
Masakra mjedisore në Shijak/ Ja si shfajësohej një muaj më parë kryebashkiaku Arbana para "Piranjave", përball faktev...
SHIJAK- Prej mbrëmjes së djeshme është ngritur sërish shqetësimi i banorëve të fshatit Hardhishtë në lidhje ...
SHIJAK- Prej mbrëmjes së djeshme është ngritur sërish shqetësimi i banorëve të fshatit Hardhishtë në lidhje ...
TIRANË- Kreditimi i ekonomisë e nisi në rritje edhe vitin 2025. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për muajin janar sektori bankar dha gjithsej 31.9 miliardë lekë kredi të reja, në rritje me 36% krahasuar me janarin e vitit të kaluar.
Kjo është njëkohësisht edhe vlera më e lartë historike e kredisë së re për muajin e parë të vitit. Rritja e kredisë ishte veçanërisht e lartë në segmentin e individëve. Kredia e re për individët arriti vlerën e 9.5 miliardë lekëve, me një rritje vjetore prej 42%.
Në kredinë për individët, gjatë janarit u vërejt një rritje e shpejtë e kredisë ne euro, ndërsa sipas qëllimeve kredia po vazhdon të rritet si për blerjen e banesave, ashtu edhe për nevoja konsumi.
Në rritje me ritme dyshifrore ishte edhe kredia për bizneset. Vlera e kredisë së re arriti në 19.6 miliardë lekë, në rritje me 17% krahasuar me një vit më parë.
Kreditimi duket se po vazhdon të ndjekë ritmin e shpejtë të rritjes së vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e kredisë së re të disbursuar në 2024 arriti në 379.8 miliardë lekë, në rritje me 19% krahasuar me vitin 2023.
Rritja e kredisë po mbështetet nga ecuria pozitive e ekonomisë reale, veçanërisht në sektorët e shërbimeve të lidhura me turizmin dhe nga pasuritë e paluajtshme.
Kërkesa po mbështete edhe nga normat relativisht të ulëta të interesit. Banka e Shqipërisë uli dy herë normën bazë vitin e kaluar, ndërsa likuiditeti i lartë në tregun financiar solli një zhvendosje në ulje të yield-eve të instrumenteve të borxhit të qeverisë.
Yield-et e ulëta të instrumentit benchmark, bonove 12-mujore, përcillen në normat e interesit të kredisë në lekë, duke i mbajtur në një terren ende mjaft tërheqës kostot e financimit për sektorin privat. Yield-et e bonove 12-mujore ndodhen shumë afër nivelit të normës bazë të interesit.
Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në monedhën lekë në dhjetor të vitit të kaluar ishte 4.52%, nga 4.85% që kishte qenë një vit më parë. Gjithashtu, norma mesatare e interesit të kredive për shtëpi në dy muajt e fundit të 2024 ishte më e ulëta në dy vitet e fundit.
Portofoli i kredisë për ekonominë, i matur si tepricë, në fund të janarit arriti vlerën e 840.9 miliardë lekëve. Portofoli i kredisë u rrit me më shumë se gjashtë miliardë lekë krahasuar me fundin e vitit 2024.
Me bazë vjetore, portofoli total i kredisë ishte në rritje me 13.5%, duke ruajtur ritme të ngjashme të rritjes me ato të fundit të vitit të kaluar.
Rritja vjetore e portofolit total për bizneset ishte 14.3%, ndërsa individët 13.8%. Një efekt negativ ka dhënë tkurrja e portofolit të kredisë së ndërmarrjeve shtetërore. /MONITOR
TIRANA- Qeveria ka kërkuar shtyje me 11 muaj të afatit të mbylljes së shtesës së projektit |”Zhvillmi i Integruar Urban dh...
TIRANA- Kompanitë e sigurimeve kanë paguar më pak dëme në muajt e parë të këtij viti. Sipas statistikave nga Autoritet...
TIRANA- Të gjithë personat fizikë që për vitin tatimor 2024 kanë realizuar një fitim tatimor mbi 14 milionë lekë,...
TIRANA- Teksa Shqipëria ka zyrtarisht 42% të popullsisë në rrezik të varfërisë, shpenzimet për ndihmën ekonomike ...