POLITIKE

"Të gatshëm për raport të përbashkët!" Mbledhja e Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up, drejtorët e QSUT-së dhe spitaleve të tjera në vend do të dëshmojnë!

M.B. Përditësimi i fundit 4 Shtator 2024, 10:01

"Të gatshëm për raport të përbashkët!"

TIRANA- Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi, rinisi sot mbledhjet. Që në fillim të takimit të sotëm u diskutua për miratimin e listës së dëshmitarëve, që do të thirren nga e hëna e ardhshme. Kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi tha se do të thërrasin ish-drejtorët e QSUT-së, drejtoreshën aktuale, drejtorët e spitalit të Durrës, Shkodrës.

Nga ana tjetër anëtari Petro Koçi tha se duhet të piketojnë dëshmitarët më të rëndësishëm dhe mos të merren me shtimin e numrit të dëshmitarëve, por me cilësinë. Vokshi iu përgjigj duke thënë se në varësi të deklaratave të dëshmitarëve mund të rezultojë që edhe lista të jetë më e shkurtër, sepse edhe Komisioni mund të vendosë më pas që nuk do të ketë nevojë për dëshmitarë të tjerë. 

Socialisti Plarent Ndreca tha nuk duhe të bëjnë pyetje të përsëritura dhe duhet të koordinohen. Ndërsa demokratja Ina Zhupa tha se shpresojn të bëjnë një punë në interes të publikut, pasi, sipas saj, po gjykojnë një aferë që shkon në 420 mln euro.

DISKUTIMI NË KOMISION:

Albana Vokshi: Do të thërrasim ish-drejtorët e QSUT, drejtoresha aktuale, drejtorët e spitalit të Durrës, Shkodrës. Janë të gjithë mjek. Dhe mjekët që kishim në listën e dëshmitarëve para se të mbyllej sesioni i kaluar, por nuk arritëm t’i thërrisnim të gjithë. Do fillojmë nga e hëna dhe deri në fund të javës që vjen.

Petro Koçi: Unë mendoj që të piketojmë dëshmitarët më të rëndësishëm, mos të merremi me shtimin e numrit të dëshmitarëve, por të merremi me cilësinë.

Albana Vokshi: Në varësi të deklaratave të dëshmitarëve mund të rezultojë që edhe lista të jetë më e shkurtër, sepse edhe Komisioni mund të vendosë më pas që nuk do të ketë nevojë për dëshmitarë të tjerë, pasi mund të arrijnë në përsëritje. Jemi munduar të kemi një listë koncize, jo të mbingarkuar. Secili dëshmitar do marrë kohën e vetë, pasi çdo anëtarë mund të ketë pyetjet e veta për të bërë.

Plarent Ndreca: Edhe ne e diskutuam dje në mbledhje kryesie, por është e vështirë nga ana tjetër të thërrasësh njërin dhe jo tjetrin, pasi duket sikur i sheh me sy të ndryshëm. Por, mund të koordinohemi me pyetjet. Mos të bëjmë pyetje që bien në përsëritje. Do të tentojmë të kemi një koordinim, kërkojmë dhe koordinimin e palës tjetër.

Ina Zhupa: Komisioni ka një zgjatej të afatit të punimeve, pasi kishim mungesë informacioni. Por, ky komision po gjykon procedurat, kontratën dëmin, si mund të ishte zgjedhje më e mirë pa vjedhur xhepat e qytetarëve. Mjekët që nuk na japin informacionin e duhur ndoshta mund t’i shmangim. Mos të harxhojmë minuta të tëra duke i pyetur ku e mbaruar diplomën, çfarë ke bërë më parë… shpresojmë të bëjmë një punë në interes të publikut, se po gjykojmë një aferë që shkon në 420 mln euro që mund të ishin vënë shumë mirë në shërbim të qytetarëve. Këto para mubnd të ishin vënë në funksion të ilaçeve, pacientëve. Uroj që mazhoranca dhe opozita në fund të dalin me një raport të përbashkët që të pasqyrojë realitetin.

Edona Bilali: bashkohem me një pjesë të fjalës së Zhupës që të dalim me një raport. Ndërkohë, duhet sqaruar procedurat, që në të ardhmen kur të jepet ky shërbim, gjërat të jenë aq të qarta sa çdo kush të ndihet i qetë në realizimin e detyrës së tij, nga specialisti te ministri.

Xhelal Mziu: Sot ne duhet ta kishim të detajuar se kush dhe kur do të vijë. Duhet të avancojmë që të mos shkojmë prapë në afatin limit dhe të mos kemi mbaruar punë.

Albana Vokshi: Lista që sapo ju lexova është për javën që vjen, nga e hëna të premte. Janë caktuar dëshmitarët për të hënën, por jo orari i saktë, pasi p.sh. edhe Komisioni i Ligjeve ka punë pothuajse çdo ditë, pra varet nga koha që ju keni në dispozicion për këtë komision

komisioni per shendetesine

video

Protesta e Piranjave.

Protesta e Piranjave.

SEZONI 5 - EPISODI 16

Festa e Mikelës Djalë apo vajzë

Ashensorët e QSUNT peng i një tenderi

Burokracitë që lënë punonjësit pa rroga

Tenderi absurd i bashkisë Himarë

Historia e trishtë e një nëne

'Rikthimi' i dosjes 184 - ok

Shantazhuesi vulgar i Shëngjinit

Anijet gjenerator, një dosje që duhet hapur

Tatimi i profesioneve të lira, protesto me piranjat

SEZONI 5 - EPISODI 15

Parada e krenarisë

Ditë të mira për Valbonën

Duke pritur fadromën e IKMT

Mozaik mashtrimesh online

A duhet të votojë diaspora

Qeveria në një tur ahengjesh politike

SEZONI 5 - EPISODI 14

Muharrem Salihu, kandidati shqiptar për eurodeputet

Botoksi, kur estetika justifikon paligjshmërinë

Në shtëpinë e dy nënave

Shlyerja e një borxhi të vonuar

Amaneti i një borxhi të pashlyer

Piranjat nën një valë sulmi nga pseudoathetarët

Anijet gjenerator 'luftë' ambientalistëve

Përndjekësi xhentil, i dhunshëm

Zbulohet fjalimi i vërtetë i Edi Ramës në Athinë.

SEZONI 5 - EPISODI 13

Varfëria këmbëkryq dhe lufta për mbijetesë e një nëne

Sa vlen jeta e një punëtori në Shqipëri

Kryetari i bashkisë Mat dhe hec-et e vëllait

TEC-et lundruese, kompania Renco zapton zyrat e shtetit

Një kryeministër në 'Shtëpine e armikut'

Borxhi i pashlyer për shkak të 'Dashurisë'

Taksa e re e qeverisë dhe agonia e profesioneve të lira

Piranjat numërojnë autobuzët në mitingun e Ramës në Athinë.

Piranjat në mitingun e Ramës në Athinë

SEZONI 5 - EPISODI 12

Hajmalitë magjike të shehut 'bamirës'

Ronela Hajati dhe i dashuri tradhtar i shoqes

Shqipëria, një linjë e legjitimuar e trafikut klandestin

Historia e trishtë e një nëne dhe djalit të saj

Ndërtues apo mashtrues i dhunshëm

SEZONI 5 - EPISODI 11

Çfarë po ndodh me lali Erin

'Nona fare' tik toksi milanez që gjobit vajzat

Drejtoreshë e re, avaz i vjetër

Shkodra, Tropoja dhe Soni Malaj në mes

Beteja e banorëve të një fshati ndaj Hec-it abuziv