POLITIKE

"Të shpallësh vepër penale bamirësinë, nuk ndodh askund", Berisha: Sulmi ndaj fëmijëve autikë, makabritet!

M.B. Përditësimi i fundit 14 Shtator 2024, 14:34

"Të shpallësh vepër penale bamirësinë, nuk ndodh

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhje me akuzën e ngritur nga SPAK ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit. Berisha tha se të akuzosh se Jamarbër Malltezi ka korruptuar atë dhe bashkëshorten e tij se ka financuar me paratë e tij, fëmijët e familjeve në nevojë që nuk i përballojnë dot shpenzimet, është e pakuptimtë. Berisha tha se të shpallësh vepër penale bamirësinë, nuk ndodh askund tjetër.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Nuk ka diskutim se si prind, si mjek, si njeri, sulmi ndaj fëmijëve autikë përbën për mua, mund t’i thuash nazist, komunist, por jo, nuk them nga ato, them njerëz të denatyruar nga paratë e krimit që kanë marrë, se ndryshe nuk mund ta bënin kurrë. A nuk të bën përshtypje ty një akt i tillë? Unë me sinqeritet nuk e dija se sa Jamarbër Malltezi dhe Argita Malltezi kanë kontribuar. E di që ata japin çdo vit përqindjen e fitimeve për bvamirësi, këtë e kanë ligj, por sa ishin nuk e dija. U gëzova shumë. Pse u gëzova?

Dominik Skalione, ka blerë për këtë fondacion, me paratë e tij personale, 106 mijë dollarë një aparaturë ultramoderne për diagnozën paranatale, fetale, të patologjive të ndryshme dhe e ka dorëzuar në maternitetin e Tiranës. Më vjen mirë që Abi dhe Gita kanë respektuar një virtyt, një traditë shumë pozitive shqiptare. Dhe e kanë bërë këtë në përputhje me të gjitha ligjet. Edi Rama, në sulmin kundër Sali Berishës, ka përdorur faktin se Liri Berisha është drejtuese e këtij fondacioni dhe kësaj qendre. Por ka harruar se ajo qendër është qendër suksesi të vërtetë dhe se Liri Berisha ka derdhur aty 19 vite të jetës së saj me përkushtimin më të madh, pa asnjë qindarkë shpërblim.

A është e mundshme kjo? Kjo në rrafshin njerëzor është gjëja më e pamundshme. Nga ana tjetër, kjo nuk ishte në materialin e parë, kjo është shtuar te e dyta. Se unë po dëgjoja televizionin, se këta kanë gazetarët që i paguajnë dhe i manipulojnë, dëgjoj një gazetare që po, kanë financuar edhe fondacionin. Pastaj e pashë këtë, dhe këto janë faqet e fundit të aktakuzës. Sigurisht që në çdo rrafsh, ky është makabritet.

Të akuzosh se Abi Malltezi më ka korruptuar mua dhe bashkëshorten time se ka financuar me paratë e tij, fëmijët e familjeve në nevojë që nuk i përballojnë dot shpenzimet, të panjohura, atëherë çfarë mund të them unë? Të shpallësh vepër penale bamirësinë, po mund të ndodhë kund në botë, përveçse këtu? Këta po, se këta janë të mbrujtur me krim dhe ves në profesionin e tyre. Unë garantoj se këto do i faktoj!

pd

video

Çfarë rri në mendjen e një Piranje në mënyrë të përhershme?

Çfarë rri në mendjen e një Piranje në mënyrë të përhershme?

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 18

Industritë e rënda dhe ndotja e lumenjve

Një 'lapsus' i qëllimshëm

Historia e një 'arkitekti' profesionist

Makinat 'private' të bashkisë Tiranë

Aferat korruptive pas skandalit të Gramshit

'Landfilli' abuziv i bashkisë së Krujës

Kush i dogji plehrat e Shijakut

Mirësia

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 17

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Papërgjegjshmëria apo paaftësi

Sekti i bordit të mbikqyrjes publike

Bashkia Tiranë zhvat bizneset

Beteja për pastrimin e Prishtinës

Fëmijët që nuk i lexon më as algoritmi

Shkeljet ligjore në koncertin e Noizy-t

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 16

Prapaskenat në kurriz të një mësueseje

Prishtina dy javë mes mbeturinash

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Universiteti i arteve si 'fabrikë' titujsh

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Shkatërrimi i parkut qokë për Noizyn

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 15

A duhet të kontrollohen dyqanet e kafshëve

Ndarja e një çifti dhe vajza mes tyre

Kur kushërira të premton 'Parajsën'

Shteti i paligjshmërisë mund qytetarët

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Konflikt interesi apo korrupsion

Fjalimi i fitores i Edi Rames.

Kaçaniku, qyteti i ekstremistëve

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 14

Kursimet e një jete dhe mashtrimi me pronat

Rama, gënjeshtra me taksimin

Masakra mjedisore që po shkatërron Tiranën

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

Aksidenti i Burrelit dhe indiferenca e autoriteteve

Kur shteti ndërton pa lejen e shtetit

Demokracia

Dy kryebashkiakë dhe 'malet' me plera

Drejtori i ardhshëm i administratës.

Premtimet e Edi Ramës në Berat

Thonë se tragjedia dhe komedia ecin bashkë: Rilindja nisi si humor i zi, po mbaron si dramë mavi.

Një studim shkencor ka vërtetuar se tallavaja është muzika qe rrit sasine e qumështit tek delet.

Premtimet e Edi Ramës në Tepelenë.

Premtimet e Edi Ramës për Memaliaj.

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 13