
Thanatopraksia- tradita shekullore në historinë papale/ Si ruhet trupi i Papa Françeskut për pelegrinazh publik
ITALI- Trupi i Papa Françeskut do të ekspozohet në një pelegrinazh publik nga e mërkura deri të premten, në mën...
ITALI- Trupi i Papa Françeskut do të ekspozohet në një pelegrinazh publik nga e mërkura deri të premten, në mën...
TIRANË - Kandidatja për deputete në listat e “Nisma Shqipëria Bëhet”, Edona Haklaj ka folur mbrëmjen e sotme mbi emrat e kandidatëve për deputet, teksa ka treguar arsyen pse në listat e mbyllura kanë vendosur prindërit dhe familjarët e tyre.
E ftuar në emisionin "Open" Haklaj, e cila vetë kandidon në listë të hapur u shpreh se për më shumë se një vit kanë kërkuar lista të hapura dhe nuk mund të vendosnin emrat e tyre tek të mbyllurat.
Ajo shtoi se pas mbylljes së procesit të votimit, të gjithë familjarët tanë do japin dorëheqjen dhe më pas do të garojnë kandidatët në lista të hapura. Ai që merr qoftë edhe një votë më shumë, thotë Haklaj ai meriton të shkojë dhe të përfaqësojë qytetarët.
"Ajo çfarë më diferencon mua nga kolegët këtu dhe ekipin të cilin përfaqësoj është se ne jemi në lista të hapura dhe i djegim listat e mbyllura. Pra nuk e kemi sigurinë dhe nuk e preferojmë komfortin.
Ne në listat e mbyllura kemi marrë garancinë të vendosim prindërit tanë, familjarët tanë, të afërmit tanë, të cilët janë garancia për secilin prej nesh që në datën 12 maj, pas përfundimit të procesit të votimit, të gjithë familjarët tanë do japin dorëheqjen dhe do garojmë ne në lista të hapura. Ai që merr qoftë edhe një votë më shumë, ai meriton të shkojë dhe të përfaqësojë qytetarët. Kjo është forma sesi kemi vendosur të përfaqësojmë qytetarët, sepse kemi më shumë se një vit e gjysmë që kërkojmë lista të hapura",- tha Haklaj.
SHBA- Ekonomia globale do të ndikohet nga tensionet në rritje tregtare dhe pasiguria politike. Rritja e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB)...
TIRANA- Audituesi ligjor dhe konsulenti tatimor Julian Saraçi tha se regjistrimet në QKB dhe deklarimet tatimore në sistemin e tatimeve qendr...
TIRANA- Sistemi aktual i taksave vendore kërkon një reformë të thellë në strukturë, varësi institucionale, barrë ...
TIRANA- Biznese të ndryshme ngrenë shqetësimin për llogaritje të pasaktë të detyrimit të taksave vendore për viti...