rëndë në spitalin e Padovës. Megjithatë, pasagjerët e Nissan mbetën të padëmtuar.
TIRANA- Deri në fund të vitit 2023, stoku i investimeve të huaja direkte nga vendet e Bashkimit Europian në Shqipëri arriti në g...
TIRANA- Rritja e depozitave në vitet e fundit ka qenë më e ngadaltë në raport me rritjen ekonomike. Kjo ka bërë që Shq...
TIRANA- Normat e interesit të euros në tregjet ndërkombëtare po vazhdojnë tendencën rënëse dhe kanë prekur nivele...
TIRANA- Për ekspertët kontabël, ndryshimet e shpeshta fiskale nuk po lejojnë të garantohet zhvillimi i qëndrueshëm te bizne...