"Kur nuk e di çdo të thotë bio, mos e përdor"/ Specialisti nxjerr bllof ministrin Balla me postimin e tij në rrjetet ...
bimet dhe komenti TIRANË- Llogaritë në rrjetet sociale, jo pak herë ministrat i përdorin për të reklamuar "punët" ...
bimet dhe komenti TIRANË- Llogaritë në rrjetet sociale, jo pak herë ministrat i përdorin për të reklamuar "punët" ...
DURRËS- Valbona, është një nënë nga Durrësi, e cila rrit e vetme tre fëmijët e saj. Jeta për të nuk ka qenë e lehtë dhe sfidat e para nisën kur ajo u martua në moshën 20-vjeçare me një person që nuk e njihte fare.
"Në 2011, jo u martova, u varrosa. Ishin bërë muhabetet në tavolinë. Unë isha thjesht një kukull. Më kishte parë nga larg, unë s’dija asgjë. Më thanë që do e takosh. Në takimin e dytë ne dolëm për kafe dhe thanë i martuam tani. Kaluan ditët pa kuptuar. Ai më merrte te puna me makinë dhe më çoi në shtëpi", tregoi Valbona.
Në 2016 ajo vendosi të divorcohej, por nga kjo martesë erdhi në jetë një djalë. Mirëpo vogëlushi kishte një sëmundje, të cilën Valbona e mësoi kur ai ishe 5 vjeç. Djali sot është 12 vjeç, por ai nuk ka shkuar asnjëherë në shkollë dhe Valbona është detyruar ta mbajë të izoluar në shtëpi.
"E kam çuar tek shkolla speciale, sa e çoja, më thoshin jo s'rri, hajde merre. E çoja vetë, e merrja vetë. Ai tani nuk ecën. Ecën, por ndalon i dhëmbin këmbët, s'mund ta çoj vetë. Kërkova fugon mu refuzua, se nuk mund të marrim çdo fëmijë me probleme te shtëpia, pavarësisht se rruga me asfalt është te dera. Në shoqata private je interesuar? Normal, por ka kosto shumë të madhe nuk e përballoj dot. Ku t’ja bëj unë terapinë 10-15 mijë lekë ora", tha Valbona.
Më vonë ajo krijoi një marrëdhënie të dytë dhe nga kjo bashkëjetesë erdhën në jetë dy fëmijë. Një vajzë, që sot është 3 vjeçe dhe një djalë 1 vjeç. Mirëpo vogëlushi ka filluar të shfaqë disa shenja, të cilat e kanë bërë Valbonën të dyshojë se dhe ai mund të ketë probleme shëndetësore njësoj si vëllai i madh.
"Ai akoma nuk rri ulur, apo të hedh hapa apo të flas. Kam shkuar tek neurologjia, ata më thonë kur të bëhet dy vjeç, se është i vogël, mund të jetë i vonuar", tregoi Valbona e shqetësuar.
Valbona tha se ajo nuk ka as mbështetjen e bashkëjetuesit pëe fëmijët, sepse edhe ai është sëmurë në gjendje të rëndë. Ndërkohë, nëna e re tregoi se jeton vetëm me të ardhurat që merr nga kempi i djalit të madh dhe një ndihmë ekonomike gati të papërfillshme.
"Djali merr kemp 128 mijë lekë të vjetra, ndërsa unë pagesë kujdestarie marr 155 mijë lekë. Edhe 27 mijë lekë të vjetra, ndihmë ekonomike. Shumë vështirë me jetu këtu, me këto të ardhura që ne marrim, sepse janë shumë të ulëta. Ato s'dalin për asgjë tani me këto çmime që janë rritur. Unë kam tre fëmijë me pampers. Unë pres që të mbyllet muaji, të marr lekët e tjera, unë dhe një pako bebelina kam për djalin e madh. Më shkojnë lekët më shumë pampersa, e drita, e ujë", u shpreh Valbona.
Ajo ju bëri një thirrje të gjithëve për ndihmë, sidomos institucioneve.
"Ndihem shumë e pafuqishme. Deri tani kam jetuar me shpresën se po ja dal, vetëm nuk e di. E vetmja gjë që dua ndihmë. Ndihmë, sinqerisht, se e kam të vështirë të kërkoj ndihmë. Dua të drejtën e fëmijëve të mi, mos ma mohojnë ça u takon. Mos ma mohojnë mua si nënë, si shërbim që u bëj".
TIRANA- Një numër në rritje i kombeve, ku përfshihet edhe Shqipëria, po përballen me rënien e popullsisë dhe me plakje...
TIRANA- Kredia për sektorin e ndërtimit i është kthyer rritjes këtë vit dhe ka prekur nivelet më të larta për t&e...
TIRANA- Shpenzimet për dhënien e dëmshpërblimeve për të larguarit nga puna për periudhën 2015 deri në 2023 arrijn...
TIRANA- Me ndryshimet e fundit buxhetore, qeveria e çoi zërin e shpenzimeve kapitale në 150 miliardë lekë, nga 135 miliardë le...