AKTUALITET

Aksidentoi për vdekje vëlla dhe motër në Kroaci/ Shqiptarja Klevisa Ymeri dënohet me 4 vite burg, çfarë dëshmoi në sallën e gjyqit 29-vjeçarja

r.ll Përditësimi i fundit 1 Tetor 2024, 17:08

 

Aksidentoi për vdekje vëlla dhe motër në Kroaci/ Shqiptarja
klevisa ymeri

 

KROACI- E reja shqiptare, Klevisa Ymeri e cila aksidentoi për vdekje vëlla dhe motër, Stjepan dhe Katarina Derek në Koraci është dënuar me 4 vite burg

Aksidenti tragjik ka ndodhur në muajin prill të këtij viti në zonën e Ratacit, ku 29-vjeçarja po drejtonte një makinë tip "Mercedes" me targa sllovake, kur ka parakaluar automjetin para saj në mënyrë të paligjshme, gjë që ka shkaktuar përplasje kokë më kokë me një makinë e cila drejtohej nga Stjepan Derek. Si pasojë e përplasjes së fuqishme kanë humbur jetën në vendngjarje shoferi 21-vjeçar dhe motra e tij 19-vjeçare Katarina.

Në gyqin e sotëm, dëshmitari Jonuz Alija, i cili ishte pasagjer në automjetin e Ymerit, ka dëshmuar gjithashtu sot para togave të zeza, shkruajnë mediat kroate.

“Unë dhe shoku im Armalindo Docano u nisëm nga Milano për në Shqipëri me një Mercedes. Me ne ishte Klevisa dhe gruaja e kushërirës së Armalindos, Diana. Këto të dyja po na ndiqnin pas më “BMW”. Klevisa mori drejtimin e mjetit Mercedez për shkak se shoferi u lodh. Po ecnim pas njëri-tjetrit, unë po flisja me familjen në celular, kur në një moment, në mënyrë refleksive ndjeva se makina kaloi shumë shpejt, dhe atëherë ngrita kokën dhe pashë tym. Kur arrita te makina e parë, dhashë ndihmën e parë, por shpejt kuptova se nuk mund të bëhej asgjë më shumë. Klevisa ka dalë nga makina dhe si pasojë e përplasjes ka rënë pa ndjenja,”-tregoi dëshmitari.

Nga ana tjetër, vetë Ymeri u shpreh gjatë dëshmisë së saj, se bëri shenjë që të parakalonte, por sipas saj gjithçka ndodhi shumë shpejt deri në momentin e përplasjes.

“Ne po ecnim me shpejtësi 60 deri në 70 kilometra në orë dhe kur pashë se një Mercedes kishte parakaluar një automjet përpara meje, bëra shenjë të parakaloja dhe më pas pashë një automjet tjetër që vinte nga drejtim të kundërt me shpejtësi të lartë. U përpoqa të mos parakaloja, por gjithçka ndodhi shpejt dhe pati një përplasje,” -tha ajo, më pas shtoi se nuk mbante më mend asgjë tjetër për shkak të tronditjes që kishte pësuar.

Zëvendësprokurorja e shtetit Katarina Šosha dhe përfaqësuesi i familjes Đerek, avokati nga Zagrebi Zvonimir Bodrožić, njëzëri theksuan se e pandehura është fajtore. Avokati i shqiptares, theksoi se eksperti që ka qenë në vendin e ngjarjes, ka nënvizuar se Ymeri kishte tentuar që të mos parakalonte kur kuptoi se një tjetër mjet po i vinte përballë, por e kishte humbur kontrollin e mjetit.

klevisa ymeri jonuz alija aksident ne zvicer

video

Te rinjtë dhe politika, një raport gjithnjë e më klientelist

Te rinjtë dhe politika, një raport gjithnjë e më klientelist

SEZONI 7 EPISODI 7

Padrejtësia e bashkisë ndaj një familjeje rome

Lëmoshë...me Mercedes

Dritëhijet e një aksidenti tragjik

Banorja e BB VIP Kosova dhe mashtrimi ndaj saj

Dështimi i paralajmëruar i Air Albania

SEZONI 7 EPISODI 6

Skandali i mbivendosjes me tokat në has

Nevoja për strehim e një të moshuari

Bashkia Lezhë i shpall 'luftë' qytetarëve

Fëmijët e rrugës dhe parazitimi institucional

Një prokuror që arsyeton për momentin

Banorja e BB VIP Kosova dhe mashtrimi ndaj saj

SEZONI 7 EPISODI 5

Kalvari i vuajtjeve të një gruaje

Dekani turist i universitetit të sporteve

Dikush ta marrë seriozisht këtë vajzë

E dashura zhvatëse e Kastriotit

Doriseni i 'tmerrshëm' i Vlorës

Pesticidet vrasëse dhe heshtja e institucioneve

Si po na “vret” shteti

SEZONI 7 EPISODI 4 - I PLOTE

Minorenia shqiptare, dy vite e abuzuar nga njerku italian.

Porta abuzive dhe miqësia e prishur e dy fqinjëve

Fundi i lumtur i një historie të pabesueshme

Si po na 'vret' shteti

SEZONI 7 EPISODI 3 - I PLOTE

Martesa e palumtur e një gruaje

Mos 'luaj' me shtetin

Enigma e një aksidenti tragjik

Jeta e shumëfishtë e një gruaje

Të jetosh me frikë në shtëpinë tënde

Ndotja që vjen nga Coca Cola

Bashkepunimi i Piranjave me Le Iene. Dhunohet gazetari Luigi Pelazza dhe kameramanet

SEZONI 7 EPISODI 2 - I PLOTE

Kompania mashtruese e punësimeve në Europë

"Dashuria" erdhi nga larg

Një baba në kërkim të fëmijëve

5D e piramidës së Tiranës

TEC-i i paligjshëm i Roskovecit

Kush ia "futi" lalit?

SEZONI 7 EPISODI 1 - I PLOTE

Rrogat e prapambetura dhe 'magjia' e medias

Dhuna barbare ndaj mikut më besnik

'Dashuria e humbur ' e Erlindit

Mbesa e ministrit dhe landfilli i Bushatit

Peripecitë e një babai në kerkim të fëmijëve

KQZ-ja 'Socialiste' e diasporës

SEZONI 6 EPISODI 16 - I PLOTE