
"Të qenurit numri 2 në politikën shqiptare është propozim i rrezikshëm", Arben Ahmetaj: Arrestimi i Veliajt, është to...
arben ahmetaj TIRANË- Në politikën shqiptare, të qenit numri dy, ndarja si në plaçkën ashtu edhe në përgjegj...
arben ahmetaj TIRANË- Në politikën shqiptare, të qenit numri dy, ndarja si në plaçkën ashtu edhe në përgjegj...
FIER- Rasti i sotëm na dërgon në Fier, për tu takuar me Marjana Tankun, një grua e ve që i duhet të bëjë rolin e nënës dhe të babait për fëmijët e saj, ndërsa i duhet të përballet dhe me një konflikt për pronën, në të cilin janë përfshirë vjehrra dhe kunata e saj. Një dramë në kufijtë e të paimagjinueshmes, por ja që ka ndodhur vërtetë. Një nënë që inskenon dhunën për të futur në burg djalin e sëmurë me kancer dhe një motër që bën çdo përpjekje për të mos i dhënë pronën që u takon fëmijëve të vëllait të ndjerë.
Siç shprehet Marjana, e cila ka udhëtuar nga Italia për të mbrojtur pronën e lënë nga burri, ajo më shumë kalon kohë në Komisariate, për shkak të denoncimeve që i bëjnë vjehrra dhe kunata se në shtëpinë e saj, që sipas Marjanës sa herë ka tentuar që të futet brenda, është përballur me ofendime, kërcënimeve dhe me dyer të lidhura me zinxhirë, për ti penguar hyrjen.
Komisariateve dhe Policisë nuk i ka shpëtuar as bashkëshorti i saj i ndjerë, Viktori, i cili pavarësisht se ishte në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të betejës me kancerin, u arrestua dhe u mbajt në Komisariat për tre ditë, pa asnjë kusht higjene dhe në mungesë të ilaçeve, që sipas Marjanës, kjo u bë shkak që plaga të infektohet dhe ia të mos e merrte dot kimion kur shkoi në Itali. Disa kohë më pas, ai ndërroi jetë, me pengun që pronën që i takon nuk ua la dot fëmijëve të tij.
Dhe Policia e Fierit, e cila thërritet vazhdimisht nga Elvira Qyqi, kunata e Marjanës, shprehet se zonja i ka dokumentat në rregull dhe se disponon certifikatë pronësie, por janë të detyruar ta shoqërojnë pasi vjehrra dhe kunata e saj bëjnë denoncime për dhune. Marjana shprehet se ka frikë për jetën e fëmijëve të saj, pasi është kërcënuar disa herë, por shton se nuk do të heqë dorë nga prona që i takon dhe që e ka amanet nga bashkëshorti i ndjerë.
Në përballjen e saj me Piranjat, Elvira nuk është aspak e lumtur që na takon, ndërsa vazhdimisht bën lojëra fjalësh, por në fund e pranon dhe del zbuluar, që nuk ka certifikatë pronësie, për banesën ku qëndron vetë, që sipas Marjanës, ia ka lënë nëna e saj, Marie Tanku. Kjo e fundit pasi i la banesën vajzës, u fut dhe zaptoi banesën e djalit, Viktorit të ndjerë. Në fakt dhe për konfliktin e supozuar deri tani, pasi nuk ka asnjë pamje të dhunës që Viktori akuzohet se shkaktoi ndaj nënës, Polica në njoftimin e saj sqaron se zonja ka kryer veprën penale të "Vetëgjyqësisë", pasi është futur me forcë në një banesë që nuk është e saj.
TIRANA- Risitë e këtij viti në plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale, siç njihet ndryshe DIVA &e...
TIRANA- Huamarrja e shqiptarëve për qëllime konsumi arriti një nivel rekord vitin e kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë...
TIRANA- Tregu i qirave po “shpërthen” nga flukset e turistëve të huaj, por të ardhurat zyrtare nga qiratë po rriten me ri...
TIRANA- Kredia për sektorin e ndërtimit u rrit për të katërtin vit radhazi në 2024 dhe arriti nivelin më të lartë...