Sulm kibernetik ndaj sistemeve të drejtësisë? Prokuroria dhe Gjykata e Lartë hedhin poshtë pretendimet

Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Lartë kanë reaguar zyrtarisht në lidhje me pretendimin e grupit “Homeland Justice” se ka kryer një sulm kibernetik në sistemet e drejtësisë duke deklaruar se kanë në dorë të dhëna sensitive.
Në reagimin zyrtar, Prokuroria e Përgjithshme thotë se janë duke u kryer hetimet, ndërsa thekson se nuk ka gjurmë komprometuese deri më tani në formën e hakërimit.
“Për shkak të interesit në lidhje me hackerimin e mundshëm të faqes zyrtare së Prokurorisë së Përgjithshëm, ju bëj me dije se nga verifikimet e kryera nga eskpertet e sigurisë së IT-së nuk janë konstatuar gjurmë kompromentuese deri në momentin që flasim në formën hackerimit. Stafet tona të IT-së janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën”,- sqaron Prokuroria.
Ndërkohë, Gjykata e Lartë sqaron se sulmi i hakerave është bërë ndaj faqes (gjykata.gov.al) e cila është në menaxhimin e plotë të KLGj, dhe sipas njoftimit, nuk ka asnjë lidhje me sistemin e brendshëm apo faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë.
“Në lidhje me interesimin tuaj, ju bëjmë me dije se Gjykata e Lartë, nuk ka pësuar sulm kibernetik, por sipas protendimeve të Homeland Justice, grupit në Telegram, ka pësuar sulm kibernetik faqja gjykata.gov.al e cila është në menaxhimin e plotë të KLGj, dhe nuk ka asnjë lidhje me sistemin e brendshëm apo faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë”,- sqaron Gjykata.
Lexo edhe
AKTUALITET
Rritet çmimi i biletës së transportit publik në të katër qytetet e Qarkut Dibër, banorët kundër: Më mirë të dalim me mushkë!

“Plumbi i Artë”/ Flet dëshmitari: Ja si e mora vesh që Fatmira Deda ishte e vdekur në garazh

Kabina elektrike rrezikonte jetën e banorëve, OSHEE merr masa pas denoncimit të “Piranjave”

Hakerat iranianë “Homeland Justice” sulmojnë Gjykatën e Lartë dhe Prokurorinë e Përgjithshme

Hyri me forcë në shtëpinë e një gruaje dhe e dhunoi, arrestohet 31-vjeçari

SPAK zbërthen pasuritë e Mirlinda Karçanajt, vila sekrete në Palasë dhe aseti misterioz në Qerret

Rruga e Gjinarit shembet për herë të tretë, banorët: Rrezik izolimi për qindra familje

Hetimet/ Shiste kokaine në parqet e Venecias, dënohet 'turisti’ shqiptar





