SOCIALE

2023/ Numri i ndërmarrjeve aktive arrin 130,319, rritje vjetore me 4%

M.B. Përditësimi i fundit 6 Qershor 2024, 07:59
2023/ Numri i ndërmarrjeve aktive arrin 130,319, rritje vjetore me 4%
Foto ilustruese

TIRANA- Vitin e kaluar numri i ndërmarrjeve aktive në vend arriti në 130,338 me rritje vjetore 4%, raportoi INSTAT. Sipas të dhënave të INSTAT numri i njësive ligjore të biznesit në total arriti në 226.778, por mbi 96 mijë janë fermerë të pajisur me Numër identifikimi të Personit të Tatueshëm (NIPT) krahasuar me 84.369 fermerë të regjistruar deri në fund të vitit 2022. Rreth 1600 ndërmarrje ushtrojnë aktivitetin ekonomik në më shumë se një vendndodhje krahasuar me 1.686 në fund të viti 2022.

13,636 ndërmarrje janë regjistruar gjatë vitit 2023, nga 15.700 të regjistruar gjatë vitit 2022. Rreth 86% e ndërmarrjeve janë prodhues të shërbimeve, nga 86,5% që ishin respektivisht në vitin 2022. Ndërmarrjet e mëdha me 50 e më shumë të punësuar zënë vetëm 1,6% ndaj totalit të ndërmarrjeve, 5,3% e ndërmarrjeve janë ndërmarrje të huaja e të përbashkëta, nga ku 43,6% e tyre janë me origjinë nga Italia, 7,5% nga Kosova dhe 5,8% nga Turqia;

31,2% e ndërmarrjeve drejtohen nga gratë, vlerë kjo e njëjtë me vitin 2022. Në bashkitë Tiranë, Durrës dhe Vlorë janë përqendruar pjesa më e madhe e ndërmarrjeve, ndërsa në bashkinë Pustec shënohet numri më i ulët. Në fund të vitit 2023 regjistrohen 139.591 njësi lokale nga të cilat 128.711 ushtrojnë aktivitetin ekonomik në një vendndodhje. Në grupin “Prodhues të të mirave”, sektori i industrisë ka ndikimin më të madh në ekonominë e vendit. Kontributi i industrisë në numrin ndërmarrjeve aktive është gjithsej me 7,4% dhe në punësim me 18,2%; në numrin e të punësuarve me pagë me 19,9% dhe në xhiron vjetore të realizuar me 20,8%;

Në grupin “Prodhues të shërbimeve” operojnë 86,2% e ndërmarrjeve aktive duke realizuar 65,9% të xhiros vjetore. Në këtë grup ndërmarrjesh, rolin kryesor e luan tregtia (kryesisht tregtia me shumicë, me pakicë dhe riparimi i automjeteve). Të punësuarit gjithsej në tregti zënë 19,1% të numrit të të punësuarve gjithsej. Ekonomia shqiptare është e fokusuar kryesisht n aktivitetin tregtar dhe shërbime të tjera.

Ndërmarrjet me aktivitet tregtar numërojnë 25,6% ndaj totalit të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë vitit 2023. Aktiviteti tregtar realizon edhe xhiron vjetore më të madhe në ekonomi, me 40,8%. Rreth 85,9% e ndërmarrjeve janë ndërmarrje të vogla me 1-4 të punësuar dhe kontributi i tyre llogaritet në 22,6% në punësim dhe 20,2% në realizimin e xhiros vjetore.

Ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar përfaqësojnë 1,6% të totalit të ndërmarrje, punësojnë 50,0% të të punësuarve gjithsej, dhe realizojnë 45,3% të totalit vjetor të xhiros. Në qarqet Tiranë, Durrës e Vlorë janë përqendruar rreth 65,6% e ndërmarrjeve. Numri më i madh i ndërmarrjeve shënohet në qarkun e Tiranës me 61.602 ndërmarrje, ndërsa numri më i vogël në qarkun e Kukësit me 1.408 ndërmarrje. Mbizotërimi i grupit të prodhuesve të shërbimeve është dukuri në të gjitha qarqet. Në qarqet Tiranë dhe Durrës janë përqendruar 58,2% e grupit të prodhuesve të shërbimeve./ Monitor

ndermarrje

video

Çfarë rri në mendjen e një Piranje në mënyrë të përhershme?

Çfarë rri në mendjen e një Piranje në mënyrë të përhershme?

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 18

Industritë e rënda dhe ndotja e lumenjve

Një 'lapsus' i qëllimshëm

Historia e një 'arkitekti' profesionist

Makinat 'private' të bashkisë Tiranë

Aferat korruptive pas skandalit të Gramshit

'Landfilli' abuziv i bashkisë së Krujës

Kush i dogji plehrat e Shijakut

Mirësia

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 17

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Papërgjegjshmëria apo paaftësi

Sekti i bordit të mbikqyrjes publike

Bashkia Tiranë zhvat bizneset

Beteja për pastrimin e Prishtinës

Fëmijët që nuk i lexon më as algoritmi

Shkeljet ligjore në koncertin e Noizy-t

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 16

Prapaskenat në kurriz të një mësueseje

Prishtina dy javë mes mbeturinash

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Universiteti i arteve si 'fabrikë' titujsh

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Shkatërrimi i parkut qokë për Noizyn

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 15

A duhet të kontrollohen dyqanet e kafshëve

Ndarja e një çifti dhe vajza mes tyre

Kur kushërira të premton 'Parajsën'

Shteti i paligjshmërisë mund qytetarët

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Konflikt interesi apo korrupsion

Fjalimi i fitores i Edi Rames.

Kaçaniku, qyteti i ekstremistëve

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 14

Kursimet e një jete dhe mashtrimi me pronat

Rama, gënjeshtra me taksimin

Masakra mjedisore që po shkatërron Tiranën

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

Aksidenti i Burrelit dhe indiferenca e autoriteteve

Kur shteti ndërton pa lejen e shtetit

Demokracia

Dy kryebashkiakë dhe 'malet' me plera

Drejtori i ardhshëm i administratës.

Premtimet e Edi Ramës në Berat

Thonë se tragjedia dhe komedia ecin bashkë: Rilindja nisi si humor i zi, po mbaron si dramë mavi.

Një studim shkencor ka vërtetuar se tallavaja është muzika qe rrit sasine e qumështit tek delet.

Premtimet e Edi Ramës në Tepelenë.

Premtimet e Edi Ramës për Memaliaj.

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 13