
"Të qenurit numri 2 në politikën shqiptare është propozim i rrezikshëm", Arben Ahmetaj: Arrestimi i Veliajt, është to...
arben ahmetaj TIRANË- Në politikën shqiptare, të qenit numri dy, ndarja si në plaçkën ashtu edhe në përgjegj...
arben ahmetaj TIRANË- Në politikën shqiptare, të qenit numri dy, ndarja si në plaçkën ashtu edhe në përgjegj...
TIRANË- Në 18 nëntor Shqipëria u trondit nga një lajm tragjik. Një 14-vjeçar, nxënës i shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, ndërroi jetë për shkak se u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Debati mes dy të rinjve kishte lindur që ditën e premte në shkollë dhe stafi nuk kishte marrë asnjë lloj mase. Madje në dijeni ishte vendosur edhe oficeri i sigurisë, i cili kishte shuar ditën e parë sherrin mes minorenëve, por nuk kishte bërë asgjë më vonë. Kështu, ditën e hënë nxënësit u konfliktuan sërish, derisa u arrit në veprimin fatal të vrasjes së 14 vjeçarit me iniciale M.C.
Por kjo nuk është ngjarja e vetme, ku adoleshentët përfshihen në konflikte, që përfundojnë në tragjedi. Vetëm një vit më parë, emisioni “Piranjat” zbuloi një histori të ngjashme të një nxënësi problematik dhe i bëri thirrje Ministrisë së Arsimit që të merrte masat e domosdoshme përpara se të ishte shumë vonë. Por askush nuk lëvizi as gishtin më të vogël për t’i dhënë zgjidhje këtyre situatave dhe si pasojë e kësaj arritëm në këtë përfundim.
“Piranjat” tregoi rastin e një shkolle në periferi të Tiranës, që rrezikohej nga një adoleshent i dhunshëm, ndaj të cilit nuk merrej asnjë masë disiplinore. Rrëfimi erdhi nga një nxënës, i cili i tronditur tregoi gjithë veprimet që kryente bashkëmoshatari i tij në klasë.
“Ai përdor dhunë ndaj nxënësve, bën presion. Ne çunave na godet shumë fortë, pastaj na merr me të mira. Këta fëmijë nuk tregojnë nga frika. Një çun po hante bukë dhe po qeshte. Ai ju afrua dhe e goditi. Dhe i tha me kë po qeshje ti, mos fillo të qash se do të godas më shumë dhe ai e mbajti veten dhe nuk tregoi në shtëpi”, tregoi nxënësi i shkollës në periferi të Tiranës.
Ky rrëfim u shoqërua me video dhe audio, ku adoleshenti problematik shfaqej duke dhunuar verbalisht dhe fizikisht, jo vetëm nxënësit, por edhe mësuesit. Prindërit e fëmijëve thanë se edhe mësuesit kanë frikë nga nxënësi dhunues dhe se për këtë arsye nuk marrin asnjë lloj masë ndaj tij. Ndërkohë që një mësues u shpreh:
“Ai është i rrezikshëm edhe për jetën e mësuesve. Ne duhet të themi Zot na ruaj, shyqyr që kaluam edhe këtë ditë. Prindërit e tij thonë guxo merreu me fëmijën tim se do të bj këtë, do të bëj atë. Është i rrezikshëm fëmija, imagjino prindërit. Erdhi e ëma e tij dhe rrahu nënën e një fëmije tjetër”.
Nndërsa, drejtori i shkollës tha për “Piranjat” se fëmijët nuk ndiejnë as frikën e oficerit të sigurisë, sepse përfiojnë nga fakti që janë të paprekshëm.
“Këta janë minorencë, e kërcënon policin 13-vjeçari, 14-vjeçar, sepse e kanë marrë vesh këtë pjesën që janë të paprekshëm, sepse janë minorenë. Po minoreni 14 vjeç është me trup më i madh se unë. Ai është person i rrezikshëm. Ai kërcënon edhe mësuesit”, tha drejtori I shkollës.
Nisur nga ky rast “Piranjat” i bën thirrje drejtëpërdrejtë Ministrisë së Arsimit që të bënte diçka për të normalizuar këto situata, por askush nuk u kujtua dhe sot po vajtojmë të gjithë vrasjen e një 14-vjeçari nga bashkëmoshatari i tij.
TIRANA- Risitë e këtij viti në plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale, siç njihet ndryshe DIVA &e...
TIRANA- Huamarrja e shqiptarëve për qëllime konsumi arriti një nivel rekord vitin e kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë...
TIRANA- Tregu i qirave po “shpërthen” nga flukset e turistëve të huaj, por të ardhurat zyrtare nga qiratë po rriten me ri...
TIRANA- Kredia për sektorin e ndërtimit u rrit për të katërtin vit radhazi në 2024 dhe arriti nivelin më të lartë...