INVESTIGIME

‘Na paguajnë për të bërë turistin’/ Dështimi i marrëveshjes ‘Rama-Meloni’ për emigrantët e huaj

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2024, 21:20

‘Na paguajnë për të bërë turistin’/

TIRANË- Shqipëria dhe Italia, një histori e gjatë dashurie. Një raport i shoqëruar me  bashkëpunime, me disa pushtime nga më i forti, por edhe me mikpritje dhe dhënie ndihme në ditë të vështira. Sidoqoftë, jo gjithmonë gjërat kanë marrë drejtimin e duhur. Si në rastin më të fundit, aq i kontestuar në të dy brigjet e Adriatikut.

Në 6 nëntor të vitit që shkoi në Romë, do të nënshkruhej një marrëveshje midis kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, për strehimin e emigrantëve të paligjshëm, e cila parashikonte ngritjen e dy qendrave në territorin Shqiptar. Njëra në Shëngjin, si qendër pritjeje, dhe tjetra në Gjadër, një kamp me kapacitet prej 3000 personash, rreth 8 km larg nga qyteti i Lezhës, aty ku do të akomodoheshin më pas emograntët e ardhur kryesisht nga vendet e afrikës.

Sipas akordit, të dy objektet do të konsideroheshin territor italian dhe gjithashtu do të kishin personel Italian që do të kujdesej  për ruajtjen dhe mbarëvajtjen e saj. Ndërsa siguria e jashtme do të bëhet nga rojet shqiptare.

Italia do  të merrte përsipër të gjitha shpenzimet e këtij operacioni, rreth  670 milionë euro për pesë vjet Kjo marrëveshje e cila u votua në parlamentin italian më 15 shkurt të këtij viti shkaktoi debate dhe protesta si në Itali, ashtu edhe në Shqipëri. Nga nënshkrimi i kontestuar i kësaj marrëveshjeje, tashmë ka kaluar thuajse se një vit.

Shteti italian u përpoq në një rast të sillte një grup emigrantësh të cilët u akomoduan në Shëngjin për vetëm XX dite, por një gjykatë në Romë vendosi transferimin e tyre në Itali, duke e konsideruar si shkelje e të drejtave të njeriut këtë deportim në Shqipëri.

Por çfarë ka ndodhur përgjatë kësaj periudhe në territorin e ashtuquajtur italian të Shëngjinit dhe Gjadrit? A po funksionon ky akord aq i përfolur?

Duket se suksesi i vetëm i marrëveshjes, deri tani është akomodimi i stafit italian të kampeve, shumica policëve dhe karabinierë, në një resort luksi me pesë yje në qendër të Shëngjinit, fare pranë bregut të detit.

Piranja Luela Gaxhja kreu një investigim disa ditor brenda resortit ku janë akomoduar policet Italian. Brenda këtij resorti qëndrojnë rreth 100 policë italianë, gjithçka është tepër e kontrolluar dhe e survejuar.

Në fakt, interesimi i gazetarëve për këtë projekt bashkëpunimi mes dy qeverive, i cili është në prag të dështimit, ka qenë tepër i madh. Ndaj dhe rojet e sigurisë tregohen të kujdesshëm në hyrje daljet e individëve të panjohur. Dhe kjo duket se është arsyeja e këtyre masave të rrepta brenda resortit me pesë yje. Sidoqoftë, pavarësisht pamundësive për të patur kontakt me policët italianë si gazetare na u desh të hiqeshim si turiste duke depërtuar brenda ambienteve ku ata qëndronin... Dhe ju sigurojmë se bisedat me ta, ishin tepër interesante.

Që në frazat e para, policët italianë shfaqin menjëherë interes për tu njohur me ne. Dhe për të qenë më të sigurtë nga syt kureshtarë, kërkojnë ta fshehin faktin që janë policë, pavarësisht stemave që kanë në gjoks.

Pas disa bisedave të shkurtëra njohjeje, në hyrje të hotelit, i afrohemi një tjetër polic, i cili duket më i afrueshëm, dhe ka gjithë gatishmërinë për të komunikuar me ne....

Edhe polici i dytë si dy të parët, gënjen për arsyen e pranisë së tij në Shëngjin, duke u hequr si turist.Pas disa bisedave ata pranojnë se janë policë Italian që kanë ardhur për të ruajtur kampin e Gjadrit dhe Shëngjinit. Ata nisin të na tregojnë rreth aktivitetetve dhe punës që kryejnë në “territorin Italian” shqiptar.

Një marrëveshje që edhe sipas personave që duhej të kujdeseshin për qendrën, është e dështuar... Por siç e thanë dhe agjentët italian, gjithçka bëhet për lekë. Praktikisht një jetë luksi me paratë e qytetarëve italianë. Fundja pse jo? Çfarë duhet të bëjnë tjetër në një qytezë si Shëngjini, që gjatë dimrit është thuajse e shkretë? 

 

 

 

 

 

 

video

Te rinjtë dhe politika, një raport gjithnjë e më klientelist

Te rinjtë dhe politika, një raport gjithnjë e më klientelist

SEZONI 7 EPISODI 7

Padrejtësia e bashkisë ndaj një familjeje rome

Lëmoshë...me Mercedes

Dritëhijet e një aksidenti tragjik

Banorja e BB VIP Kosova dhe mashtrimi ndaj saj

Dështimi i paralajmëruar i Air Albania

SEZONI 7 EPISODI 6

Skandali i mbivendosjes me tokat në has

Nevoja për strehim e një të moshuari

Bashkia Lezhë i shpall 'luftë' qytetarëve

Fëmijët e rrugës dhe parazitimi institucional

Një prokuror që arsyeton për momentin

Banorja e BB VIP Kosova dhe mashtrimi ndaj saj

SEZONI 7 EPISODI 5

Kalvari i vuajtjeve të një gruaje

Dekani turist i universitetit të sporteve

Dikush ta marrë seriozisht këtë vajzë

E dashura zhvatëse e Kastriotit

Doriseni i 'tmerrshëm' i Vlorës

Pesticidet vrasëse dhe heshtja e institucioneve

Si po na “vret” shteti

SEZONI 7 EPISODI 4 - I PLOTE

Minorenia shqiptare, dy vite e abuzuar nga njerku italian.

Porta abuzive dhe miqësia e prishur e dy fqinjëve

Fundi i lumtur i një historie të pabesueshme

Si po na 'vret' shteti

SEZONI 7 EPISODI 3 - I PLOTE

Martesa e palumtur e një gruaje

Mos 'luaj' me shtetin

Enigma e një aksidenti tragjik

Jeta e shumëfishtë e një gruaje

Të jetosh me frikë në shtëpinë tënde

Ndotja që vjen nga Coca Cola

Bashkepunimi i Piranjave me Le Iene. Dhunohet gazetari Luigi Pelazza dhe kameramanet

SEZONI 7 EPISODI 2 - I PLOTE

Kompania mashtruese e punësimeve në Europë

"Dashuria" erdhi nga larg

Një baba në kërkim të fëmijëve

5D e piramidës së Tiranës

TEC-i i paligjshëm i Roskovecit

Kush ia "futi" lalit?

SEZONI 7 EPISODI 1 - I PLOTE

Rrogat e prapambetura dhe 'magjia' e medias

Dhuna barbare ndaj mikut më besnik

'Dashuria e humbur ' e Erlindit

Mbesa e ministrit dhe landfilli i Bushatit

Peripecitë e një babai në kerkim të fëmijëve

KQZ-ja 'Socialiste' e diasporës

SEZONI 6 EPISODI 16 - I PLOTE