INVESTIGIME

Padrejtësia e bashkisë me familjen rome! 48-vjeçarja: Do digjemi brenda, të na nxjerrin të vdekur! Çfarë zgjidhje ofron bashkia Pogradec?!

n.f Përditësimi i fundit 21 Mars 2025, 22:45

Padrejtësia e bashkisë me familjen rome! 48-vjeçarja: Do

POGRADEC- Myzejen Roko nga Pogradeci, është një grua pjesë e komunitetit rom, e divorcuar që mes sakrificash ka rritur e vetme një djalë, të cilit shpresonte që të paktën ti linte diçka, e pakta një banesë që ajo e kishte trashëgimi nga babai i ndjerë. Por disa plane të bashkisë për rikonstruksionin e zonës ku ndodhet banesa, i kanë shuar këto shpresa. 

Këtu do të niste dhe një betejë e kësaj familjeje me Bashkinë e Pogradecit, e cila është dhe zbatuesja e këtij projekti. Kushdo do të donte që shtëpia e Kutelit dhe zona përreth saj të rikonstruktohej, por jo duke cënuar pronën e fqinjëve. As vetë shkrimari i madh nëse do të ishte gjallë nuk do ta pranonte diçka të tillë.

Djali i zonjës Myzejen, Ledi, shprehet se kanë shkuar disa herë në Bashkinë e Pogradecit për të kërkuar një zgjidhje për problemin e tyre, por nuk janë pritur as nga kryetari, por edhe nga drejtues të tjerë të bashkisë. Ndërkohë, urbanistët e Bashkisë së Pogradecit, ndoshta duke shpresuar se do kishin përballë persona që nuk njohin ligjet, kryen një akt absurd, duke e cilësuar pronën, si shtëpi dhe dyqan, kur aty nuk ka pasur kurrë dyqan.

Ndërsa ka dhe gabime të tjera në letrat e bashkisë, pasi e cilësojnë pronën, si një ndërtesë të viteve 2000, kur në fakt prona është blerë që në vitin 1954 nga Xheladin Roko, babai i Myzejinit.

Pasi dëgjuam pretendimet e familjes Roko, u nisëm drejt bashkisë për të takuar, personat përgjegjës, në këtë rast, nënkryetarin e bashkisë, Paskalino Ziko, i cili është dhe personi kompetent që ndjek zbatimin e projektit.

Ai u shpreh se familja nuk do të lëvizë nga shtëpia e tyre pa u gjetur më parë një banesë. Fakti që familja Roko disponon certifikatë të rregullt pronësie, e detyron bashkinë që ti sistemojë në një banesë të re.

myzejen roko

video

SEZONI 7 EPISODI 12 - I PLOTE

SEZONI 7 EPISODI 12 - I PLOTE

Paralajmërimi i Piranjave

Gënjeshtrat e kryeministrit për energjinë

Mbeturinat e shijakut 'infektojnë' Fushë-Krujën

Ndërtimet abuzive në velipojë

Gjuha vulgare e një kryeministri

Ti nuk je vetem nje vote!

Dherat dhe inertet 'pushtojnë' Tiranën

Performanca e Zegjinesë së Roskovecit

Homazh per Papa Franceskon nga Dom Mark Pashkja

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 11

Një hormon i rrezikshëm në tavolinën tonë

Monologu: Pensionistët në 2025-ën

Mitingjet e PS dhe administrata në aksion

Fasulet që parashikojnë fatin

Landfilli i paligjshëm i Shijakut

1... ditë me Doktorin

Edi Rama - Cirku i fundjavës

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 10

PS-PD, beteja për Elbasanin

Nga premtimi për punë tek kërcënimi me jetë

Makthi i urgjencës së QSUNT 2

Rruga e bllokuar dhe premtimi i kryetares

Misioni i devijuar i Crimson Finance Fund Albania

E ardhmja e fëmijëve, peng i një firme

Roskoveci High-Tech dhe memoria e kryetares

Edi Rama hap fushaten ne studion e Piranjave duke prezantuar per herë te pare pasaporten biometrike

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 9

Gjithçka...për një celular

A na duhet vërtet pasaporta e BE-së

Në kërkim të Habibes

Ngjarja e Lushnjes dhe indiferenca e shoqërisë

Triumfi i Anisës

Helikopteri i Gjestit dhe mashtrimi i madh

Pasiguria Ushqimore

Skandali i Ministrisë me gripin e shpendëve

PS-PD, FJALA PËR ZONJAT KANDIDATE

Seriali Adolescence dhe Shqipëria

I 'forti' i Tropojës që dhunon fqinjët

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 8

Në kërkim të fëmijëve... dhe të divorcit

Pastori i 'mrekullive'

Makthi i urgjencës së QSUNT

Te rinjtë dhe politika, një raport gjithnjë e më klientelist

SEZONI 7 EPISODI 7

Padrejtësia e bashkisë ndaj një familjeje rome

Lëmoshë...me Mercedes

Dritëhijet e një aksidenti tragjik

Detaje të reja për rastin e Anisës, trondit ish-klientja: S'ndjej gjoksin!

Dështimi i paralajmëruar i Air Albania