SOCIALE

Qeveria: Çmimi i energjisë elektrike për qytetarët do të ulet nga 1 janari 2025

M.B. Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2024, 15:56

Qeveria: Çmimi i energjisë elektrike për qytetarët do

TIRANA- Nga 1 janari do t’u ofrojmë qytetarëve shqiptarë një çmim më të mirë të energjisë elektrike, deklaroi zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

“Ne kemi marrë një porosi dhe prej kohësh punojmë me OSHEE-në, KESH-in dhe me OST-në për të vlerësuar një ulje të energjisë elektrike duke nisur nga 1 janari i vitit 2025. Jemi në punë e sipër, në analizë e sipër, por jemi të sigurt që do t’ia dalim që duke optimizuar proceset teknike edhe ato financiare të kompanive tona, ne të kemi mundësi që nga 1 janari t’i ofrojmë qytetarëve shqiptarë një çmim më të mirë për energjinë elektrike”, u shpreh zëvendëskryeministrja.

Ulja e çmimit të energjisë elektrike është paralajmëruar edhe më herët nga kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me pensionistët.

“Jemi duke studiuar edhe një ulje të çmimit të energjisë. Ajo që kam kërkuar nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është që pensionistët të përfitojnë patjetër një ulje, sado të vogël. Po bëjmë një studim si afekton kjo. Por duke qenë se ekonomia është në një rrugë të mbarë dhe shpresoj mos kemi larg qoftë ndonjë situatë që kemi kaluar.”

Çmimi i energjisë për qytetarët aktualisht është 9.5 lekë/kwh. Sa i takon pensionistëve në vend aplikohen skema kompensimi që parashikojnë 640 Lekë për të gjitha  kategoritë e pensioneve, për nivelin e konsumit 200 kë/orë.  Të tilla janë kategoritë:

a) kryefamiljarët, që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror, dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar në sektorin publik ose të vetëpunësuar në sektorin privat;

b) kryefamiljarët, që përfitojnë pension pleqërie shtetëror, dhe jetojnë të vetëm ose kanë fëmijë në ngarkim, të cilët janë pa të ardhura;

c) Kompensimi për familjet, që do të kompensohen sipas pikës 1 të këtij vendimi, bëhet 240 vetëm për një kontratë të energjisë elektrike dhe jepet vetëm një herë për një familje./ Monitor

energjia elektrike

video

Sezoni 6 - Episodi 13

Sezoni 6 - Episodi 13

Të nxirresh jashtë nga shtëpia jote

Të vuash pasojat e diçkaje që s'e ke bërë

Dashuria 'e pamundur' e një 18-vjeçareje

Kalvari i një familjeje për të hyrë në shtëpi

Një tender për 'zbukurimin' e ushtarëve

Dështimi i suksesshëm i kampeve Italiane

SEZONI 6 EPISODI 12 - I PLOTE

'Të vërtetat' e Indrit Picallit

Ura familjare e kryetares së bashkisë

Dashuria 'e pamundur' e një 18-vjeçareje

Një fabrikë vaji fut në sherr fqinjët

Dhuna që solli vizita e Ramës në Londër

Sezoni 6 - Episodi 11

Historia e 30 vjeçarit agresiv

Një i fiksuar në 'oborrin' e Piranjave

Fabrika e ndotjes dhe banorët e Lezhës

Kush e mashtroi Enver Petrovcin

Komisioni i apelimit, abuzuimi nis nga Veliaj

Nxënësi 'i tmerrshëm' i një shkolle në Tiranë

Sezoni 6 - Episodi 10

Piktori i parkut

Një piranja në panairin e librit

të fiksohesh pas gruas së tjetrit

Përplasjet e një çifti dhe fëmijët në mes

Çifti i lumtur

Shkeljet e bordit të mbikëqyrjes publike

Mashtruesi serial që premton Europën

Sezoni 6 - Episodi 9

Njerëz dhe fate 2, një sukses i garantuar

Enigma e emrave të komisionit të apelimit

Gjoba absurde ndaj biznesit

Botoksi, e ardhmja ende pa zgjidhje

Burokracia që pengon pastrimin e Lanës

QSUNT, një muaj pa valvula biologjike

Ndotja nga inceneratorët dhe heshtja e Bankers

Klubi i Selanikut 2024

Sezoni 6 - Episodi 8

Ta marr dhe ta thyej

Një përndjekës serial nga burgjet franceze

Tenderi i dyshimtë i Pogradeci invest

Implanti i ujërave të zeza, gjoba e rradhës ndaj biznesit

Të fiksohesh pas gruas së fqinjit

E vërteta e kobaltit të brakiterapisë

Sezoni 6 - Episodi 7

Gjoba absurde e oshee

A do ta ndihmojmë Kristinën?

Alehandro i tmerrshëm i TikTok-ut

Tërmeti dhe pasojat e një ligji të paqartë

Tan Brama dhe mashtrimi 19 milionë