
"Të qenurit numri 2 në politikën shqiptare është propozim i rrezikshëm", Arben Ahmetaj: Arrestimi i Veliajt, është to...
arben ahmetaj TIRANË- Në politikën shqiptare, të qenit numri dy, ndarja si në plaçkën ashtu edhe në përgjegj...
arben ahmetaj TIRANË- Në politikën shqiptare, të qenit numri dy, ndarja si në plaçkën ashtu edhe në përgjegj...
TIRANË- Sara një vajzë e re rreth moshës 30 vjeçare ka kërkuar ndihmën e emisionit “Piranjat” me pretendimin se një person i quajtur Indrit Shehu e përndjek sistematikisht në rrjetin social Tik Tok. Sara tregon se personin në fjalë nuk e ka takuar asnjë herë, për më tepër as nuk kanë kontaktuar kurrë më parë.
Indriti këmbëngulës, kërkon gjatë gjithë kohës të komunikojë me të duke i shkruar dhe ndjekësve të tjerë virtual të vajzës së re. Ai shprehet tek ata se Sara 30 vjeçare është gruaja e tij, dhe kështu ua ndalon të gjithëve komunikimin e fiksimin e tij.
Përmes një audio regjistrimi të mbërritur në redaksinë e Piranjave, teksa komunikon me një mik të përbashkët me vajzën e re dhe merr lajmin se Sara është larguar për në Spanjë, Indriti preket dhe vazhdon ta kërkojë atë me ngashërimë i ngarkuar emocionalisht. Duke mos pranuar faktin se vajza ishte larguar një herë e përgjithmonë.
Sara tregon për Piranjat, se ndihet mjaft e shqetësuar prej faktit se Indriti i shkruan çdo miku që ajo ka në Tik Tok, duke iu thënë se e kanë të ndaluar t’i flasin asajë sepse është gruaja e tij.
Vajza e re tregon se është e fejuar dhe që i fejuari i saj ka tentuar të komunikojë me të për ta bindur që t’i linte të qetë në jetën e tyre, por Indriti zgjedh të mos e besojë që personi që e ka kontaktuar nuk është bashkëshorti i Sarës.
E ndodhur në këto kushte, për herë të parë Sara komunikon me Indritin, dhe me një video call të regjistruat kuptohet që të dy të rinjtë nuk janë takuar kurrë dhe nuk kanë komunikuar kurrë më parë. Kjo gjë aprovohet dhe nga vetë i riu.
Indriti është 28 vjeç, emigrant i paligjshëm si shumë shqiptarë të tjerë në Mbretërinë e Bashkuar. Por a nuk do të ishte normale që në raste të tilla, personave të padëshiruar t’i bëjmë një bllok, në mënyrë që t’i heqim qafe njëherë e mirë?
Në fakt Sara tregon se ka 10 muaj që i bën bllok por ai i gjen mënyrat nga më të ndryshmet vetëm për t’i dëgjuar zërin.
Kur gjërat kishin fillluar të merrnin gjithnjë e më për keq, Sara vendos t’iu kërkojë ndihmë familjarëve të tij, në Kukës. Por edhe këtu nuk merr ndonjë përgjigje shpresëdhënëse. Pasi vëllai i tij është përgjigjur duke thënë se nuk kam cfarë t’i bëj.
Duke parë që askush nuk merr përsipër të flasë me Indritin, i cili vazhdon të jetë kembengulës në kërkesën e tij absurde, vajza vendos t’i tregojë atij gjëra për të cilat nuk i detyrohej asnjë shpjegim të vetëm, pra duke i thënë që është në një lidhje dashurie.
Duke parë që situata po ngarkohej, dhe në mes kishte hyre edhe i fejuari i Sarës, ajo nis të tregohet shumë e kujdesshme me rrjetet sociale, duke evituar daljet, dhe duke bllokuar çdo person të panjohuir që dyshonte se mund të ishte Indriti. Duke e parë që Indriti nuk kishte asnjë rrugë tjetër për tu larguar nga jeta e saj, vajza vendos që për herë të parë, të flasë drejtpërdrejt me të dhe duke i kërkuar ta lërë të qetë. Por Indriti përsëri nuk ndalen për asgjë çfarë Sara i thotë.
Një dashuri me pesë yje kjo e indritit për Sarën duke dhënë argumenta të fortë se ka qarë gjatë gjithë natës, për të bindur kështu që dashuria e tij do të triumfojë një ditë.
Sara mundohet ta bëjë të arsyetoje që kjo nuk është dashuri, por një fiksim ndaj një të panjohure, me të cilën nuk e lidh asgjë. Por a do të bindet Indriti për të hequr dorë nga Sara? Kjo mbetet për tu parë në serinë e radhës të kësaj përballjeje
TIRANA- Risitë e këtij viti në plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale, siç njihet ndryshe DIVA &e...
TIRANA- Huamarrja e shqiptarëve për qëllime konsumi arriti një nivel rekord vitin e kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë...
TIRANA- Tregu i qirave po “shpërthen” nga flukset e turistëve të huaj, por të ardhurat zyrtare nga qiratë po rriten me ri...
TIRANA- Kredia për sektorin e ndërtimit u rrit për të katërtin vit radhazi në 2024 dhe arriti nivelin më të lartë...