SOCIALE

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve: Të ardhurat e qytetarëve nga qiratë arritën në 350 mln euro më 2024

M.B. Përditësimi i fundit 19 Mars 2025, 07:31

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve: Të ardhurat e qytetarëve nga

TIRANA- Tregu i qirave po “shpërthen” nga flukset e turistëve të huaj, por të ardhurat zyrtare nga qiratë po rriten me ritme normale. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të ardhurat nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale (TAP) arritën në 5,3 miliardë lekë vitin e kaluar duke u rritur me 10.3% në krahasim me 2023.

TAP vilet mbi shumën bruto të pagesës për të ardhurat që vijnë nga dhënia me qira e pasurive të paluajtshme, ku aplikohet tatimi në burim prej 15%. Bazuar në ligjin për TAP qiramarrësi zbret masën e tatimit nga vlera mujore e qirasë dhe ua kalon atë organeve tatimore kompetente.

Shuma e të ardhurave nga TAP prej 5,3 miliardë lekësh është 15% e vlerës 35,6 mld lekë. Sipas krahasimit të të dhënat, tregu i qiradhënies kishte një vlerë zyrtare prej 350 milionë eurosh në të gjithë vendin, nga rreth 320 milionë euro që ishte në vitin 2023.

Zhvillimet në tregun real të qirave kanë qenë më të vrullshme gjatë vitit 2024. Stoku i banesave është rritur dhe gjithashtu edhe vlera e qirasë sidomos në Tiranë dhe në qytetet me turizëm të zhvilluar.

Të dhënat nga Air DNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Air BNB, të bëra të disponueshme për Monitor tregojnë se në vitin 2024 rreth 21 mijë apartamente ishin në dispozicion për tu dhënë me qira. Nga këto njësi u gjenerua një vlerë prej 85 milionë eurosh gati dy herë më e lartë se në vitin 2023.

Kërkesa e lartë e turistëve për qira ditore ka krijuar një efekt kaskadë duke rritur çmimet e qirave afatgjata. Nga shtatori në dhjetor të vitit 2024 çmimet e qirave janë rritur deri në 20% në Tiranë. Çmimet në zonat kryesore të Tiranës variojnë nga 500 deri në 800 euro për apartamente 1+1.

Për apartamentet 2+1, çmimet variojnë nga 800 deri në 2,500 euro. Ndërsa për apartamente me sipërfaqe më të madhe, qiraja është mbi 2,500 euro në muaj.

Në zonat periferike të kryeqytetit, të cilat njihen për stok cilësor, këto çmime mund të shkojnë nga 4,000 deri në 10,000 euro në muaj për njësi rezidenciale cilësore, si vila me hapësira të mëdha për rekreacion e hapësira të gjelbra përreth ambientit, sipas të dhënave nga “Colliers Albania”.

Nisur këto zhvillime qeveria dhe ministria e financave më parë kanë shprehur shqetësimin për informalitetin e lartë në këtë treg. Për efekt tatimi qiratë zyrtare sidomos ato afatgjata deklarohen me të ulëta se vlera reale në treg, duke bërë që shteti të mos marrë tatimin që i takon.

Tregu i qirave të banesave në Shqipëri ka pësuar ndryshime të konsiderueshme vitet e fundit, veçanërisht në zonat urbane si Tirana. Rritja e popullsisë urbane, migrimi nga zonat rurale dhe kërkesa e shtuar për strehim kanë ndikuar në rritjen e çmimeve të qirave. / Monitor

qirate banesat

video

SEZONI 7 EPISODI 12 - I PLOTE

SEZONI 7 EPISODI 12 - I PLOTE

Paralajmërimi i Piranjave

Gënjeshtrat e kryeministrit për energjinë

Mbeturinat e shijakut 'infektojnë' Fushë-Krujën

Ndërtimet abuzive në velipojë

Gjuha vulgare e një kryeministri

Ti nuk je vetem nje vote!

Dherat dhe inertet 'pushtojnë' Tiranën

Performanca e Zegjinesë së Roskovecit

Homazh per Papa Franceskon nga Dom Mark Pashkja

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 11

Një hormon i rrezikshëm në tavolinën tonë

Monologu: Pensionistët në 2025-ën

Mitingjet e PS dhe administrata në aksion

Fasulet që parashikojnë fatin

Landfilli i paligjshëm i Shijakut

1... ditë me Doktorin

Edi Rama - Cirku i fundjavës

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 10

PS-PD, beteja për Elbasanin

Nga premtimi për punë tek kërcënimi me jetë

Makthi i urgjencës së QSUNT 2

Rruga e bllokuar dhe premtimi i kryetares

Misioni i devijuar i Crimson Finance Fund Albania

E ardhmja e fëmijëve, peng i një firme

Roskoveci High-Tech dhe memoria e kryetares

Edi Rama hap fushaten ne studion e Piranjave duke prezantuar per herë te pare pasaporten biometrike

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 9

Gjithçka...për një celular

A na duhet vërtet pasaporta e BE-së

Në kërkim të Habibes

Ngjarja e Lushnjes dhe indiferenca e shoqërisë

Triumfi i Anisës

Helikopteri i Gjestit dhe mashtrimi i madh

Pasiguria Ushqimore

Skandali i Ministrisë me gripin e shpendëve

PS-PD, FJALA PËR ZONJAT KANDIDATE

Seriali Adolescence dhe Shqipëria

I 'forti' i Tropojës që dhunon fqinjët

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 8

Në kërkim të fëmijëve... dhe të divorcit

Pastori i 'mrekullive'

Makthi i urgjencës së QSUNT

Te rinjtë dhe politika, një raport gjithnjë e më klientelist

SEZONI 7 EPISODI 7

Padrejtësia e bashkisë ndaj një familjeje rome

Lëmoshë...me Mercedes

Dritëhijet e një aksidenti tragjik

Detaje të reja për rastin e Anisës, trondit ish-klientja: S'ndjej gjoksin!

Dështimi i paralajmëruar i Air Albania