POLITIKE

“U bë me porosi”, BIRN: PD kërkon hetim parlamentar për ligjin e Gardës së Republikës

M.B. Përditësimi i fundit 12 Shtator 2024, 19:42

“U bë me porosi”, BIRN: PD kërkon hetim parlamentar

TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi të enjten ngritjen e një komisioni etike për të hetuar procedurat parlamentare të ndryshimeve në ligjin “Për Gardën e Republikës”, pasi 6 muaj pas miratimit të tyre u zgjodh në krye të Gardës kandidati i paralajmëruar nga opozita.

“Do duhet të ngrini komision etike për të ditur kush e solli ligjin në Kuvend, kush i detyroi deputetët të votonin një emër që Rama e firmosi në shtator të 2024, në fakt e zgjodhi si investim i një oligarku që në shkurt 2024”, deklaroi Bardhi në seancë plenare.

Bardhi akuzoi se ky ishte rasti konkret i korrupsionit më të lartë, të miratimit të ligjeve me porosi, një mekanizëm që sipas tij mazhoranca e ka kthyer në normalitet. Në muajin mars kur u propozuan ndryshimet, Gazment Bardhi akuzoi qeverinë se po ndryshonte ligjin “me porosi të biznesmenit Kastrati” për të vendosur në krye të saj kandidatin Ermal Onuzi. Gjashtë muaj më vonë, paralajmërimi u bë fakt, pasi kryeministri emëroi në këtë detyrë Onuzin, pasi një konkursi të hapur nga ministria e Brendshme.

Onuzit iu dha e drejta për të kandiduar për këtë detyrë të rëndësishme pas miratimit të këtyre ndryshimeve ligjore që parashikojnë lehtësim të kritereve për t’u bërë drejtues i Gardës. Sipas Bardhit, kryeministri ka kryer një vepër penale në këtë rast.

“Nuk ka akt më korruptiv që të detyroni deputetët për të votuar një ligj të porositur. Ky është korrupsion, është vepër e pastër penale”, tha ai në Kuvend.

I pyetur nga BIRN mbi akuzat e opozitës, Onuzi mohoi të kishte lidhje me biznesmenin Kastrati.

“Nuk kam asnjë lidhje me Shefqet Kastratin”, tha ai nëpërmjet një bisede telefonike.

Edhe grupi “Kastrati” dhe presidenti i tij, Shefqet Kastrati hodhën poshtë çdo aludim për lidhje familje apo ndërhyrje në procesin e emërimit të Onuzit në krye të Gardës së Republikës. Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali nuk iu përgjigj kërkesës së Bardhit për komision etike dhe po ashtu nuk ktheu përgjigje për BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi. Ndërsa iniciatori i ndryshimeve ligjore, deputeti Nasip Naço, pretendoi gjatë një bisede telefonike se akuzat nuk qëndronin dhe se ishte i hapur që parlamenti të hetonte rastin nëpërmjet në një komisioni etike.

“Unë e mora iniciativën pas situatës së krijuar me dorëheqjen e kreut të Gardës në shkurt, për të gjetur një zgjidhje të shpejtë”, i tha ai BIRN-it, duke pretenduar se nëse ligji vinte nga qeveria do të donte 6-7 muaj kohë për t’u miratuar.

“Kriteret i ndryshuam pasi me kriteret e vendosura në vitrin 2021 vetëm 1 ose 2 persona mund të kandidonin”- shtoi ai.

Por Naço nuk arriti dot t’i jepte një arsyetim faktit që personi i paralajmëruar nga opozita u zgjodh në krye të gardës.

“Unë nuk mund të di kush konkurron kur propozoj një nismë ligjore”, tha ai, duke shtuar me ironi se “ndoshta ka ndikuar gjithë ajo luftë që ka bërë Bardhi që ai të fitonte konkursin”.

Naço këmbënguli se ndryshimet sillnin shumë risi në ligj dhe nuk lidheshin vetëm me kriteret e zgjedhjes së drejtorit./ BIRN

pd

video

Çfarë rri në mendjen e një Piranje në mënyrë të përhershme?

Çfarë rri në mendjen e një Piranje në mënyrë të përhershme?

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 18

Industritë e rënda dhe ndotja e lumenjve

Një 'lapsus' i qëllimshëm

Historia e një 'arkitekti' profesionist

Makinat 'private' të bashkisë Tiranë

Aferat korruptive pas skandalit të Gramshit

'Landfilli' abuziv i bashkisë së Krujës

Kush i dogji plehrat e Shijakut

Mirësia

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 17

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Papërgjegjshmëria apo paaftësi

Sekti i bordit të mbikqyrjes publike

Bashkia Tiranë zhvat bizneset

Beteja për pastrimin e Prishtinës

Fëmijët që nuk i lexon më as algoritmi

Shkeljet ligjore në koncertin e Noizy-t

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 16

Prapaskenat në kurriz të një mësueseje

Prishtina dy javë mes mbeturinash

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Universiteti i arteve si 'fabrikë' titujsh

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Shkatërrimi i parkut qokë për Noizyn

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 15

A duhet të kontrollohen dyqanet e kafshëve

Ndarja e një çifti dhe vajza mes tyre

Kur kushërira të premton 'Parajsën'

Shteti i paligjshmërisë mund qytetarët

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Konflikt interesi apo korrupsion

Fjalimi i fitores i Edi Rames.

Kaçaniku, qyteti i ekstremistëve

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 14

Kursimet e një jete dhe mashtrimi me pronat

Rama, gënjeshtra me taksimin

Masakra mjedisore që po shkatërron Tiranën

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

Aksidenti i Burrelit dhe indiferenca e autoriteteve

Kur shteti ndërton pa lejen e shtetit

Demokracia

Dy kryebashkiakë dhe 'malet' me plera

Drejtori i ardhshëm i administratës.

Premtimet e Edi Ramës në Berat

Thonë se tragjedia dhe komedia ecin bashkë: Rilindja nisi si humor i zi, po mbaron si dramë mavi.

Një studim shkencor ka vërtetuar se tallavaja është muzika qe rrit sasine e qumështit tek delet.

Premtimet e Edi Ramës në Tepelenë.

Premtimet e Edi Ramës për Memaliaj.

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 13