SOCIALE

Ndryshimet në buxhet/ Investimet kapitale rriten më tej në 1.5 miliardë euro, realizimi i dobët në 7 mujor

M.B. Përditësimi i fundit 2 Shtator 2024, 07:32

Ndryshimet në buxhet/ Investimet kapitale rriten më tej në 1.5

TIRANA- Me ndryshimet e fundit buxhetore, qeveria e çoi zërin e shpenzimeve kapitale në 150 miliardë lekë, nga 135 miliardë lekë që ishte në ndryshimet e fundit me rritje 11% nga Akti i parë normativ dhe 210 milionë euro më shumë nga buxheti fillestar. Fondet për investimet kapitale arritën rekordet e të gjitha kohërave, me rritje rreth 150 milionë euro, të cilat janë ndarë më së shumti ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Fondit të Zhvillimit Shqiptar.

Programi i rrugëve dhe infrastrukturës është përfituesi kryesor, teksa shumë ente publike u përballën me rënie të financimeve të tilla si bujqësia dhe shëndetësia të cilat edhe pa shkurtimet kanë buxhet të ulën në raport me nevojat që kanë. Nga janari në korrik të këtij viti, buxheti alokoi vetëm 24% të planit vjetor të investimeve publike.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, në fund të 7-mujorit, në zërin e investimeve publike u çelën vetëm 32 miliardë lekë, ose 24% e fondit vjetor të planifikuar për këtë zë, teksa qeveria rriti më tej financimet për këtë zë. Në krahasim me faktin e 7-mujorit 2023, investimet kapitale kanë shënuar rënie vjetore me 11%. Të dhënat tregojnë se qeveria ka dështuar të realizojë investimet publike, që është pika më e fortë e realizimit të programit të saj.

Me rishikimin e fundit, fondet e mbetura të investimeve janë rreth 117 miliardë lekë ose me shumë se 1,16 miliardë euro, te cilat do të alokohen në muajt e mbetur duke ndikuar negativisht në disa tregues të tjerë ekonomikë. Banka e Shqipërisë është shprehur më shumë se një herë se shpërndarja në mënyrë jo të harmonizuar e fondit të investimeve gjatë vitit financiar ndikon negativisht kursin e këmbimit.

Mungesa e fondeve buxhetore në qarkullim është bërë shkak për forcimin e mëtejshëm të Lekut, teksa përqendrimi i tyre në muajin dhjetor bëhet shkak për rritjen e inflacionit. Ish-ekspertë të thesarit në Ministrinë e Financave pohuan se përqendrimi i fondeve në fund të vitit rrit rrezikun e shpërdorimit të tyre.

Arsyet për mosrealizimin e programit të investimeve publike po lidhen me ngecjen e procedurave dhe hezitimin e punonjësve të prokurimeve për të firmosur, nisur nga frika e hetimeve të SPAK.

Burime brenda Agjencisë se Prokurimeve Publike pohuan se, ka një krizë për burime njerëzore në sektorin e prokurimeve dhe një frikë të jashtëzakonshme për të firmosur dokumentet e tenderëve.

Institucionet financiare ndërkombëtare, nga ana tjetër, kanë rritur shqetësimet se menaxhimi i kornizës së investimeve publike përballet me dobësi në të gjitha fazat, që nga klasifikimi i projekteve e deri te zbatimi i tyre.

Në ndryshimet buxhetore të këtij viti, Ministria e Financave ka autorizuar entet publike të kryejnë tenderat të cilët do të vijojnë financimet edhe vitin që vjen./ Monitor

Burimi: Ministria e Financave
Burimi: Ministria e Financave

buxheti

video

SEZONI 6 EPISODI 16 - I PLOTE

SEZONI 6 EPISODI 16 - I PLOTE

Shkodra elektronike, sfida e një muzike ndryshe

Minipiranjat në aksion

Polici i bashkisë dhe kioska pa leje

Saga e mashtrimeve të Indrit Picallit

Skandali i ndërtimeve mbi kolektorin e Shkodrës

Skandalet e njëpasnjëshme në teatrin kombëtar

Sali Berisha intervistë për Piranjat

Sezoni 6 - Episodi 15

Zënka që nisi për 15 KG fasule

'Kafshët magjike' të Marina Orfei

Dënimi i dytë i një poeti

'Free Fire' loja që po shkatërron adoleshentët

Çfarë fshihet pas projekteve të teatrit kombëtar ?

Sezoni 6 - Episodi 14

Drilon Hoxha, 'Gangsteri' i mirë

Pasojat e një zjarri dhe e drejta e mohuar

'Free Fire' loja që po shkatërron adoleshentët

Gjyshi përball nipit, një sherr pa mbarim

Mashtrimi me heqjen e ekspulseve

Zhurma e politikës italiane pas investigimit tonë

Sezoni 6 - Episodi 13

Të nxirresh jashtë nga shtëpia jote

Të vuash pasojat e diçkaje që s'e ke bërë

Dashuria 'e pamundur' e një 18-vjeçareje

Kalvari i një familjeje për të hyrë në shtëpi

Një tender për 'zbukurimin' e ushtarëve

Dështimi i suksesshëm i kampeve Italiane

SEZONI 6 EPISODI 12 - I PLOTE

'Të vërtetat' e Indrit Picallit

Ura familjare e kryetares së bashkisë

Dashuria 'e pamundur' e një 18-vjeçareje

Një fabrikë vaji fut në sherr fqinjët

Dhuna që solli vizita e Ramës në Londër

Sezoni 6 - Episodi 11

Historia e 30 vjeçarit agresiv

Një i fiksuar në 'oborrin' e Piranjave

Fabrika e ndotjes dhe banorët e Lezhës

Kush e mashtroi Enver Petrovcin

Komisioni i apelimit, abuzuimi nis nga Veliaj

Nxënësi 'i tmerrshëm' i një shkolle në Tiranë

Sezoni 6 - Episodi 10

Piktori i parkut

Një piranja në panairin e librit

të fiksohesh pas gruas së tjetrit

Përplasjet e një çifti dhe fëmijët në mes

Çifti i lumtur

Shkeljet e bordit të mbikëqyrjes publike

Mashtruesi serial që premton Europën

Sezoni 6 - Episodi 9