INVESTIGIME

"Në fillim kam qeshur!" Italianët në Shëngjin/ Renzi: Qeveria Meloni dhe qeveria Rama, bashkëfajtore

M.B. Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2024, 11:11

"Në fillim kam qeshur!" Italianët në Shëngjin/

ITALIA- Investigimi i një jave më parë në resortin me pesë yje në Shëngjin, atje ku janë akomoduar rreth 100 agjentë të policisë dhe karabinierisë, shkaktoi një tërmet të vërtetë në jetën politike italiane, ndërkohë që mediat kryesore të vendit fqinj, i hapën faqet e para me këtë argument që ka zemëruar jo pak italianë.

La Repubblica, La Stampa, La Gazzetta del Mezzogiorno, Dagospia, L’unitá, Domani, Il Secolo Decimo Nono, La Sicilia... e shumë media të tjera të gadishullit apenin, i bënë jehonë kësaj historie.

Për të kuptuar se çfarë po ndodh brenda resortit, ne u hoqëm si turiste të strukturës mikpritëse të italianëve, dhe ajo që mësuan në orët e qëndrimit aty, ishte që këta agjentë që kishin ardhur për të mbikqyrur kampin e refugjatëve të Gjadrit, dhe qendrën e pritjes së Shëngjinit, në realitet po bënin turistin me paratë e taksapaguesve italianë.

Pas shpërndarjes së kësaj historie në mediat italianë, reagimet nga politika ishin të menjëhershme. Ndërkohë, për të kuptuar më shumë se ccfarë po ndodh në vendin mik pas këtij skandali, morëm kontakt me dy prej drejtuesve më autoritarë të opozitës italiane.

Matteo Renzi, ish-kryeministër, aktualisht lider i Italia Viva, dhe Roberto Maxhi, sekretar i Piu Europa, të dy shumë kritikë ndaj marrëveshjes Rama Meloni për emigrantët. Deputeti Maxhi u bë i njohur në Shqipëri pas kësaj përplasje me gardën në hyrje të kampit të Gjadrit. Agjentët nuk e kursyen aspak politikanin italian dhe ishte kryeministrja Meloni e cila evitoi një incident diplomatik.

INTERVISTA:

Lideri i italia Viva Matteo Renzi ka provuar diçka mes qeshjes ironike dhe zemërimit, pasi ka parë investigimin tonë për agjentët italianë në Shëngjin.

Në fillim kam qeshur, ju komplimentoj sepse keni bërë një scoop. E keni bërë punën tuaj si gazetarë. dhe na keni rrëmbyer një buzëqeshje. Por pastaj, pas buzëqeshjes, erdhi zemërimi. Sepse mund të buzëqeshim për mënyrën se si e bëtë kaq mirë scoop-in. Por e vërteta është se italianët po shpërdorojnë shumë para dhe familjet italiane mezi arrijnë fundin e muajit. Nuk është e drejtë që me paratë e italianëve të shpërdorohen mundësi të tilla. Nuk është faji i atyre policëve, ju e keni bërë punën tuaj mirë, por nuk është faji i atyre policëve, i atyre agjentëve. Faji është i qeverisë italiane që vendosi të bëjë diçka të kotë. Dhe qeveria shqiptare është bashkëfajtore me qeverinë italiane.

Ju që në fillim keni qenë kundër këtij akordi. Më shumë për arsye financiare apo për arsye humanitare?

Të dyja. A e dini që të mërkurën e kaluar në Itali një vajzë 11-vjeçare u shpëtua në mes të Mesdheut duke u mbajtur në një trap? Ajo vajzë 11-vjeçare mbeti vetëm. Të gjithë ata që ishin në barkë me të vdiqën. Ajo vajzë 11-vjeçare pa vëllain e saj më të madh të mbytej e të fundosej në det.

Bëhet fjalë për rastin e 3 ditëve më parë kur Jasmina 11 vjeçare u shpëtua në detin Mesdhe nga barkat e shpëtimit, ndërkohë që të gjithë familjarët e saj gjetën vdekjen.

Emigracioni nuk mund të jetë një çështje për të marrë pëlqime në Instagram apo për të fituar pak mbështetje, siç po bën Giorgia Meloni dhe siç bënte Matteo Salvini. Është dëshmi që emigracioni, nëse menaxhohet mire duke respektuar rregullat dhe integrimin, mund të funksionojë. Kjo shihet në raportin midis Italisë dhe Shqipërisë. Isha 20 vjeç kur shumë shqiptarë kapeshin pas anijeve duke lënë Shqipërinë për të ardhur në Itali. Shumë janë kthyer në Shqipëri dhe tani jetojnë atje, në një vend që po rritet dhe po bëhet gjithnjë e më shumë një mundësi turistike, kulturore dhe sipërmarrëse. Të tjerët kanë qëndruar në Itali dhe janë integruar për mrekulli. Ka shumë familje italo-shqiptare dhe shqiptaro-italiane. Gjithçka varet nga respektimi i rregullave. Është e rëndësishme që italianët dhe shqiptarët të dyja palët të respektojnë rregullat. Por disa nga ata djem shqiptarë nuk janë më sepse u mbytën në det. Ashtu siç kanë vdekur djem që vijnë nga Mesdheu. Rregulli i parë është humanitar nuk nevojitet një qendër emigracioni në Shqipëri vetëm për të marrë tre pëlqime në Instagram. Dhe pastaj ka edhe një arsye ekonomike. Në fund, ky investim do të kushtojë gati 1 miliard euro. Është marrëzi. Janë para të hedhura në koshin e mbeturinave.

Kaq e thjeshtë është të shpenzohen 1 Miliard euro në Itali?

1 miliard euro, një shifër skandaloze, 1 miliard euro. Mendoni çfarë do të thotë për familjet që shohin se çmimi i gazit po rritet për faturat këtë dimër, për dimrin 2024-2025. Në Itali,nuk kanë qenë kurrë kaq të larta. Pse? Sepse ka një kosto të lartë energjia. Sepse në Evropë nuk kemi më energjinë bërthamore të Gjermanisë, nuk kemi më gazin e Rusisë. Kemi burime të rinovueshme që janë të rëndësishme, por nuk mjaftojnë. Me erën dhe me diellin nuk arrijmë. Marrim gjithçka që mundemi, marrim gjithë diellin e mundshëm, por nuk mjafton. Dhe ne, kur kemi studentë italianë që nuk kanë para për të shkuar në Milano për të bërë universitetin. E dini sa kushton një akomodim në Milano,një shtrat në Milano? 700€, një shtrat në Milano për një student, 700€ kur nuk kemi para për faturat, kur familjet janë në krizë, për dhuratat e Krishtlindjeve ne hedhim 1 miliard euro, pothuajse 1 miliard euro euro, në një qendër që sot strehon qentë endacakë dhe në një qendër ku policët, nuk dinë çfarë të bëjnë, përpiqen të fitojnë zemrat e gazetarëve shqiptarë. Është më mirë që policët italianë të kthehen në rrugë në Itali, në stacione, në Itali. Dhe Italia e Shqipëria të merren me gjëra serioze.

Meqë jemi në diskutimin e të drejtave të njeriut, pak muaj më parë kur arrestuan ish-presidentin e Shqipërisë, ju reaguat në rrjetet sociale duke u shprehur se Në qoftë se ia bëjnë këtë një ish-presidenti, çfarë mund ti bëjnë emigrantëve?

Mbeta shumë i prekur nga imazhet e arrestimit të ish-presidentit. Bllokimi i makinës, ndalimi,nxjerrja e tij jashtë. Ky nuk është një stil që duhet përdorur sot, në vitin 2024. Nuk e njoh çështjen gjyqësore. Nuk është puna ime të gjykoj. Respektoj sistemin gjyqësor shqiptar. Sistemi gjyqësor shqiptar duhet të vendosë. Por nuk mund të nxjerrësh një njeri nga makina në atë mënyrë. Kur ndodhi kjo me një ish-president, çfarë mund të ndodhë me një emigrant që nuk di as dallimin mes Italisë dhe Shqipërisë? Kur lexoj politikanët italianë që thonë nëse bëjmë një qendër emigrimi në Shqipëri, njerëzit nuk do të vijnë sepse ka. Kështu thonë që do të ketë një efekt pengues. Unë thëm, por sipas jush, një djalë që po arratiset nga Bangladeshi ose Mali? Por sipas jush? Ai di të gjitha dallimet mes kanalit të Otrantos, mes Puljas dhe Shqipërisë? Ai di kush arrin në Europë dhe unë shtoj se do të doja që Shqipëria të ishte në Europë, edhe brenda institucioneve evropiane. Pra, është një marrëzi ajo që është bërë edhe nga pikëpamja e të drejtave të njeriut.

Për dy herë radhazi, një gjykatë në Romë ktheu mbrapsht emigrantët nga Shqipëria. A mendoni se duke këmbëngulur të interpretojë në formë të ndryshme vendimet e gjykatës, zonja Meloni po vë në diskutim demokracinë në Itali, e cila mund të ndjehet e rrezikuar?

Jo. Demokracia në Itali nuk është në rrezik. Demokracia në Itali funksionon edhe kur ka një përplasje mes qeverisë dhe gjykatësve, mes pushtetit ekzekutivdhe pushtetit gjyqësor.Prandaj, mos e teprojmë. Por Giorgia Meloni po gabon. Giorgia Meloni është shumë e njohurnë Shqipëri, e do shumë Shqipërinë. Ka tentuar të tregojë rëndësinë e saj. Por Giorgia Meloni është një influencer që i pëlqen të shfaqet shumë në rrjetet sociale. Është si Chiara Ferragni përpara pandoro Balocco. Giorgia Meloni vendos të kthejë 80€ një pronari restoranti shqiptar sepse katër italianë nuk paguan. Tani është shumë keq që katër italianë shkojnë të hanë në një restorant dhe nuk paguajnë. Është një gjë e keqe, diçka e papranueshme. Por çfarë kuptimi ka që Kryeministrja të paguajë me ambasadorin faturën? Atëherë, nëse çdo herë që ka një krim në itali, duhet të paguajë Kryeministri? Vijmë të gjithë në Shqipëri të vjedhim ose anasjelltas. Nëse çdo herë që një shqiptar vjedh diçka në Itali, cfarë ndodh? Vjen Edi Rama dhe paguan për të gjithë? Ky është një mënyrë tipike e influencerve, jo e shtetarëve, jo e politikës.

Kjo qasje qe sipas Renzit është tipike e një influencerje, shoqërohet edhe me një lloj insistimi, pavarësisht nëse është apo jo e gabuar.

Dhe çfarë bëri Giorgia Meloni? Giorgia Meloni është një grua shumë e re, është një grua që i pëlqen të duket shumë e dashur, por është një person shumë kokëfortë. Pasi ajo vendosi që duhet të bëjë qendrën e emigrantëve, edhe pse është kundër ligjeve edhe pse është kundër logjikës edhe pse nuk ka asnjë kuptim, sepse hetimi juaj ka treguar se ata police po bëjnë pushime në Shqipëri dhe ne kemi nevojë për policë në stacionet e Romës, Milanos ose Napolit. Pasi ajo vendosi të vazhdojë me çdo kusht, hetimi juaj ka treguar se nuk ka asnjë kuptim. Ajo insiston. Por unë kam një propozim për të. Nga emisioni Piranjat, dua të dërgoj një mesazh për Giorgia Melonin dhe Edi Ramën. I njoh që të dy, e di si janë bërë. Të dy janë shumë kokëfortë. Por unë bëj një thirrje: E dashur Giorgia, i dashur Edi, pasi ajo qendër migrimi është një idiotësi siç e keni ndërtuar, bëjmë diçka tjetër. Ka rreth 2000 të burgosur shqiptarë në Itali. Ata janë në burgjet tona. Këta të burgosur shqiptarë që janë në burgjet tona. Ata që kontribuojnë nëmbipopullimin e burgjeve. Ka shumë të burgosur në burgjet italiane dhe për më tepër janë larg familjeve të tyre. Një familje shqiptare nuk mund të shkojë të vizitojë një të burgosur në Torino apo në Palermo. Unë kam një propozim. Të marrim këto dy qendra dhe t'ia ndryshojmë destinacionin. Fundja tashmë janë të paguara. Janë të sigurta. Nga qendra për migrantët të cilat nuk do t’i përdorim kurrë, mund t'i shndërrojmë në një qendër për të transferuar 2000 të burgosur shqiptarë që janë në Itali. Kjo do t'i mundësonte Italisë të kishte më pak të burgosur në burgje, të burgosurve shqiptarë të ishin më afër shtëpisë, familjeve që ka një të burgosur shqiptar në Itali, dhe mund ta vizitojë, dhe të mos shpenzojmë para kot. Ndërsa policët italianë, t'i kthejmë atje, në shtëpi, për të bërë punën e tyre.

Ky propozim i një senatori me peshë në politikën italiane siç është Matteo Renzi, mund të zërë vërtetë të papërgatitur dy kryeministrat Rama dhe Meloni, por pas këtij operacioni të cilin ne e kemi quajtur një dështim me sukses, kjo ndoshta është zgjidhja më e mirë për të shpëtuar së pari fytyrën e tyre, dhe së dyti gati 1 miliard euro të taksapaguesve italianë, mes të cilëve edhe mbi 500 mijë shqiptarë. Por sa do të jetë dakord zoti Rama me këtë tezë që sapo u hodh nga një eksponent i së majtës italiane?

Edi Rama, është mik me të gjitha qeveritë italiane dhe kjo për mua është një gjë pozitive, sepse Italia dhe Shqipëria janë popuj vëllezër, pra duhet të bashkëpunojmë. Edi Rama ka bashkëpunuar me mua, me Conten, me Draghin, me Melonin. Ai është mik i të gjithëve. Sa i përket asaj nëse është i majtë Edi Rama nuk është një problem i imi, është një problem i tij. Di që ky diskutim me Melonin është një diskutim që ka lindur në marrëdhëniet mes tyre. Për mua është një gabim, është një gabim politik. Dhe këtë ia thashë Edit duke i dërguar një mesazh, siç ia thashë edhe Giorgias, duke i dërguar një mesazh. Po bëni një dëm për Italinë dhe për Shqipërinë, për paratë e Italisë dhe gjithashtu për imazhin e Shqipërisë, sepse Shqipëria është një vend që duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, është një vend që duhet të ketë të njëjtat standarte me Italinë. Nuk mund të japim idenë që Shqipëria është një vend i kategorisë së dytë ku dërgojmë njerëz të tjerë sepse nuk na interesojnë. Po, përveç kësaj është njësoj e pabesueshme për migrantët. Dhe përse ne që duam Shqipërinë në Evropë duhet të pranojmë që Shqipëria të paraqitet në këtë mënyrë? Edi Rama tha njëherë për një gazetar se shqiptarët nuk shpenzojnë asnjë cent dhe kjo është vetëm për fushatën zgjedhore të Giorgia Melonit. Unë i thashë Giorgias fushatën zgjedhore paguaje me paratë tuaja, jo me paratë e italianëve.

I keni dërguar zotit Rama një mesazh. Cila ishte përgjigja?

Ishte një projekt i bukur dhe duhet të vazhdonte kështu. Për mua është një gabim politik. Unë vazhdoj të mendoj se është një gabim politik, por që Kryeministri i Italisë dhe Kryeministri shqiptar sot janë Meloni dhe Rama. Të nesërmen nuk e dimë kush do të jenë. Le të shkojnë mirë me njëri-tjetrin. Kjo është një gjë pozitive. Italia dhe Shqipëria duhet të jenë shumë, shumë, shumë të lidhura. Unë e mbaj mend kur isha Kryeministër Dhe përpiqeshin të thonin Jo për Shqipërinë si shtet kandidat për të hyrë në Bashkimin Evropian. Unë në Këshillin Evropian më vonë, sepse kur po vija në qeveri, mbrojta të drejtën e Shqipërisë për të qenë në Evropë, sepse për mua kjo është një gjë thelbësore. Pas kësaj, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Por një gjë është e sigurt, qendra për emigrantët në Shqipëri nuk do të lindë kurrë. Gjëja e vetme që mund të lined është një burg i mirë, ku mund të japim një sinjal të bashkëpunimit gjyqësor mes Italisë dhe Shqipërisë.

matteo renzi

video

Te rinjtë dhe politika, një raport gjithnjë e më klientelist

Te rinjtë dhe politika, një raport gjithnjë e më klientelist

SEZONI 7 EPISODI 7

Padrejtësia e bashkisë ndaj një familjeje rome

Lëmoshë...me Mercedes

Dritëhijet e një aksidenti tragjik

Banorja e BB VIP Kosova dhe mashtrimi ndaj saj

Dështimi i paralajmëruar i Air Albania

SEZONI 7 EPISODI 6

Skandali i mbivendosjes me tokat në has

Nevoja për strehim e një të moshuari

Bashkia Lezhë i shpall 'luftë' qytetarëve

Fëmijët e rrugës dhe parazitimi institucional

Një prokuror që arsyeton për momentin

Banorja e BB VIP Kosova dhe mashtrimi ndaj saj

SEZONI 7 EPISODI 5

Kalvari i vuajtjeve të një gruaje

Dekani turist i universitetit të sporteve

Dikush ta marrë seriozisht këtë vajzë

E dashura zhvatëse e Kastriotit

Doriseni i 'tmerrshëm' i Vlorës

Pesticidet vrasëse dhe heshtja e institucioneve

Si po na “vret” shteti

SEZONI 7 EPISODI 4 - I PLOTE

Minorenia shqiptare, dy vite e abuzuar nga njerku italian.

Porta abuzive dhe miqësia e prishur e dy fqinjëve

Fundi i lumtur i një historie të pabesueshme

Si po na 'vret' shteti

SEZONI 7 EPISODI 3 - I PLOTE

Martesa e palumtur e një gruaje

Mos 'luaj' me shtetin

Enigma e një aksidenti tragjik

Jeta e shumëfishtë e një gruaje

Të jetosh me frikë në shtëpinë tënde

Ndotja që vjen nga Coca Cola

Bashkepunimi i Piranjave me Le Iene. Dhunohet gazetari Luigi Pelazza dhe kameramanet

SEZONI 7 EPISODI 2 - I PLOTE

Kompania mashtruese e punësimeve në Europë

"Dashuria" erdhi nga larg

Një baba në kërkim të fëmijëve

5D e piramidës së Tiranës

TEC-i i paligjshëm i Roskovecit

Kush ia "futi" lalit?

SEZONI 7 EPISODI 1 - I PLOTE

Rrogat e prapambetura dhe 'magjia' e medias

Dhuna barbare ndaj mikut më besnik

'Dashuria e humbur ' e Erlindit

Mbesa e ministrit dhe landfilli i Bushatit

Peripecitë e një babai në kerkim të fëmijëve

KQZ-ja 'Socialiste' e diasporës

SEZONI 6 EPISODI 16 - I PLOTE