Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë tjetër për vete (VIDEO)
TIRANË- Presidenti turk Rexheo Tajip Erdogan ka nisur vizitën zyrtare ditën e sotme në Tiranë. Pas mbërritjes në kryeq...
TIRANË- Presidenti turk Rexheo Tajip Erdogan ka nisur vizitën zyrtare ditën e sotme në Tiranë. Pas mbërritjes në kryeq...
TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë ka bërë një reagim zyrtar pas revoltës së djeshme të opozitës në seancën plenare. Në reagim thuhet se Kuvendi i Shqipërisë, si institucioni më i rëndësishëm kushtetues që mishëron vullnetin e popullit nëpërmjet të zgjedhurve të vet, u sulmua dje si kurrë më parë dhe u përball me akte të rënda, deri në zjarrvënie, të dënueshme në aspektin e legjislacionit shqiptar dhe absolutisht të papranueshme në çdo aspekt tjetër.
Gjithashtu në reagim shtohet se veprimet e ndërmarra nga deputetët e përfshirë, përmes goditjes me sende të forta ndaj personave të tjerë dhe djegies, shkatërrimit dhe dëmtimit të pajisjeve në sallën e seancave plenare, kanë shkaktuar përveç veprave penale edhe dëmtime të rënda të pronës publike.
Kuvendi thotë se ka ngritur një grup pune për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara dhe në përfundim të këtij vlerësimi, deputetët e përfshirë do të ngarkohen me përgjegjësinë e dëmshpërblimit të plotë financiar. Po ashtu bëhet me dije se zëvendësimi i plotë i tyre dhe i çdo pajisjeje tjetër të dëmtuar do të bëhet ekskluzivisht me të ardhurat që do t’u mbahen nga paga deputetëve të përfshirë.
REAGIMI:
Kuvendi i Shqipërisë, si institucioni më i rëndësishëm kushtetues që mishëron vullnetin e popullit nëpërmjet të zgjedhurve të vet, u sulmua dje si kurrë më parë dhe u përball me akte të rënda, deri në zjarrvënie, të dënueshme në aspektin e legjislacionit shqiptar dhe absolutisht të papranueshme në çdo aspekt tjetër.
Veprimet e ndërmarra nga deputetët e përfshirë, përmes goditjes me sende të forta ndaj personave të tjerë dhe djegies, shkatërrimit dhe dëmtimit të pajisjeve në sallën e seancave plenare, kanë shkaktuar përveç veprave penale edhe dëmtime të rënda të pronës publike.
Kuvendi i Shqipërisë, ka ngritur një grup pune për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara dhe në përfundim të këtij vlerësimi, deputetët e përfshirë do të ngarkohen me përgjegjësinë e dëmshpërblimit të plotë financiar. Karriget e djegura prej tyre nuk janë të tyret, po janë të popullit shqiptar dhe janë blerë e mirëmbahen ashtu si edhe të gjitha pajisjet e tjera, me taksat e shqiptarëve. Zëvendësimi i plotë i tyre dhe i çdo pajisjeje tjetër të dëmtuar do të bëhet ekskluzivisht me të ardhurat që do t’u mbahen nga paga deputetëve të përfshirë.
Kuvendi i Shqipërisë u kujton të gjithëve se ky institucion është besimi dhe vullneti i popullit dhe populli nuk është një karrige që digjet, po është Sovrani që shërbehet deri në fund nga Kuvendi për besimin dhe vullnetin e Tij.
DashiTë dielen ata që duan të flasin për dashurinë gjatë orëve të ardhshme do të jenë të favorizuar. Ve...
TIRANA- Sot është zhvilluar mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave. Pas përfundimit të kësaj mbledhjeje, min...
TIRANA- Këtë vit, INSTAT nuk ka publikuar asnjë tregues në lidhje me punësimin në vend, për shkak të përputhjes s...
TIRANA- Fitimet e investitorëve të huaj nga kompanitë shqiptare kanë arritur një rekord të ri historik për gjysmën e p...