SOCIALE

Qeveria përqendron investimet në Korridorin VIII, 88 mln euro më 2025

M.B Përditësimi i fundit 31 Tetor 2024, 07:47

Qeveria përqendron investimet në Korridorin VIII, 88 mln euro më

TIRANA- Në projektbuxhetin 2025 është parashikuar të financohen rreth 8,8 miliardë  (88 milionë euro) për Korridorin VII, nyja më e rëndësishme rrugore në vend. Financimi për 14 lote të Korridorit VIII zë 26.6 për qind fondeve të brendshme për transportin rrugor të programuara për vitin që vjen.

8 lote punimesh do të financohen për zgjerimin e Elbasan -Qafë Thanë që kushtojnë 3,4 miliardë lekë vitin që vjen rreth 34 milionë euro. Ndërsa 6 lote të tjera financohen për ndërtimin e segmenteve me drejtim nga Durrësi, Elbasan -Papër dhe Papër -Ura e Grykshit me 5,4 miliardë lekë financim. Vlera e plotë e këtyre 6 loteve është 15 miliardë lekë ose 150 mln euro në një gjatësi rreth 35 km.

Korridori VIII shtrihet afërsisht në 154 kilometër në territorin shqiptar. Kostot e plota ende nuk janë përllogaritur, për shkak të ndryshimit të gjurmës në segmentin e fundit. Si segment i parë i Korridorit- 8 do të jetë By pasi i Tiranës që njëkohësisht do të shpërbejë edhe për Korridorin 10 edhe për Korridorin 8. Për këtë aks është kryer studimi i fisibilitetit dhe nuk është tenderuar ende.

Aksi tjetër vijues i Korridorit- 8 është rruga Tiranë – Elbasan që ka përfunduar tashmë, ndërkohë që kanë përfunduar ndërtimi i By-pass-it të Fierit dhe të Vlorës që ndihmojnë qarkullimin lindje perëndim. Në pjesën shqiptare pika dalëse në Maqedoni e Korridorit 8 do të jetë ura e Bushtricës në Përrenjas për të shmangur lartësinë që krijon dalja në Qafë-Thanë.

Aktualisht po punohet segmentin Bypasi i Elbasanit që del në Labinot-Fushë dhe po  financohet nga buxheti i shtetit. Unaza aktuale e qytetit të Elbasanit, nuk ka parametrat e nevojshme për të përballuar trafikun në rritje të këtij korridori ndërkombëtar. Projekti është menduar të nisë nga përfundimi i autostradës Tiranë-Elbasan dhe të përfundojë në dalje të qytetit në Labinot-Fushë.

Më tej nga Labinot -Fushë drejt Përrenjasit 5.8 kilometra janë tenderuar dhe po financohen. Më tej Korridori 8 në pjesën shqiptare vijon edhe me dy lote të tjera deri në kufi me Maqedoninë. Nga Elbasani në Përrenjas Korridori 8 do të kalojë ne një trase krejt të re, e cila do të shtrihet përgjatë lumit Shkumbin duke shmangur punimet në mal.

Zhvillimet në infrastrukturën rrugore të Korridorit 8 janë pak kaotike, pasi projekti ka vetëm pak kohë që u ripërfshi në rrjetin kryesor Europian dhe shtetet që përfshihen në këtë aks po ndërtojnë me standarde të ndryshme. Në pjesën Maqedonase Korridori 8 është me 6- korsi ndërsa në pjesën shqiptare me 4- korsi./ Monitor

korridori viii

video

Çfarë rri në mendjen e një Piranje në mënyrë të përhershme?

Çfarë rri në mendjen e një Piranje në mënyrë të përhershme?

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 18

Industritë e rënda dhe ndotja e lumenjve

Një 'lapsus' i qëllimshëm

Historia e një 'arkitekti' profesionist

Makinat 'private' të bashkisë Tiranë

Aferat korruptive pas skandalit të Gramshit

'Landfilli' abuziv i bashkisë së Krujës

Kush i dogji plehrat e Shijakut

Mirësia

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 17

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Papërgjegjshmëria apo paaftësi

Sekti i bordit të mbikqyrjes publike

Bashkia Tiranë zhvat bizneset

Beteja për pastrimin e Prishtinës

Fëmijët që nuk i lexon më as algoritmi

Shkeljet ligjore në koncertin e Noizy-t

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 16

Prapaskenat në kurriz të një mësueseje

Prishtina dy javë mes mbeturinash

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Universiteti i arteve si 'fabrikë' titujsh

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Shkatërrimi i parkut qokë për Noizyn

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 15

A duhet të kontrollohen dyqanet e kafshëve

Ndarja e një çifti dhe vajza mes tyre

Kur kushërira të premton 'Parajsën'

Shteti i paligjshmërisë mund qytetarët

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Konflikt interesi apo korrupsion

Fjalimi i fitores i Edi Rames.

Kaçaniku, qyteti i ekstremistëve

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 14

Kursimet e një jete dhe mashtrimi me pronat

Rama, gënjeshtra me taksimin

Masakra mjedisore që po shkatërron Tiranën

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

Aksidenti i Burrelit dhe indiferenca e autoriteteve

Kur shteti ndërton pa lejen e shtetit

Demokracia

Dy kryebashkiakë dhe 'malet' me plera

Drejtori i ardhshëm i administratës.

Premtimet e Edi Ramës në Berat

Thonë se tragjedia dhe komedia ecin bashkë: Rilindja nisi si humor i zi, po mbaron si dramë mavi.

Një studim shkencor ka vërtetuar se tallavaja është muzika qe rrit sasine e qumështit tek delet.

Premtimet e Edi Ramës në Tepelenë.

Premtimet e Edi Ramës për Memaliaj.

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 13