SOCIALE

Kredia e mikrofinancës vijon zgjerimin, në rritje me pothuajse 15% në fund të tremujorit të parë

M.B. Përditësimi i fundit 23 Korrik 2024, 07:29
Kredia e mikrofinancës vijon zgjerimin, në rritje me pothuajse 15%
Foto ilustruese

TIRANA- Kredia e dhënë nga institucionet financiare jobanka vijoi rritjen edhe në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, portofoli i huasë i institucioneve financiare jobanka në fund të muajit mars 2024 arriti në 57.6 miliardë lekë ose pothuajse 560 milionë euro.

Portofoli i kredisë i dhënë nga këto institucione është rritur me 3.2% që nga fillimi i vitit dhe me 14.7% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023. Në pjesën dërrmuese, portofoli i kredisë së institucioneve financiare jobanka i takon institucioneve financiare jobanka të kredidhënies dhe të mikrofinancës. Kredia e dhënë nga mikrofinanca përbën rreth 7% të portofolit të total të kredisë për ekonominë shqiptare.

Kredia e dhënë nga këto subjekte po ndjek ritmet e larta të rritjes së kredisë edhe në sektorin bankar. Të dhënat tregojnë se në fund të muajit maj rritja vjetore e portofolit të kredisë për ekonominë të dhënë nga sektori bankar ka arritur në pothuajse 10%.

Rritja e kreditimit në segmentin e institucioneve financiare jo banka i takon kompanive me licencë për kredidhënie dhe mikrokredi. Megjithatë, edhe kompanitë e huadhënies kanë një vlerë të kredisë mesatare relativisht të ulët, çka në thelb tregon se rritja e portofolit të huasë i detyrohet kryesisht produkteve të mikrokredisë.

Mikrofinanca në Shqipëri përmbush kryesisht nevojat konsumatore të individëve dhe aktivitetin e bizneseve të vogla dhe mikro. Mikrofinanca ka si objektiv kryesisht atë segment që ka vështirësi për të siguruar akses për financim nga sektori bankar, duke përfshirë subjektet me të ardhura më pak të formalizuara dhe fermerët.

Megjithatë, duke shfrytëzuar teknologjinë, institucionet e modelit fintech kanë fituar një avantazh konkurrues në ofrimin e kredive ë kohë shumë të shpejtë dhe me procedura minimale, madje pa qenë nevoja që klienti të paraqitet për tu identifikuar dhe për të firmosur fizikisht.

Praktikat më dinamike u japin këtyre institucioneve një avantazh në raport me sektorin bankar, por ana tjetër e medaljes është se në përgjithësi kredia e dhënë prej tyre është ndjeshëm më e shtrenjtë krahasuar me sektorin bankar. Por, gradualisht Banka e Shqipërisë po ndërmerr një qasje më shtrënguese ndaj atij segmenti të mikrofinancës që e mbështet biznesin kryesisht tek kreditë e shpejta.

Në dy vitet e fundit disa aplikime të paraqitura nga subjekte të veçanta që mbështeteshin në plane biznesi të këtij lloji janë refuzuar nga Banka e Shqipërisë, përfshi edhe investitorë të huaj, siç është rasti i një prej subjekteve më të rëndësishme të mikrokredisë në Bullgari, Easy Credit.

Banka e Shqipërisë ka argumentuar se nuk do të pengojë licencimin e institucioneve të reja financiare të kredidhënies, por modeli i biznesit të tyre nuk duhet të mbështetet vetëm te kreditë e shpejta, me norma shumë të larta interesi. Me sa duket, Banka e Shqipërisë vlerëson se zgjerimi i mëtejshëm i këtij modeli biznesi, përveçse shoqërohet me rreziqe të larta për huadhënësin dhe huamarrësin, nuk i shërben interesit publik.

Ndërkohë, Banka e Shqipërisë po punon edhe për ndryshime rregullatore, që pritet të sjellin shtrëngime të ndjeshme për kredidhënien e institucioneve mikrofinanciare ekzistuese, veçanërisht atyre që japin kredi të shpejta. Me konsulencën e Bankës Botërore për të hartuar një rregullore që synon të kufizojë huadhënien dhe bazën e klientelës në mikrofinancën konsumatore.

Disa nga parimet ku do të mbështetet rregullorja e re do të jenë një analizë e shtuar financiare e huamarrësve, vendosja e një credit scoring (pikëzimi i kredimarrësve) dhe kufizim të numrit të kredive për një huamarrës të vetëm. Objektivi është që projektrregullorja e re të jetë gati në fillim të vjeshtës.

Këto ndryshime po vijnë pas një trysnie në rritje nga opinioni publik dhe Kuvendi i Shqipërisë, të nxitura sidomos nga çështja penale e ngritur ndaj një institucioni financiar të mbledhjes së kredive të këqija dhe përmbaruesve të lidhur me të, për shkelje ligjore në procesin e mbledhjes së këtyre detyrimeve. / Monitor

kredia

video

Çfarë rri në mendjen e një Piranje në mënyrë të përhershme?

Çfarë rri në mendjen e një Piranje në mënyrë të përhershme?

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 18

Industritë e rënda dhe ndotja e lumenjve

Një 'lapsus' i qëllimshëm

Historia e një 'arkitekti' profesionist

Makinat 'private' të bashkisë Tiranë

Aferat korruptive pas skandalit të Gramshit

'Landfilli' abuziv i bashkisë së Krujës

Kush i dogji plehrat e Shijakut

Mirësia

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 17

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Papërgjegjshmëria apo paaftësi

Sekti i bordit të mbikqyrjes publike

Bashkia Tiranë zhvat bizneset

Beteja për pastrimin e Prishtinës

Fëmijët që nuk i lexon më as algoritmi

Shkeljet ligjore në koncertin e Noizy-t

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 16

Prapaskenat në kurriz të një mësueseje

Prishtina dy javë mes mbeturinash

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Universiteti i arteve si 'fabrikë' titujsh

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Shkatërrimi i parkut qokë për Noizyn

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 15

A duhet të kontrollohen dyqanet e kafshëve

Ndarja e një çifti dhe vajza mes tyre

Kur kushërira të premton 'Parajsën'

Shteti i paligjshmërisë mund qytetarët

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Konflikt interesi apo korrupsion

Fjalimi i fitores i Edi Rames.

Kaçaniku, qyteti i ekstremistëve

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 14

Kursimet e një jete dhe mashtrimi me pronat

Rama, gënjeshtra me taksimin

Masakra mjedisore që po shkatërron Tiranën

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

Aksidenti i Burrelit dhe indiferenca e autoriteteve

Kur shteti ndërton pa lejen e shtetit

Demokracia

Dy kryebashkiakë dhe 'malet' me plera

Drejtori i ardhshëm i administratës.

Premtimet e Edi Ramës në Berat

Thonë se tragjedia dhe komedia ecin bashkë: Rilindja nisi si humor i zi, po mbaron si dramë mavi.

Një studim shkencor ka vërtetuar se tallavaja është muzika qe rrit sasine e qumështit tek delet.

Premtimet e Edi Ramës në Tepelenë.

Premtimet e Edi Ramës për Memaliaj.

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 13