BOTA

Kërcënon të minojë përpjekjet për arritjen e një armëpushimi, Netanyahu kërkon kontroll të përhershëm të kufirit mes Gazës dhe Egjiptit

M.B Përditësimi i fundit 5 Shtator 2024, 07:39
Kërcënon të minojë përpjekjet për arritjen e
Benjamin Netanyahu

LINDJE E MESME- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të mërkurën se Izraeli duhet të ketë kontroll të përhershëm të kufirit mes Gazës dhe Egjiptit, duke këmbëngulur në qëndrimin e tij për një çështje që kërcënon të minojë përpjekjet për arritjen e një armëpushimi. Komentet e Netanyahut vijnë ndërsa Shtetet e Bashkuara po hartojnë një propozim të ri që synon arritjen e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve. Përpjekja synon t’i japë fund luftimeve gati 11-mujore.

Çështja e kontrollit të korridorit Filadelfi, një rrip i ngushtë toke përgjatë kufirit të Gazës me Egjiptin i marrë nën kontroll nga trupat izraelite në maj, është bërë një pengesë qendrore në bisedime. Hamasi kërkon tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza në marrëveshjen e armëpushimit me shumë faza. Bisedimet po ndërmjetësohen nga Egjipti, Shtetet e Bashkuara dhe Katari. Egjipti ka kërkuar gjithashtu një afat konkret për largimin e trupave izraelite nga korridori Filadelfi.

Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat vendosën marrëdhënie zyrtare me Izraelin në bazë të Marrëveshjes së Abrahamit të vitit 2020, kritikuan gjithashtu qëndrimin izraelit. Duke folur me gazetarët e huaj, zoti Netanyahu përsëriti qëndrimin se Izraeli duhet të mbajë kontrollin e kufirit për të parandaluar kontrabandën e armëve drejt Gazës dhe furnizimin e Hamasit. Ai tha se ishte një pjesë jetike e objektivit të luftës për të siguruar që Hamasi të mos përsëriste më sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit.

Gaza duhet të çmilitarizohet dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse korridori i Filadelfit mbetet nën kontroll të rreptë, tha ai, duke pretenduar se trupat izraelite kishin zbuluar dhjetëra tunele poshtë kufirit. Ai tha se Izraeli do të konsideronte tërheqjen nga korridori vetëm në rast të një force alternative për ta kontrolluar atë.

“Më sillni këdo që do të na tregojë në të vërtetë se mund ta parandalojnë vazhdimin e kontrabandës”, tha ai. “Unë nuk e shoh që kjo të ndodhë tani. Dhe derisa të ndodhë kjo, ne do të jemi atje”.

Familjet e pengjeve të mbetura po kërkojnë me ngulm që kryeministri të pranojë një marrëveshje pasi Hamasi vrau gjashtë pengje javën e kaluar ndërsa trupat izraelite dukej se po përpiqeshin për t'i shpëtuar. Familjet e pengjeve e kanë akuzuar zotin Netanyahun për bllokimin e marrëveshjes dhe se ka sakrifikuar jetën e të dashurve të tyre për hir të mbajtjes së kontrollit mbi rripin kufitar. Qindra mijëra izraelitë kanë protestuar ditët e fundit, duke bërë thirrje për një marrëveshje dhe thënë se po mbaron koha për t’i sjellë të gjalla pengjet në shtëpi./ VOA

benjamin netanyahu

video

Protesta e Piranjave.

Protesta e Piranjave.

SEZONI 5 - EPISODI 16

Festa e Mikelës Djalë apo vajzë

Ashensorët e QSUNT peng i një tenderi

Burokracitë që lënë punonjësit pa rroga

Tenderi absurd i bashkisë Himarë

Historia e trishtë e një nëne

'Rikthimi' i dosjes 184 - ok

Shantazhuesi vulgar i Shëngjinit

Anijet gjenerator, një dosje që duhet hapur

Tatimi i profesioneve të lira, protesto me piranjat

SEZONI 5 - EPISODI 15

Parada e krenarisë

Ditë të mira për Valbonën

Duke pritur fadromën e IKMT

Mozaik mashtrimesh online

A duhet të votojë diaspora

Qeveria në një tur ahengjesh politike

SEZONI 5 - EPISODI 14

Muharrem Salihu, kandidati shqiptar për eurodeputet

Botoksi, kur estetika justifikon paligjshmërinë

Në shtëpinë e dy nënave

Shlyerja e një borxhi të vonuar

Amaneti i një borxhi të pashlyer

Piranjat nën një valë sulmi nga pseudoathetarët

Anijet gjenerator 'luftë' ambientalistëve

Përndjekësi xhentil, i dhunshëm

Zbulohet fjalimi i vërtetë i Edi Ramës në Athinë.

SEZONI 5 - EPISODI 13

Varfëria këmbëkryq dhe lufta për mbijetesë e një nëne

Sa vlen jeta e një punëtori në Shqipëri

Kryetari i bashkisë Mat dhe hec-et e vëllait

TEC-et lundruese, kompania Renco zapton zyrat e shtetit

Një kryeministër në 'Shtëpine e armikut'

Borxhi i pashlyer për shkak të 'Dashurisë'

Taksa e re e qeverisë dhe agonia e profesioneve të lira

Piranjat numërojnë autobuzët në mitingun e Ramës në Athinë.

Piranjat në mitingun e Ramës në Athinë

SEZONI 5 - EPISODI 12

Hajmalitë magjike të shehut 'bamirës'

Ronela Hajati dhe i dashuri tradhtar i shoqes

Shqipëria, një linjë e legjitimuar e trafikut klandestin

Historia e trishtë e një nëne dhe djalit të saj

Ndërtues apo mashtrues i dhunshëm

SEZONI 5 - EPISODI 11

Çfarë po ndodh me lali Erin

'Nona fare' tik toksi milanez që gjobit vajzat

Drejtoreshë e re, avaz i vjetër

Shkodra, Tropoja dhe Soni Malaj në mes

Beteja e banorëve të një fshati ndaj Hec-it abuziv