
Masakra mjedisore në Shijak/ Ja si shfajësohej një muaj më parë kryebashkiaku Arbana para "Piranjave", përball faktev...
SHIJAK- Prej mbrëmjes së djeshme është ngritur sërish shqetësimi i banorëve të fshatit Hardhishtë në lidhje ...
SHIJAK- Prej mbrëmjes së djeshme është ngritur sërish shqetësimi i banorëve të fshatit Hardhishtë në lidhje ...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se ata nuk do të heqin dorë nga kërkesa për qeveri teksnike. Berisha tha se Rama ka krijuar një industri gjigante të blerjes së votës, një makineri gjigante të frikësimit me patronazhistët terroristë elektoralë, me banditët, vrasësit, trafikantët dhe mekanizma të tjerë të frikësimit të qytetarëve. Ai shtoi se një opozitë demokratike merr përsipër mbrojtjen me metoda demokratike dhe ne garantojmë se pa qeveri teknike, vota e qytetarëve ka vdekur para se të hyjë në kuti.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Më së pari, kur shpall një kauzë, duhet të jesh i sigurt, i ndershëm, i qartë se ajo është një kauzë e drejtë. Dhe unë besoj se sot nuk ka shqiptar të ndershëm, shqiptar që është për respektimin e votës së lirë, që beson se Edi Rama lejon zgjedhje të lira. Se mohon se Edi Rama ka krijuar një industri gjigante të blerjes së votës, një makineri gjigante të frikësimit me patronazhistët terroristë elektoralë, me banditët, vrasësit, trafikantët dhe mekanizma të tjerë të frikësimit të qytetarëve.
Pra, kjo është një kauzë e drejtë për të cilën ia vlen të luftosh dhe të sakrifikosh me të gjithë forcën për realizimin e saj. Ne jemi të bindur se Edi Rama nuk e don këtë gjë, por ju garantoj se ne nuk do heqim kurrë dorë prej saj. Kjo është e vërteta. Pra, marrë pak më veças, ne e kemi këtë mision kryesor. Është e drejtë, është shumë e drejtë që populli opozitar të presë nga opozita mbrojtjen e votës, por një opozitë demokratike nuk merr përsipër kurrë mbrojtjen me armë.
Një opozitë demokratike merr përsipër mbrojtjen me metoda demokratike dhe ne garantojmë se pa qeveri teknike, vota e qytetarëve ka vdekur para se të hyjë në kuti. Ndaj dhe si një përpjekje të madhe qytetare dhe opozitare për mbrojtjen e votës së shqiptarëve, të shkojmë në qeveri teknike siç shkon Greqia në çdo zgjedhje dhe disa vende të tjera, të cilat i kanë harruar problemet elektorale, duhet të shkojë edhe Shqipëria në këtë drejtim në interesin më të mirë të paqes, stabilitetit në Shqipëri dhe zhvillimit të saj.
TIRANA- Qeveria ka kërkuar shtyje me 11 muaj të afatit të mbylljes së shtesës së projektit |”Zhvillmi i Integruar Urban dh...
TIRANA- Kompanitë e sigurimeve kanë paguar më pak dëme në muajt e parë të këtij viti. Sipas statistikave nga Autoritet...
TIRANA- Të gjithë personat fizikë që për vitin tatimor 2024 kanë realizuar një fitim tatimor mbi 14 milionë lekë,...
TIRANA- Teksa Shqipëria ka zyrtarisht 42% të popullsisë në rrezik të varfërisë, shpenzimet për ndihmën ekonomike ...