INVESTIGIME

Fabrika në Lezhë që nuk pyet për shtetin/ Vazhdon punën edhe pas pezullimit nga AKM

E.D Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2024, 22:19

Fabrika në Lezhë që nuk pyet për shtetin/ Vazhdon punën

LEZHË- Prej 5 vitesh banorët e Lezhës ankohen për fabrikën Inca, e cila merret me përpunimin e mbetjeve shtazore Banorët që vijnë kryesisht nga lagjet përreth fabrikës, janë ankuar vazhdimisht te insititucionet n.p.m peticioneve, videove, analizave, por asnjëra nga këto nuk i ka bindur organet ligjzbatuese që të veprojnë. Në këto kushte, ata vendosën të marrin edhe një hap të fundit, të protestojnë. 

“Po na zihet fryma, edhe nuk jemi të zot me jetu në shpiat tona, me familjen tonë. Nuk na ngopet mushkëria me ajër dhe kemi nevojë për oksigjen. Sot është e pamundur që të hapim dyer-dritare.”

Përtej këtyre shqetësimeve që kushtëzojnë jetesën tyre, kjo ndotje ka shfaqur edhe probleme shëndetësore te ata.

“Unë jam azmatike me tri pompa. Kjo sëmundje më është bërë nga fabrika, kështu më kanë thënë mjekët. Ai ka shkarkim edhe në ujë. Disa banorë kanë bërë analizat edhe ka dalë shumë herë mbi normën e lejume. Ka një kanal aty poshtë fabrikës edhe i shkarkon aty. Që nga shtatori kemi nis me një peticion, kemi mbledhë rreth 1700 firma. Ju kemi dërguar një kërkesë institucioneve, peticionin, video të shkarkimeve atmosferike dhe të lëngshme në kanal. Ju kemi dërguar analizat e ujit, që i kemi bërë vetë të shkarkimeve në kanal dhe ata rezultojnë mbi norma.”

E ndërsa kësaj proteste i erdhi fundi, a pati ndonjë reagim do thoni ju? Në datën 8 nentor AKM i vendosi një gjobë në vlerën 10 mln lekë kësaj kompanie dhe masën pezullim të shkarkimeve të ujërave që dalin nga procesi teknologjik deri më marrjen e masave nga ana e subjektit. Mund të konsiderohej një lajm i mirë për këta qytetarë, por fatkeqësisht jo gjithçka mbaroi këtu.

5 ditë më vonë, edhe pse kompania e ka të ndaluar nga AKM që të shkarkojë ujërat e patrajtuara, ajo vazhdon ta bëjë pa u shqetësuar aspak. Lidhur me këtë problem, pronari i fabrikës e mohoi kategorikisht se tubi i shkarkimit të jetë i tij.

“Ai tub nuk është i vënë nga neve. Tubat tonë futen në kanalizimet e qytetit. Ne i paguajmë Ujësjellës-Kanalizimeve tarifën mujore për shkarkimet, që më pas ato të ikin në impiantin e trajtimit. Ne mendojmë që është bërë një lojë shumë e shëmtuar… Rrugës janë pusetat e kanalizimit, diku i kanë hedhë beton, është devijuar, është bërë diçka dhe bën që të devijohen ujërat vetëm e vetëm për të na kapur neve keq.

Domethënë ujërat tuaj, që duhet të shkojnë te rrjeti, ku shkojnë?

Nuk e di.”

E ndërsa ai akuzon AKM-në se ka marrë një vendim të padrejtë, isnpektori i kësaj të fundit hedh dritë mbi të vërtetën.

“Mostrën e kemi marrë te pika fundore e fabrikës dhe më pas n.p.m kanalizimeve ujërat derdhen në kanal. Prandaj eshte marre edhe masa, se eshte vertetuar lidhja me fabriken.”

Pra, gjithçka e qartë, edhe pse fabrika vazhdon ende punën pa ndërprerje.

video

Te rinjtë dhe politika, një raport gjithnjë e më klientelist

Te rinjtë dhe politika, një raport gjithnjë e më klientelist

SEZONI 7 EPISODI 7

Padrejtësia e bashkisë ndaj një familjeje rome

Lëmoshë...me Mercedes

Dritëhijet e një aksidenti tragjik

Banorja e BB VIP Kosova dhe mashtrimi ndaj saj

Dështimi i paralajmëruar i Air Albania

SEZONI 7 EPISODI 6

Skandali i mbivendosjes me tokat në has

Nevoja për strehim e një të moshuari

Bashkia Lezhë i shpall 'luftë' qytetarëve

Fëmijët e rrugës dhe parazitimi institucional

Një prokuror që arsyeton për momentin

Banorja e BB VIP Kosova dhe mashtrimi ndaj saj

SEZONI 7 EPISODI 5

Kalvari i vuajtjeve të një gruaje

Dekani turist i universitetit të sporteve

Dikush ta marrë seriozisht këtë vajzë

E dashura zhvatëse e Kastriotit

Doriseni i 'tmerrshëm' i Vlorës

Pesticidet vrasëse dhe heshtja e institucioneve

Si po na “vret” shteti

SEZONI 7 EPISODI 4 - I PLOTE

Minorenia shqiptare, dy vite e abuzuar nga njerku italian.

Porta abuzive dhe miqësia e prishur e dy fqinjëve

Fundi i lumtur i një historie të pabesueshme

Si po na 'vret' shteti

SEZONI 7 EPISODI 3 - I PLOTE

Martesa e palumtur e një gruaje

Mos 'luaj' me shtetin

Enigma e një aksidenti tragjik

Jeta e shumëfishtë e një gruaje

Të jetosh me frikë në shtëpinë tënde

Ndotja që vjen nga Coca Cola

Bashkepunimi i Piranjave me Le Iene. Dhunohet gazetari Luigi Pelazza dhe kameramanet

SEZONI 7 EPISODI 2 - I PLOTE

Kompania mashtruese e punësimeve në Europë

"Dashuria" erdhi nga larg

Një baba në kërkim të fëmijëve

5D e piramidës së Tiranës

TEC-i i paligjshëm i Roskovecit

Kush ia "futi" lalit?

SEZONI 7 EPISODI 1 - I PLOTE

Rrogat e prapambetura dhe 'magjia' e medias

Dhuna barbare ndaj mikut më besnik

'Dashuria e humbur ' e Erlindit

Mbesa e ministrit dhe landfilli i Bushatit

Peripecitë e një babai në kerkim të fëmijëve

KQZ-ja 'Socialiste' e diasporës

SEZONI 6 EPISODI 16 - I PLOTE