Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë tjetër për vete (VIDEO)
TIRANË- Presidenti turk Rexheo Tajip Erdogan ka nisur vizitën zyrtare ditën e sotme në Tiranë. Pas mbërritjes në kryeq...
TIRANË- Presidenti turk Rexheo Tajip Erdogan ka nisur vizitën zyrtare ditën e sotme në Tiranë. Pas mbërritjes në kryeq...
TIRANA- Sot është zhvilluar mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave. Pas përfundimit të kësaj mbledhjeje, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka folur në lidhje me indeksimin e pensioneve. Gonxhja tha se synim i indeksimit është të ruhet fuqia blerëse dhe sfidë për qeverinë mbetet rritja e pensioneve, diskutimi për të cilin do të nisë në mes të muajit tetor. Ai tha se nga kjo përfitojnë 791 257 pensionistë, sipas numrit aktual të ndarë në këto dy kategori, pensione nga skema e detyrueshme dhe pensione nga programe e trajtime të veçanta si ushtarakët apo punonjësit e minierave.
“Vendimi i qeverisë për indeksimin e pensioneve 4.1 përqind. Nis me pagesat e muajit tetor. Përfitojnë 791 257 pensionistë, sipas numrit aktual të ndarë në këto dy kategori, pensione nga skema e detyrueshme dhe pensione nga programe e trajtime të veçanta si ushtarakët apo punonjësit e minierave. Sa i përket indeksimit të pensioneve, efektet llogaritet në 1.693 milion vetëm për tre muajt e 2024
Synim i indeksimit është të ruhet fuqia blerëse. Qeveria i ka në fokus, sfidë që të rrisim të ardhurat e pensionistëve që të kemi një jetë sa më të denjë për ta. Po studiojmë mënyrat që të kemi një rishikim të skemës dhe mundësive për të patur një rritje, duke nisur me rritjen e bonusit të fundvitit. Në mes të tetorit nis një proces ku do të shihet rishikimi i pensioneve”, u shpreh ai.
DashiTë dielen ata që duan të flasin për dashurinë gjatë orëve të ardhshme do të jenë të favorizuar. Ve...
TIRANA- Sot është zhvilluar mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave. Pas përfundimit të kësaj mbledhjeje, min...
TIRANA- Këtë vit, INSTAT nuk ka publikuar asnjë tregues në lidhje me punësimin në vend, për shkak të përputhjes s...
TIRANA- Fitimet e investitorëve të huaj nga kompanitë shqiptare kanë arritur një rekord të ri historik për gjysmën e p...