SOCIALE

FMN: Bankat në Shqipëri të bëjnë gati strategji të reja në përshtatje me plakjen e popullsisë

M.B. Përditësimi i fundit 6 Shtator 2024, 07:44

FMN: Bankat në Shqipëri të bëjnë gati strategji të

TIRANA- Një numër në rritje i kombeve, ku përfshihet edhe Shqipëria, po përballen me rënien e popullsisë dhe me plakjen e saj, ndaj Fondi Monetar Ndërkombëtar, në një studim të posaçëm, lajmëron sektorin financiar dhe veçanërisht bankat se duhet të përshtasin planet e tyre të biznesit në raport me ndryshimet e mëdha demografike.

Duke përdorur të dhënat e OKB, Fondi Monetar Monetar vë në dukje se popullsitë e disa vendeve, duke përfshirë Shqipërinë, Bullgarinë, Serbinë dhe Republikën e Koresë parashikohet të zvogëlohen me më shumë se 50% deri në fund të këtij shekulli, ritmi më i lartë në rang global.

Popullsia e Kinës parashikohet të tkurret me 46% deri në vitin 2100, teksa ekonomi të tjera të mëdha, si Italia, Spanja dhe Gjermania, gjithashtu pritet të kenë reduktim të madh të popullsisë. Në të kundërt, Shtetet e Bashkuara parashikohet të ruajnë një profil demografik relativisht rinor, me popullsinë e saj që pritet të rritet me 16% deri në vitin 2100 krahasuar me vitin 2022.

Tendenca globale e plakjes së popullsisë ka implikime sidomos në sektorin financiar. FMN thotë se ndikimet specifike në sistemet bankare kërkojnë eksplorim të mëtejshëm. Popullsia në plakje i detyron bankat të rishikojnë operacionet e tyre. si për aktivet e tyre dhe pasivet. Një populli në plakje ul kërkesën për kredi, duke nxitur bankat për të ndjekur rrugë alternative.

Plakja e popullsisë do të reduktojë ofertat e kredisë, duke nxitur nga ana tjetër investimet në bono qeveritare dhe letra të tjera me vlerë, diversifikimin në sipërmarrje të reja financiare dhe zgjerim përtej kufijve. FMN vë në dukje se strategjitë e reja të bankave, nxitur nga zhvillimet demografike, gjithashtu mbartin rreziqe të reja.

Në njërën anë, plakja çon në një ulje të rrezikut mesatar të aftësisë paguese brenda sektorit bankar, që i atribuohet zvogëlimit të kredive, të cilat historikisht ishin pararendëse të krizave bankare. Por rreziqet e reja lidhen me kanalizimin e depozitave të tepërta në aktivitete të panjohura dhe potencialisht të rrezikshme.

FMN nënvizon se prania e rreziqeve të mundshme për bankat në shoqëritë në plakje shtron nevojën urgjente për përshtatje dhe një politikëbërje vigjilente. Plakja ndodh ngadalë dhe ndikimi gradual e bën efektin e saj të padukshëm në krahasim me faktorët tradicionalë që ndikojnë në aftësinë paguese të bankave. Bankat e mëdha që kanë shtrirje globale mund të zotërojnë elasticitetin për të përballur ndryshimet demografike, por bankat më të vogla mund të përballen me më shumë pengesa në përshtatjen me këto transformime demografike.

Në sfondin e ndryshimeve demografke, ku pasuria kalon nga brezi i bumit të lindjeve te gjenerata Z, të cilët mund të zhvillojnë një cikël jetësor dhe perspektiva financiare të ndryshme banka duhet të hyjnë në një cikël të ri të përshtatjes. Tregu financiar i Japonisë mund të jetë shembulli i përshtatjes e tregjeve financiare me plakjen e popullsisë vë në dukje studimi i FMN./ Monitor

fmn

video

Sezoni 6 - Episodi 4

Sezoni 6 - Episodi 4

Këngëtari i plazhit

Miqësia e çuditshme e dy të rinjve

Të blesh asgjënë me para

Traktorë 'falas' për fermerët kosovarë

Biseda live nga parlamenti me ministrin Firo Lëngun

Diskutimet akademike në aplikacionin bigo

A duhet lejuar mishi me ractopaminë në Shqipëri

Kurajo e Laurës dhe arrestimi i abuzuesit

Sezoni 6 - Episodi 3

Flora e kavajës që 'shëron' impotencën

Skandali i institucioneve me kultivimin e drogës

Kur shantazhin ta bën babai

Kur bashkia vjedh edhe mbeturinat

Biseda skype me ministrin Firo Lëngu

Shqiptari viktimë e mashtrimit me bursa

Të biesh në gropën që ke hapur vetë

SEZONI - 6 - EPISODI - 2

KËNGA E PIRANJAVE

Piranjat vullnetare

Skandali i fundit me dy anijet gjenerator

OSSH- tendera abuzivë me lekët e qytetarëve

Katastrofa që mund të shkaktojë aeroporti i Vlorës

Djemtë 'eskorta' të xhomllikut

Kavajë, abuzoi 11 vjeçaren: I riu, më kanë vjedhur instagramit

Brenga e një poeti

SEZONI 6 - EPISODI 1

Misioni i 'Pamundur' i një agjencie shtetërore

Dritëhijet e një kleriku nacionalist

Një zvicerian në oborrin e bashkisë shijak

Tenderat familjarë të Bashkisë Selenicë

Beteja e një komuniteti ndaj padrejtësisë

'Tersi' i të premtes 13

Historia e tmerrshme e një të miture

E premte 13 shtator - @piranjatofficial ????? @syri.tv

Protesta e Piranjave.

SEZONI 5 - EPISODI 16

Festa e Mikelës Djalë apo vajzë

Ashensorët e QSUNT peng i një tenderi

Burokracitë që lënë punonjësit pa rroga

Tenderi absurd i bashkisë Himarë

Historia e trishtë e një nëne

'Rikthimi' i dosjes 184 - ok

Shantazhuesi vulgar i Shëngjinit

Anijet gjenerator, një dosje që duhet hapur

Tatimi i profesioneve të lira, protesto me piranjat

SEZONI 5 - EPISODI 15

Parada e krenarisë

Ditë të mira për Valbonën

Duke pritur fadromën e IKMT