INVESTIGIME

Dy kryebashkiakë dhe malet me plehra

e. d Përditësimi i fundit 10 Maj 2025, 23:00

Dy kryebashkiakë dhe malet me plehra

Në javët e fundit emisioni “Piranjat” ka treguar se si Bashkia e Shijakut, në mungesë të një kontrate me Landfillin e Sharrës për depozitimin e mbetjeve urbane, siç e parashikon ligji, zgjedh ta shkelë këtë të fundit, me të dyja këmbët dhe në mënyrë krejt të jashtëligjshme, në një zonë mijëra m2 në Hardhishtë, vetëm 1.3 km larg qendrës së fshatit, vendos të krijojë një vendgrumbullim artificial mbetjesh, pa asnjë kusht teknik, pa asnjë masë të marrë për mbrojtjen e mjedisit, duke dëmtuar rëndë natyrën.

“Piranjat” treguan gjithashtu se si aty vihej në punë eskavatori i Bashkisë për të hapur gropa me qëllim mbushjen e tyre me mbetje, apo se si punonjës të firmës AMR, kontraktuar me miliona euro për pastrimin e qytetit, bëjnë pazar për grumbullimin e mbetjeve të palëve të treta dhe këtë zonë e përdornin si venddepozitim, pa kurrëfarë droje.

Të gjitha këto fakte iu vendosën përpara kryetarit të bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, i cili gënjeu ditën për diell duke mohuar çdo gjë. Por megjithatë, në fund të bisedës me gazetarin, kryetari u dorëzua ndaj fakteve dhe argumenteve, duke u zotuar se do të marrë masa, por siç rezultoi, gënjeu sërish. Sepse disa ditë pas takimit me kryetarin përpara godinës së Bashkisë, “Piranjat” udhëtuan prapë për në Hardhishtë, por nëse herën e parë ishin të përqendruar më së shumti në zonën e vendgrumbullimit, këtë herë ju tregojnë dhe pak nga situata e mbetjeve në gjithë rrugën që përshkojmë për të shkuar në pikën problematike. Plehrat janë kudo, të hedhura nëpër cepa rrugësh e kryqëzimesh. 1,2 apo 3 kazanë mbeturinash duket që nuk shërbejnë për asgjë, aq sa të pastrosh mbetjet në këtë qytet, konsiderohet një mision i pamundur.

Dhe situata në fshatin Hardhishtë, ishte e njejtë. Mbeturinat e të gjitha llojeve janë hedhur në rezervatet e krijuara nga uji i Liqenit të Hardhishtës, ujë që u shërben fshatarëve për tokat e tyre, produktet e të cilave mund të përfundojnë në tavolinën e gjithsecilit prej nesh.
Situata ishte e njejtë dhe problematike edhe pranë mbikalimit të Katund-Sukthit, ku në më pak se 1 km rrugë, nuk mund të mos shohësh këto pamje, 3 pika që shërbejnë si vendgrumbullim mbeturinash për banorët e zonës, por që kanë dalë jashtë kontrollit.

Dhe nëse mendoni se kjo situatë e mbeturinave është vetëm kaq, e izoluar në disa rrugë të qytetit, e keni gabim. Plehrat kanë pushtuar edhe varrezat, siç janë ato të reja në fshatin Pjesëz dhe në Xhavzotaj. Nga gjithë pamjet që janë transmetuar, dukshëm Bashkia Shijak dhe të gjithë personat kopetentë për të mbajtur pastër qytetin, nuk paskan respekt për qytetarët, për njerëzit e gjallë, por nuk paskan respekt as për njerëzit që kanë ndërruar jetë. Dhe lind pyetja: Cili është problemi me Bashkinë e Shijakut? Firma e kontraktuar AMR ka marrë paratë dhe nuk bën punën, apo kryetari i Bashkisë ka çelur një fond, një tender dhe nuk ka bërë pagesën?

Gazetari Freard Rista u takua sërish me kryetarin e Bashkisë, Elton Arbana, ndërsa ky i fundit sërish mohoi situatën katastrofike në Hardhishtë.

Nga pamjet që “Piranjat” transmetuan 2 javë më parë, treguan se si Kodër-Dollaka ishte kthyer në një kodër mbeturinash me sipërfaqe mbi 3000 m2 të “pushtuar“ nga plehrat. Asnjë landfill i licensuar për qytetin e Krujës, asnjë leje mjedisore për trajtimin e mbetjeve në këtë zonë të qarkut Durrës, asnjë kontratë me landfillin e Sharrës dhe shkelje me të dyja këmbët e projektit që e cilësonte Kodër-Dollakën si venddepozitim të përkohshëm mbetjesh.

Ndaj për të mësuar se si është mbërritur deri në këtë situatë, gazetari Freard Rista takoi kryeqytetarin e Krujës, Artur Bushi. Ky i fundit nuk dha asnjë përgjigje me justifikimin se do të nxitonte për në mitingun e organizuar në Fushë-Krujë.

video

Çfarë rri në mendjen e një Piranje në mënyrë të përhershme?

Çfarë rri në mendjen e një Piranje në mënyrë të përhershme?

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 18

Industritë e rënda dhe ndotja e lumenjve

Një 'lapsus' i qëllimshëm

Historia e një 'arkitekti' profesionist

Makinat 'private' të bashkisë Tiranë

Aferat korruptive pas skandalit të Gramshit

'Landfilli' abuziv i bashkisë së Krujës

Kush i dogji plehrat e Shijakut

Mirësia

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 17

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Papërgjegjshmëria apo paaftësi

Sekti i bordit të mbikqyrjes publike

Bashkia Tiranë zhvat bizneset

Beteja për pastrimin e Prishtinës

Fëmijët që nuk i lexon më as algoritmi

Shkeljet ligjore në koncertin e Noizy-t

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 16

Prapaskenat në kurriz të një mësueseje

Prishtina dy javë mes mbeturinash

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Universiteti i arteve si 'fabrikë' titujsh

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Shkatërrimi i parkut qokë për Noizyn

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 15

A duhet të kontrollohen dyqanet e kafshëve

Ndarja e një çifti dhe vajza mes tyre

Kur kushërira të premton 'Parajsën'

Shteti i paligjshmërisë mund qytetarët

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Konflikt interesi apo korrupsion

Fjalimi i fitores i Edi Rames.

Kaçaniku, qyteti i ekstremistëve

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 14

Kursimet e një jete dhe mashtrimi me pronat

Rama, gënjeshtra me taksimin

Masakra mjedisore që po shkatërron Tiranën

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

Aksidenti i Burrelit dhe indiferenca e autoriteteve

Kur shteti ndërton pa lejen e shtetit

Demokracia

Dy kryebashkiakë dhe 'malet' me plera

Drejtori i ardhshëm i administratës.

Premtimet e Edi Ramës në Berat

Thonë se tragjedia dhe komedia ecin bashkë: Rilindja nisi si humor i zi, po mbaron si dramë mavi.

Një studim shkencor ka vërtetuar se tallavaja është muzika qe rrit sasine e qumështit tek delet.

Premtimet e Edi Ramës në Tepelenë.

Premtimet e Edi Ramës për Memaliaj.

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 13