Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë tjetër për vete (VIDEO)
TIRANË- Presidenti turk Rexheo Tajip Erdogan ka nisur vizitën zyrtare ditën e sotme në Tiranë. Pas mbërritjes në kryeq...
TIRANË- Presidenti turk Rexheo Tajip Erdogan ka nisur vizitën zyrtare ditën e sotme në Tiranë. Pas mbërritjes në kryeq...
BRUKSEL- Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte, më 1 tetor merr udhëheqjen e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO). Ai merr postin e shefit të NATO-s me detyrën që ta mbajë bashkë aleancën, teksa lufta në Ukrainë është në një moment kritik dhe zgjedhjet e rëndësishme presidenciale amerikane po afrohen.
Në ceremoninë që do të mbahet në selinë e NATO-s në Bruksel, Rutte do të marrë detyrën e sekretarit të Përgjithshëm, që deri më tani është mbajtur nga norvegjezi Jens Stoltenberg. Stoltenberg ka qenë në krye të aleancës gjatë një dekade turbulente, që mbi të gjitha është shënuar me pushtimin e Ukrainës të nisur nga Rusia më 2022.
Zyrtarët e NATO-s dhe diplomatët presin që Rutte të vazhdojë prioritetet e Stoltenbergut për aleancën që përbëhet nga 32 anëtarë: të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën, të shtyjë shtetet anëtare që të shpenzojnë më shumë në mbrojtje dhe të mbajë Shtetet e Bashkuara të angazhuara në sigurinë evropiane.
Por, ka pasiguri edhe sa i përket luftës në Ukrainë dhe të mbështetjes në të ardhmen të SHBA-së për NATO-n dhe Kievin, pasi Donald Trump, skeptik i NATO-s, është në garë të ngushtë zgjedhore me nënpresidenten amerikane, Kamala Harris./ REL
DashiTë dielen ata që duan të flasin për dashurinë gjatë orëve të ardhshme do të jenë të favorizuar. Ve...
TIRANA- Sot është zhvilluar mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave. Pas përfundimit të kësaj mbledhjeje, min...
TIRANA- Këtë vit, INSTAT nuk ka publikuar asnjë tregues në lidhje me punësimin në vend, për shkak të përputhjes s...
TIRANA- Fitimet e investitorëve të huaj nga kompanitë shqiptare kanë arritur një rekord të ri historik për gjysmën e p...