INVESTIGIME

Babai i ndërroi jetë në vitin 2017, gjyshi nuk lejon nipin të futet në pronë: Qen bir qeni! Ik të të mbajë njerku

E.D Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2024, 22:03

Babai i ndërroi jetë në vitin 2017, gjyshi nuk lejon nipin

VLORË- Një histori sa e trishtë aq edhe e paimagjinueshme kjo e familjes Hoxhaj nga qyteti i Vlorës. Toni, 19 vjeç, i mbetur jetim pas vdekjes së babait te tij në vitin 2017, kërkon që bashkë me vëllain më të vogël të vijojë profesionin e babait të tij të ndjerë, në servis makinash. Ambienti të cilin e ka shfrytëzuar babai i tij Mersini ndodhet brenda pronës së gjyshit, Hiqmet Hoxhaj.

Ky i fundit pas vdekjes së Mersinit, i premtoi nuses së djalit si dhe nipave që pronën e lënë nga babai i tyre do e trashëgojnë ata, por nuk e mbajti premtimin. Arsyeja është lidhja e re që krijoi nëna e fëmijëve pas vdekjes së bashkëshortit kur ajo ishte vetëm 33 vjeçe. Fëmijët së bashku me nënën janë munduar ta bindin gjysh Hiqmetin që t’i lejojë të futen në pronë dhe të mund të zhvillojnë biznesin e servisit të automjeteve në lagjen “1 maji” në Vlorë, por gjyshi këmbëngul për të kundërtën.

Kur Piranjat kërkuan një prononcim prej tij, ai pretendonte se nipi e kishte ofenduar dhe goditur, por përpos kësaj arsyeje, ai së bashku me bashkëshorten, gjyshen e fëmijëve, lanë të kuptojnë qartë që gjërat mes tyre ishin ndarë pasi Marjola, nëna e fëmijëve kishte krijuar një lidhje të re.

Gjatë momenteve kur nipi, Toni, kërkonte të futej në pronë, gjyshi përdorte fjalë nga më të ndryshmet duke ofenduar nipin e tij, madje njoftoi edhe Policinë që ta arrestonin. Të dy u shoqëruan në Komisariat me shpresën për të zgjidhur këtë konflikt, por asgjë. Nipi do vijojë të kërkojë të drejtën e mohuar ndërsa gjyshi do vijojë të mbajë të zaptuar pronën, duke mos i lënë fëmijët të futen aty.

Gjatë rrëfimit të saj për gazetarin Freard Rista, nëna e fëmijëve, Marjola, me lot në sy shprehu gjithë trishtimin dhe zhgënjimin e saaj për këtë situatë, e cila i ka krijuar jo pak probleme familjes.

video

Çfarë rri në mendjen e një Piranje në mënyrë të përhershme?

Çfarë rri në mendjen e një Piranje në mënyrë të përhershme?

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 18

Industritë e rënda dhe ndotja e lumenjve

Një 'lapsus' i qëllimshëm

Historia e një 'arkitekti' profesionist

Makinat 'private' të bashkisë Tiranë

Aferat korruptive pas skandalit të Gramshit

'Landfilli' abuziv i bashkisë së Krujës

Kush i dogji plehrat e Shijakut

Mirësia

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 17

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Papërgjegjshmëria apo paaftësi

Sekti i bordit të mbikqyrjes publike

Bashkia Tiranë zhvat bizneset

Beteja për pastrimin e Prishtinës

Fëmijët që nuk i lexon më as algoritmi

Shkeljet ligjore në koncertin e Noizy-t

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 16

Prapaskenat në kurriz të një mësueseje

Prishtina dy javë mes mbeturinash

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Universiteti i arteve si 'fabrikë' titujsh

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Shkatërrimi i parkut qokë për Noizyn

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 15

A duhet të kontrollohen dyqanet e kafshëve

Ndarja e një çifti dhe vajza mes tyre

Kur kushërira të premton 'Parajsën'

Shteti i paligjshmërisë mund qytetarët

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Konflikt interesi apo korrupsion

Fjalimi i fitores i Edi Rames.

Kaçaniku, qyteti i ekstremistëve

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 14

Kursimet e një jete dhe mashtrimi me pronat

Rama, gënjeshtra me taksimin

Masakra mjedisore që po shkatërron Tiranën

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

Aksidenti i Burrelit dhe indiferenca e autoriteteve

Kur shteti ndërton pa lejen e shtetit

Demokracia

Dy kryebashkiakë dhe 'malet' me plera

Drejtori i ardhshëm i administratës.

Premtimet e Edi Ramës në Berat

Thonë se tragjedia dhe komedia ecin bashkë: Rilindja nisi si humor i zi, po mbaron si dramë mavi.

Një studim shkencor ka vërtetuar se tallavaja është muzika qe rrit sasine e qumështit tek delet.

Premtimet e Edi Ramës në Tepelenë.

Premtimet e Edi Ramës për Memaliaj.

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 13