
Masakra mjedisore në Shijak/ Ja si shfajësohej një muaj më parë kryebashkiaku Arbana para "Piranjave", përball faktev...
SHIJAK- Prej mbrëmjes së djeshme është ngritur sërish shqetësimi i banorëve të fshatit Hardhishtë në lidhje ...
SHIJAK- Prej mbrëmjes së djeshme është ngritur sërish shqetësimi i banorëve të fshatit Hardhishtë në lidhje ...
TIRANA- Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, së bashku me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, kanë ndërmarrë një iniciativë ligjore për rimbursimin e taksave të paguara padrejtësisht nga profesionistët e lirë. Ndërkohë, pritet që propozimi ligjor të diskutohet në Kuvend, ku PD do të kërkojë mbështetjen e të gjithë deputetëve për miratimin e tij. Kjo iniciativë vjen dy muaj pasi Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar taksën mbi Profesionet e Lira si një taksim antikushtetues dhe të padrejtë, mijëra taksapagues ankohen se përpara këtij vendimi ato janë detyruar nga qeveria për të paguar këtë taksë.
Tabaku ka deklaruar se gjatë kohës kur vendimi ishte në shqyrtim, qeveria vazhdonte t’u kërkonte këto taksa bizneseve të vogla dhe profesionistëve të lirë, duke treguar një qëndrim të padrejtë ndaj shtresës së mesme. Ajo kritikoi ashpër qeverinë, me anë të një videoje të postuar në rrjetet sociale, për mosveprimin e saj pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
”Ky është propozimi ligjor që, bashkë me z. Bardhi, po dorëzojmë për rimbursimin e çdo qindarke të paguar nga profesionistët e lirë...Nëse një qytetar apo biznes do të ishte debitor ndaj qeverisë, ajo do të përdorte të gjithë forcën e shtetit për ta marrë borxhin. Sot, kur është radha e qeverisë t’u kthejë paratë qytetarëve, ajo heziton", tha Tabaku.
Nga ana tjetër kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, në mbështetje të këtij propozimi, theksoi rëndësinë e mbrojtjes së profesionistëve të lirë dhe shtresës së mesme si shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare. Ai thotë se janë të vendosur të qëndrojnë në krah të tyre dhe të sigurojnë që drejtësia të vihet në vend.
TIRANA- Qeveria ka kërkuar shtyje me 11 muaj të afatit të mbylljes së shtesës së projektit |”Zhvillmi i Integruar Urban dh...
TIRANA- Kompanitë e sigurimeve kanë paguar më pak dëme në muajt e parë të këtij viti. Sipas statistikave nga Autoritet...
TIRANA- Të gjithë personat fizikë që për vitin tatimor 2024 kanë realizuar një fitim tatimor mbi 14 milionë lekë,...
TIRANA- Teksa Shqipëria ka zyrtarisht 42% të popullsisë në rrezik të varfërisë, shpenzimet për ndihmën ekonomike ...