Masakra mjedisore në Shijak/ Ja si shfajësohej një muaj më parë kryebashkiaku Arbana para "Piranjave", përball faktev...
SHIJAK- Prej mbrëmjes së djeshme është ngritur sërish shqetësimi i banorëve të fshatit Hardhishtë në lidhje ...
SHIJAK- Prej mbrëmjes së djeshme është ngritur sërish shqetësimi i banorëve të fshatit Hardhishtë në lidhje ...

SHBA- Joe Jonas ka folur për pasiguritë që ndjeu kur u përpoq të dilte sërish në takime pas divorcit nga Sophie Turner, madje duke zbuluar se një varg nga partnerja e tij e re frymëzoi këngën e tij të re "Only Love". Në një intervistë të drejtpërdrejtë me TalkShopLive, të transmetuar disa ditë më parë, këngëtari 35-vjeçar dhe ish-anëtar i Jonas Brothers foli për procesin e krijimit të albumit të tij solo "Music for People Who Believe in Love", i cili publikohet të premten, më 23 maj.
"Në atë kohë po dilja me dikë dhe fillova të eksploroja idenë e takimeve të reja. Ishte vërtet e frikshme dhe stresuese. Dashuria merr forma të ndryshme dhe unë po rizbuloja se çfarë do të thotë kjo", pranoi Jonas.
Jonas ishte i martuar me aktoren Sophie Turner nga viti 2019 deri në divorcin e tyre në vitin 2023. Së bashku ata patën dy vajza, Willa katërvjeçare dhe Delphine dyvjeçare. Pas divorcit, ai pati një lidhje të shkurtër me modelen Stormi Brie, me ndarjen e tyre që ndodhi në qershor të vitit 2024.
Siç tha ai, burri me të cilin po dilte gjatë periudhës kur u frymëzua për këngën "Only Love" ia kishte minimizuar shqetësimet me humor, duke i thënë: Hajde, është thjesht dashuri. E dëgjova dhe thashë me vete, ‘Kur e thua kështu...’ Dhe shkruam një këngë për të. Dua të them, nuk ishte asgjë e rëndësishme, por për mua ishte, dhe për personin tjetër gjithashtu. Por është në rregull të marrësh një rrezik dhe të provosh përsëri, të ekspozohesh emocionalisht.
Fillimisht, siç zbuloi ai, e kishte shkruar këngën me qëllimin për ta interpretuar atë me vëllezërit e tij në grupin Jonas Brothers. Por kur filloi ta dëgjonte përsëri, e kuptoi se e lidhte shumë fort me historinë e tij personale.
TIRANA- Qeveria ka kërkuar shtyje me 11 muaj të afatit të mbylljes së shtesës së projektit |”Zhvillmi i Integruar Urban dh...
TIRANA- Kompanitë e sigurimeve kanë paguar më pak dëme në muajt e parë të këtij viti. Sipas statistikave nga Autoritet...
TIRANA- Të gjithë personat fizikë që për vitin tatimor 2024 kanë realizuar një fitim tatimor mbi 14 milionë lekë,...
TIRANA- Teksa Shqipëria ka zyrtarisht 42% të popullsisë në rrezik të varfërisë, shpenzimet për ndihmën ekonomike ...