INVESTIGIME

Free Fire, loja që “gllabëron” adoleshentët

M.B. Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2024, 21:44

Free Fire, loja që “gllabëron” adoleshentët

FIER- Javën e shkuar ju folëm për një grup adoleshentësh dhe mënyrën sesi ata nëpërmjet një lojë të quajtur Free Fire, komunikonin me njëri tjetrin dhe më pas kalonin në bullizime, presione e shantazh ndaj atyre që mund të konsideroheshin më të dobët. Si në rastin e djalit të Elton Briskaj banor në një shtet të Amerikës prej shumë vitesh. Ai tregon se si disa djem adoleshentësh, të cilët nuk njihen aspak me njëri tjetrin, arrijnë në nivele sharjesh dhe kërcënimesh. Ndoshta adrenalina e një loje të dhunshme dhe aspak të përshtatshme për këtë moshë, i shtyn edhe më shumë në veprime të tilla.

Madje shpesh herë duke mos kursyer as familjarët, të cilët nuk e kanë aspak idenë se çfarë po ndodh. Eltoni tregon sesi djali I tij 15 vjeçar ishte përfshirë në këtë grup dhe më pas kishte rënë pre e kërcënimeve dhe shantazheve të tyre si pasojë e një vjedhje të një adrese Facebook-u. Eltoni tregon se atë e kishin kontaktuar disa herë, por me numra të ndryshëm dhe me kombësi të ndryshme.  Ai tregon se në gjithë këto telefonata vetëm një numër ishte Shqiptar, ku pasi e ka telefonuar nga ana tjetër është përgjigjur një grua në moshë.

Sipas Eltonit, numri i kësaj gruaje është përdorur nga Akili dhe Floshi, dy emrat që fshihen pas kërcënimevë që i janë bërë djalit të tij. Por përvec tyre është edhe një adoleshent tjetër, me emrin Ronaldo, që me sa duket është djali i zonjës së telefonit, të cilën pasi Piranjat e kontaktojnë dhe më pas shkojnë për ta takuar në shtëpinë e saj në një fshat të Beratit. Ajo tregon sesi edhe djali I saj Ronaldo ka rënë pre e kërcënimeve të këtij grupi.  Të njëjtën gjë përpiqet të  shpjegojë edhe vetë Ronaldo duke treguar sesi këta djem I kishin marrë numrin e nënës së tij për të hapur një llogari Ëhatsapp. Nëna e Ronaldos  vuri në në dispozicion njërin nga numrat me të cilët komunikonte i biri, që tashmë i përkiste Akilit. Telefonata e Piranjave me të,  I çoi në qytetin e Lushnjës, atje ku u gjet  në shtëpi, bashkë me familjarët e tjerë. Pasi Piranjat gjetën adresën e shtëpisë, anë një djalë të ri I cili thoshte se quhej Marinel, por pasi u pyet nga ngazetarët për pseudonimin Akil, pranoi që ishte ai.

Pra, Akili, aq i famshëm mes lojtarëve të Free Fire, në fakt qenka Marinel.

Në shtëpi gazetarët u përpoqën që të venë në dijeni babain e tij, I cili pas ëgjoi pretendimet për të birin u shpreh duke thënë se duhet ta linin rehat sepse kishte hallet e veta.  Krahas Marinel Nezhës, me pseudonimin Akili, dhe Ronaldos nga Berati, një tjetër personazh me emrin e artit Floshi, është mjaft aktiv në shantazhet dhe zhvatjen që kërkojnë ti bëjnë minorenëve të tjerë që kanë njohur në Free Fire. 

Pasi gazetarët komunikuan dhe me Floshin përmes Akilit ai tregoi se nuk e kanë kërcënuar menjëherë familjen e Zanit, por se çfarë quan kërcënim Floshi, kjo nuk kuptohet, sepse në tekstet që i kanë dërguar Zanit, përmendet tritoli, pistoleta, vrasjet  dhe në fund edhe një lajmërim vdekjeje me foton e 15 vjeçarit Briskaj. Ky debat në distancë mes Eltonit, babait të Zanit, dhe Marinelit, ka shqetësuar jo pak familjarët e tij, më veçanti nënën e cila duket mjaft e ngarkuar nga veprimet e përsëritura të të birit.

Por edhe përse në të tilla disktime, babai I Zanit u shpreh I gatshëm për të ndihmuar  Akilin nëse do të kishte nevoë për ndihmë, por me kushtin që të mos përfshihej më me të tilla situate.  Pas kësaj gatishmërie nga të gjithë për ta ndihmuar këtë adoleshent me shumë probleme, duhet që e njejta gjë të thuhet edhe për Zanin, 15 vjeçarin nga Amerika i cili duket se nuk është pa një pjesë faji në këtë përplasje që ka kapërcyer çdo limit.Marineli apo Akili i Free Fire, e mbylli me një ndjesë të pasinqertë. Sepse kërcënimet ndaj bashkëmoshatarëve, vazhduan me të njëjtin ritëm, gjë që na vërtetoi se problemi nuk kishte qenë një açount i vjedhur nga Zani, por një ves i kultivuar prej kohësh nga ky adoleshent i pa kontrolluar. Ndoshta shumë prindër mund të thonë se kjo  nuk ka shanse të ndodhë me fëmijën tim. Por mos harroni diçka, Nëse nuk ka kontroll të vazhdueshëm, prindërit janë të fundit që e marrin vesh.

free fire

video

Te rinjtë dhe politika, një raport gjithnjë e më klientelist

Te rinjtë dhe politika, një raport gjithnjë e më klientelist

SEZONI 7 EPISODI 7

Padrejtësia e bashkisë ndaj një familjeje rome

Lëmoshë...me Mercedes

Dritëhijet e një aksidenti tragjik

Banorja e BB VIP Kosova dhe mashtrimi ndaj saj

Dështimi i paralajmëruar i Air Albania

SEZONI 7 EPISODI 6

Skandali i mbivendosjes me tokat në has

Nevoja për strehim e një të moshuari

Bashkia Lezhë i shpall 'luftë' qytetarëve

Fëmijët e rrugës dhe parazitimi institucional

Një prokuror që arsyeton për momentin

Banorja e BB VIP Kosova dhe mashtrimi ndaj saj

SEZONI 7 EPISODI 5

Kalvari i vuajtjeve të një gruaje

Dekani turist i universitetit të sporteve

Dikush ta marrë seriozisht këtë vajzë

E dashura zhvatëse e Kastriotit

Doriseni i 'tmerrshëm' i Vlorës

Pesticidet vrasëse dhe heshtja e institucioneve

Si po na “vret” shteti

SEZONI 7 EPISODI 4 - I PLOTE

Minorenia shqiptare, dy vite e abuzuar nga njerku italian.

Porta abuzive dhe miqësia e prishur e dy fqinjëve

Fundi i lumtur i një historie të pabesueshme

Si po na 'vret' shteti

SEZONI 7 EPISODI 3 - I PLOTE

Martesa e palumtur e një gruaje

Mos 'luaj' me shtetin

Enigma e një aksidenti tragjik

Jeta e shumëfishtë e një gruaje

Të jetosh me frikë në shtëpinë tënde

Ndotja që vjen nga Coca Cola

Bashkepunimi i Piranjave me Le Iene. Dhunohet gazetari Luigi Pelazza dhe kameramanet

SEZONI 7 EPISODI 2 - I PLOTE

Kompania mashtruese e punësimeve në Europë

"Dashuria" erdhi nga larg

Një baba në kërkim të fëmijëve

5D e piramidës së Tiranës

TEC-i i paligjshëm i Roskovecit

Kush ia "futi" lalit?

SEZONI 7 EPISODI 1 - I PLOTE

Rrogat e prapambetura dhe 'magjia' e medias

Dhuna barbare ndaj mikut më besnik

'Dashuria e humbur ' e Erlindit

Mbesa e ministrit dhe landfilli i Bushatit

Peripecitë e një babai në kerkim të fëmijëve

KQZ-ja 'Socialiste' e diasporës

SEZONI 6 EPISODI 16 - I PLOTE