INVESTIGIME

Botoksi kontrabandë dhe i palicensuar, çfarë do të ndodhë? Ja si përgjigjet ministrja Albana Koçiu

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2024, 22:03

Botoksi kontrabandë dhe i palicensuar, çfarë do të

TIRANË- Më datë 15 tetor 2024, Policia e Tiranës në bashkëpunim me institucione të tjera ligjzbatuese, kreu një operacion blic në 30 klinika dhe qendra estetike në kryeqytet, me objekiv konstatimin dhe goditjen e rasteve të kontrabandimit dhe tregtimit të kundraligjshëm të produktit mjekësor “botulinum toxin”, i njohur ndryshe si botoks. Në këtë aksion i cili u finalizua me disa persona të arrestuar dhe të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, me dhjetëra medikamente botoksi të sekuestruara, u parapri nga një investigim i Piranjave në muajin Maj 2024.

Në këtë punë disamujore u arrit të faktohej se ky produkt duke qenë i palicensuar, futej kontrabandë në vendin tonë. Gjithashtu u faktua se klinikat mjekësore dhe qendrat estetike ishin të mbushura me këtë produkt, shpeshherë jocilësor. U faktua gjithashtu se botoksi aplikohet jo gjithmonë nga profesionistë të fushës. Ndërkohë, u faktua edhe se në këto pseudoklinika mund të kthehesh në një “profesionist/e“ me vetëm 2-3 ditë kurs, mjafton të paguash 500-1000 euro. E gjithë kjo ndodhte sepse legjislacioni ynë është shumë i varfër në lidhje me këtë situatë.

Prej më shumë se 10 vitesh, dhe askush nuk lëvizte qoftë edhe gishtin për ta ndryshuar situatën. Gjatë një komunikimi me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, kjo e fundit deklaroi për gazetarin Freard Rista se operatorët ekonomikë të interesuar për regjistrimin e produktit të botoksit duhet të drejtohen pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Ndërkohë që premtoi vendosjen në dispozicion të një eksperti të fushës që mund të flasë lidhur me këtë ngërç. Vetë drejtoresha e AKBPM-së, Blerina Kaza, nuk denjoi asnjëherë të kishte një komunikim me mediat lidhur me problemin e botoksit. Për emisionin Piranjat u prononcua znj.Mejvis Kola, drejtoreshë e Përgjithshme për Zhvillimin e Shëndetësisë.

“Në këto momente që flasim apo dhe në 10-vjeçarin e fundit nuk ka patur kërkesa nga operatorët ekonomikë për të regjistruar botoksin pranë AKBPM-së“, u shpreh ajo.

Gjithashtu drejtoresha u shpreh se janë bërë inspektime në terren nga punonjësit e ISHSH-së dhe AKBPM-së, por në të shumtën e rasteve nuk janë konstatuar materiale botoksi në subjektet private, diçka kjo që vështirë të besohet, për sa kohë stafi i Piranjave arriti ta dëshmojë në vetëm një ditë në terren.

Znj.Kola nuk e përjashtoi devijimin e zbatimit të ligjit nga inspektorët, duke deklaruar se në raste të tilla çdo punonjës duhet të mbajë përgjegjësi personale. Lidhur me masat e ISHSH dhe AKBPM, drejtoresha tha se këto janë shtuar.

“Nga dy institucionet që janë në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe që ushtrojnë funksione inspektimi, kanë marrë masa që të forcojnë mekanizmat e inspektimit dhe vendosjen e masave administrative ndaj subjekteve që thyejnë ligjin“, tha ajo.

Sa i takon të ardhmes së botoksit, drejtoresha e Ministrisë së Shëndetësisë deklaroi se çdo operator ekonomik i interesuar për të regjistruar barin e botoksit, duhet të drejtohet pranë AKBPM-së dhe të ndjekë procedurat ligjore të përcaktuara nga ligji. Deri atëherë, kontrabanda do të bëjë punën e saj…

 

video

Te rinjtë dhe politika, një raport gjithnjë e më klientelist

Te rinjtë dhe politika, një raport gjithnjë e më klientelist

SEZONI 7 EPISODI 7

Padrejtësia e bashkisë ndaj një familjeje rome

Lëmoshë...me Mercedes

Dritëhijet e një aksidenti tragjik

Banorja e BB VIP Kosova dhe mashtrimi ndaj saj

Dështimi i paralajmëruar i Air Albania

SEZONI 7 EPISODI 6

Skandali i mbivendosjes me tokat në has

Nevoja për strehim e një të moshuari

Bashkia Lezhë i shpall 'luftë' qytetarëve

Fëmijët e rrugës dhe parazitimi institucional

Një prokuror që arsyeton për momentin

Banorja e BB VIP Kosova dhe mashtrimi ndaj saj

SEZONI 7 EPISODI 5

Kalvari i vuajtjeve të një gruaje

Dekani turist i universitetit të sporteve

Dikush ta marrë seriozisht këtë vajzë

E dashura zhvatëse e Kastriotit

Doriseni i 'tmerrshëm' i Vlorës

Pesticidet vrasëse dhe heshtja e institucioneve

Si po na “vret” shteti

SEZONI 7 EPISODI 4 - I PLOTE

Minorenia shqiptare, dy vite e abuzuar nga njerku italian.

Porta abuzive dhe miqësia e prishur e dy fqinjëve

Fundi i lumtur i një historie të pabesueshme

Si po na 'vret' shteti

SEZONI 7 EPISODI 3 - I PLOTE

Martesa e palumtur e një gruaje

Mos 'luaj' me shtetin

Enigma e një aksidenti tragjik

Jeta e shumëfishtë e një gruaje

Të jetosh me frikë në shtëpinë tënde

Ndotja që vjen nga Coca Cola

Bashkepunimi i Piranjave me Le Iene. Dhunohet gazetari Luigi Pelazza dhe kameramanet

SEZONI 7 EPISODI 2 - I PLOTE

Kompania mashtruese e punësimeve në Europë

"Dashuria" erdhi nga larg

Një baba në kërkim të fëmijëve

5D e piramidës së Tiranës

TEC-i i paligjshëm i Roskovecit

Kush ia "futi" lalit?

SEZONI 7 EPISODI 1 - I PLOTE

Rrogat e prapambetura dhe 'magjia' e medias

Dhuna barbare ndaj mikut më besnik

'Dashuria e humbur ' e Erlindit

Mbesa e ministrit dhe landfilli i Bushatit

Peripecitë e një babai në kerkim të fëmijëve

KQZ-ja 'Socialiste' e diasporës

SEZONI 6 EPISODI 16 - I PLOTE