BOTA

Sulmi me armë zjarri në një shkollë la pas 4 viktima, Harris: Tragjedi të pakuptimtë! Trump: Jetë të pafajshme u rrëmbyen nga një përbindësh i sëmurë dhe i çmendur

M.B. Përditësimi i fundit 5 Shtator 2024, 07:46
Sulmi me armë zjarri në një shkollë la pas 4 viktima,
Kamala Harris dhe Donald Trump

SHBA- Një nxënës 14-vjeçar vrau me armë zjarri dy gjimnazistë dhe dy mësues, ndërsa plagosi nëntë të tjerë në një shkollë të mesme në Xhorxhia të mërkurën, vetëm pak javë pas fillimit të vitit të ri shkollor, thanë autoritetet. I dyshuari për sulmin, i identifikuar si Colt Grey, 14 vjeç, ishte nxënës i shkollës së mesme “Apalachee” në qytetin Winder rreth një orë nga Atlanta dhe ndodhet në paraburgim. Ai do të gjykohet si i rritur, tha Chris Hosey, drejtor i Byrosë së Hetimit të Xhorxhias.

I dyshuari po fliste me hetuesit, por ata nuk pranuan të thonë nëse e dinin se çfarë e motivoi atë për sulmin. Ata gjithashtu nuk thanë se çfarë lloj arme është përdorur. Sherifi Jud Smith tha se organet e rendit reaguan me shpejtësi pas njoftimit për të shtëna rreth orës 10:20 të mëngjesit. Individi i armatosur u përball me një punonjës të rendit dhe u dorëzua menjëherë, tha zoti Smith.

Forcat e rendit e vunë situatën nën kontroll dhe nxënësit u lanë të lirë të largohen, tha një zëdhënës i shkollave të Qarkut Barrow. Televizioni ABC News citoi një dëshmitar, nxënësin Sergio Caldera, tek tha se ai ndodhej në orën e kimisë kur dëgjoi të shtëna armësh. Caldera, 17 vjeç, tha se mësuesja e tij kishte hapur derën, por një tjetër mësues që po vraponte i tha asaj ta mbyllte menjëherë pasi "një person me armë zjarri ndodhej në shkollë".

Ndërsa nxënësit e mësuesit ndodheshin në klasë, dikush kishte trokitur në derë dhe kishte bërtitur disa herë, duke kërkuar që ta hapnin. Në momentin që nuk po dëgjoheshin më të trokitura, Caldera tha se dëgjoi të shtëna dhe britma. Ai tha se klasa e tij ishte evakuuar më vonë.

Shtëpia e Bardhë tha përmes një deklarate se Presidenti Joe Biden ishte informuar rreth ngjarjes dhe shtoi se administrata “do të vazhdojë të koordinohet me zyrtarët federalë, shtetërorë e lokalë, ndërsa vazhdon të marrë më shumë të dhëna". Presidenti Biden u bëri thirrje republikanëve që të punojnë me demokratët për të miratuar ligje për kontrollin e armëve. Nënpresidentja Kamala Harris, kandidate e Partisë Demokratike për presidente, e quajti rastin një "tragjedi të pakuptimtë".

"Duhet ta ndalojmë. Duhet t'i japim fund kësaj epidemie të dhunës me armë”, tha Harris në fillim të një aktiviteti të fushatës presidenciale në New Hampshire.

Ish-Presidenti Donald Trump, kandidati republikan për president, shkroi në rrjetet sociale se "Zemrat tona janë me viktimat dhe të dashurit e atyre që u prekën nga ngjarja tragjike në Winder të Xhorxhias. Jetë të pafajshme u rrëmbyen nga një përbindësh i sëmurë dhe i çmendur”.

Shtetet e Bashkuara kanë përjetuar qindra raste të sulmeve me armë zjarri nëpër shkolla dhe universitete gjatë dy dekadave të fundit. Rasti më i përgjakshëm u shënua në vitin 2007 në universitetin Virginia Tech, me mbi 30 të vdekur. Këto lloj vrasjesh kanë ndezur debate të ashpra mbi ligjet për armët dhe Amendamentin e Dytë të Kushtetutës, që garanton të drejtën "për të mbajtur armë"./ VOA

kamala harris dhe donald trump

video

Kaçaniku, qyteti i ekstremistëve

Kaçaniku, qyteti i ekstremistëve

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 14

Kursimet e një jete dhe mashtrimi me pronat

Rama, gënjeshtra me taksimin

Masakra mjedisore që po shkatërron Tiranën

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

Aksidenti i Burrelit dhe indiferenca e autoriteteve

Kur shteti ndërton pa lejen e shtetit

Demokracia

Dy kryebashkiakë dhe 'malet' me plera

Drejtori i ardhshëm i administratës.

Premtimet e Edi Ramës në Berat

Thonë se tragjedia dhe komedia ecin bashkë: Rilindja nisi si humor i zi, po mbaron si dramë mavi.

Një studim shkencor ka vërtetuar se tallavaja është muzika qe rrit sasine e qumështit tek delet.

Premtimet e Edi Ramës në Tepelenë.

Premtimet e Edi Ramës për Memaliaj.

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 13

PS-PD, flasin dy zonja Tirone

Beteja e premtimeve për 'kapjen' e pensionistëve

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

A po na përgjojnë me 'DPI'

Arsimi sot!

Çështja Mcgonigal dhe lobimet okulte

Kush po e shkatërron Tiranën?

Rama mitingu në Kukës

Afera e 'Tigrave' dhe heshtja e zonjës Balluku

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 12

Paralajmërimi i Piranjave

Gënjeshtrat e kryeministrit për energjinë

Mbeturinat e shijakut 'infektojnë' Fushë-Krujën

Ndërtimet abuzive në velipojë

Gjuha vulgare e një kryeministri

Ti nuk je vetem nje vote!

Dherat dhe inertet 'pushtojnë' Tiranën

Performanca e Zegjinesë së Roskovecit

Homazh per Papa Franceskon nga Dom Mark Pashkja

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 11

Një hormon i rrezikshëm në tavolinën tonë

Monologu: Pensionistët në 2025-ën

Mitingjet e PS dhe administrata në aksion

Fasulet që parashikojnë fatin

Landfilli i paligjshëm i Shijakut

1... ditë me Doktorin

Edi Rama - Cirku i fundjavës

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 10

PS-PD, beteja për Elbasanin

Nga premtimi për punë tek kërcënimi me jetë

Makthi i urgjencës së QSUNT 2

Rruga e bllokuar dhe premtimi i kryetares

Misioni i devijuar i Crimson Finance Fund Albania