
Masakra mjedisore në Shijak/ Ja si shfajësohej një muaj më parë kryebashkiaku Arbana para "Piranjave", përball faktev...
SHIJAK- Prej mbrëmjes së djeshme është ngritur sërish shqetësimi i banorëve të fshatit Hardhishtë në lidhje ...
SHIJAK- Prej mbrëmjes së djeshme është ngritur sërish shqetësimi i banorëve të fshatit Hardhishtë në lidhje ...
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka hedhur akuza ndaj Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, në lidhje me projektin e Tunelit të Llogarasë. Bardhi shkruan në rrjetet sociale se kostoja e projektit është rritur në mënyrë të pajustifikuar me miliona euro, të cilat kanë përfunduar në llogaritë e një kompanie turke, që ishte e paracaktuar për të fituar tenderin dhe që, sipas dokumenteve zyrtare, nuk ka kryer asnjë punim në terren.
Sipas tij, kompania në fjalë është caktuar fituese në një takim të zhvilluar në Ankara, Turqi, më 3 qershor 2021, 21 ditë përpara se tenderi të rishpallej zyrtarisht. Ai shton se pyetja që ka mbetur pa përgjigje nga SPAK që prej 12 gushtit 2024 është: Ku kanë shkuar 50 milionë euro të taksave të shqiptarëve?
Postimi i Gazment Bardhit:
Belinda Balluku qenka rikthyer në vendin e krimit dhe paska njoftuar rihapjen e Tunelit të Llogarasë. Kjo është një aferë e pastër korruptive, ku vlera e ndërtimit u shtua me miliona euro, që i kaluan një kompanie turke, që ishte paracaktuar nga Balluku dhe që rezulton me dokumente zyrtare që nuk ka kryer asnjë punim.
Ekzistojnë të dhëna, përfshirë dëshminë publike të një prej pjesëmarrësve në takim, se kompania fiktive turke u paracaktua si fituese në një takim në Ankara, Turqi, të zhvilluar në datën 3 Qershor 2021, pra 21 ditë para rishpalljes së tenderit.
Pyetja që po pret përgjigje nga SPAK që prej 12 Gushtit 2024 është: Ku kanë shkuar 50 milionë euro të taksave të shqiptarëve? Edhe sa kohë do presin shqiptarët për një përgjigje?
TIRANA- Qeveria ka kërkuar shtyje me 11 muaj të afatit të mbylljes së shtesës së projektit |”Zhvillmi i Integruar Urban dh...
TIRANA- Kompanitë e sigurimeve kanë paguar më pak dëme në muajt e parë të këtij viti. Sipas statistikave nga Autoritet...
TIRANA- Të gjithë personat fizikë që për vitin tatimor 2024 kanë realizuar një fitim tatimor mbi 14 milionë lekë,...
TIRANA- Teksa Shqipëria ka zyrtarisht 42% të popullsisë në rrezik të varfërisë, shpenzimet për ndihmën ekonomike ...