Tarraca e Bashkisë së Tiranës kthehet në ambient për promovimin e akademisë së PS-së
Veliaj TIRANË- Godina e bashkisë së Tiranës mesa duket është kthyer në një ambient ku bëhet promovimi i akadem...
Veliaj TIRANË- Godina e bashkisë së Tiranës mesa duket është kthyer në një ambient ku bëhet promovimi i akadem...
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka dhënë një deklaratë lidhur me gjobat ndaj bizneseve turistike në vend si dhe menaxhimin e ujërave të ndotura. Sipas deputetes, qeveria po masakron me gjoba bizneset buzë detit, lumenjve apo liqeneve të cilët posedojnë kontrata të rregullta me UK.
Zhupa thotë se synimi nuk është më menaxhimi i ujërave të ndotura por gjobitja e bizneseve dhe favorizimi i atyre që shesin impiantin e vendosur nga shteti. Sipas saj mosblerja e impiantit që kushton nga 20-100 mijë euro, çon në humbjen e liçensës së aktivitetit.
Zhupa kërkon nga ministret të klasifikojnë subjektet dhe jo të gjobisin këdo duke përfshirë edhe ato që kanë kontrata të rregullta.
Deklarata e plotë:
Qeveria ndërkohë që bën propagandë të madhe me turizmin, është duke masakruar me gjoba bizneset turistike në mënyrë abuzive.
Është e paprecedent sesi biznese në fushën e hotelerisë, që zhvillojnë aktivitetin në buzë detit, lumenjve apo liqeneve, që kanë lidhje të rregullt kontrate me Ujësjellës Kanalizime për ujërat e zeza, ngopen me gjoba nga një task forcë.
Me aktin normativ nr 8, 28-12-2023 për menaxhimin e ujerave të ndotura, është ngritur një Task Force nga ministret Balluku-Kumbaro që qëllim e vet në letër e ka pozitiv për menaxhimin e ujërave të ndotura, kurse në praktike gjobit biznese që nuk ndotin dhe kanë kanalizime në ujërat e zeza dhe kontrata të rregullta me UK.
Kjo Task Forcë nuk shikon a i hedhin këto ujëra të ndotura në burimet ujore, por shikon a kanë blerë impiantin që ka vendosur shteti që kushton nga 20-100 mijë euro në varësi të madhësisë.
Vendosen gjoba bizneseve nga 15 milion në 30 milion lekë dhe këto gjoba janë vendosur si titujt ekzekutiv për të cilat vetëm në gjykatë mund të ankohesh. Mos blerja e impianteve që kërkon qeveria dhe ka paracaktuar qeveria të çon deri në humbjen e licencës së aktivitetit. Gjobat e bizneseve turistike që kanë kontrata të rregullta me shtetin dhe metoda të ligjshme të trajtimit të ujërave të ndotura janë zhvatje, janë paligjshmëri.
Këto gjoba vihen në bazë të një udhëzimi Nr 1, datë 01/02/2024 që nuk njeh më diferenca mes bizneseve që i trajtojnë ujërat e zeza me ato që si trajtojnë, por i detyron të gjitha të vendosin këto impiante.
Partia Demokratike i bashkohet thirrjes së shoqatave të turizmit për të kërkuar heqjen dorë nga gjobat e një akti të paligjshëm mbi subjektet që janë të lidhur në kolektorin kryesor të UK dhe kanë kontratë të rregullt me UK.
Ne i kërkojmë dy ministreve Balluku dhe Kumbaro që Task Forca e tyre duhet të klasifikojë mirë kush janë subjektet për të cilat duhet të veprojë ky akt normativ dhe më pas të veproj. Ato duhet të ndryshojnë udhëzimin e tyre që e kanë bërë duke pasur qëllim të favorizojnë ata që shesin impiante dhe jo të trajtojnë ujërat e zeza.
Mbështesim çdo veprim në mbrojtje të mjedisit por kundërshtojmë me forcë këto gjobëvënie biznesit të ndershëm që nuk ndot por goditet për të mbushur arkën e shtetit dhe xhepat e klientëve të paracaktuar për impiante.
TIRANA- Nga 1 janari do t’u ofrojmë qytetarëve shqiptarë një çmim më të mirë të energjisë elektrike,...
TIRANA- Sektori i industrisë shënoi rënie vjetore me 8,91%, në tremujorin e dytë të vitit 2024, më e madhja që nga tre...
TIRANA- Në projektbuxhetin 2025 është parashikuar të financohen rreth 8,8 miliardë (88 milionë euro) për Korridorin V...
TIRANA- Vitin që vjen qeveria e Shqipërisë do të angazhojë edhe tre koncesione të reja PPP në Korridorin Adriatiko-Jonian, ...