
Thanatopraksia- tradita shekullore në historinë papale/ Si ruhet trupi i Papa Françeskut për pelegrinazh publik
ITALI- Trupi i Papa Françeskut do të ekspozohet në një pelegrinazh publik nga e mërkura deri të premten, në mën...
ITALI- Trupi i Papa Françeskut do të ekspozohet në një pelegrinazh publik nga e mërkura deri të premten, në mën...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, firmosi një seri me urdhra ekzekutivë që synojnë t’i japin fund manipulimeve zgjedhore. Sipas mediave të huaja, Trump i firmosi urdhrat ekzekutivë në prani të diplomatëve të vendit të tij. Në mesin e urdhrave ekzekutivë është njëri që nuk do lejojë votimin nga emigrantët e paligjshëm.
Urdhri revokon një urdhër të mëparshëm të administratës së Biden që synonte të promovonte aksesin në votim, por që shihej gjerësisht si një përpjekje për manipulim votash në shkallë industriale. Trump tha se ky është një nga veprimet më të forta në historinë e republikës për të siguruar integritetin e zgjedhjeve. Duke firmosur, Trump u drejtohet të pranishmëve duke thënë se shpreson që të marrin fund manipulimet zgjedhore.
“E kuptuat të gjithë. Chris, manipulim zgjedhor, e ke dëgjuar termin. Shpresojmë të marrin fund. Do të ndërmarrim hapa të tjerë në javët në vazhdim dhe do jemi në gjendje që të sigurojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Disa njerëz mendojnë se nuk duhet të ankohem sepse kemi fituar thellë, por këtij vendi i ka ardhur në majë të hundës nga zgjedhjet e keqija dhe zgjedhjet false. Ne do i japim fund kësaj dhe është një nder t’i japësh fund kësaj,” tha Trump.
SHBA- Ekonomia globale do të ndikohet nga tensionet në rritje tregtare dhe pasiguria politike. Rritja e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB)...
TIRANA- Audituesi ligjor dhe konsulenti tatimor Julian Saraçi tha se regjistrimet në QKB dhe deklarimet tatimore në sistemin e tatimeve qendr...
TIRANA- Sistemi aktual i taksave vendore kërkon një reformë të thellë në strukturë, varësi institucionale, barrë ...
TIRANA- Biznese të ndryshme ngrenë shqetësimin për llogaritje të pasaktë të detyrimit të taksave vendore për viti...