Krim në Roskovec/ Zbardhen emrat e viktimave, si e ekzekutoi 80-vjeçari gruan brenda banesës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pak minuta më parë fshatin Kuman, në Bashkinë Roskovec.
Sipas informacioneve paraprake, një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas është vetëvrarë, duke shënuar një tjetër rast tragjik të dhunës në familje. 80-vjeçari Shefit Rrapaj, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen Dashurie Rrapaj., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të fortë në komunitetin lokal, ndërsa policia vijon hetimet.
Njoftimi:
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Gara për pozicionin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, zbardhen emrat e 7 kandidatëve

Seanca për Veliajn/ Dumani ngre shqetësim për avokatin e kryebashkiakut: Plarent Ndreca ka konflikt interesi

Skandali seksual me anëtarin, reagon KLP! Ja çfarë pritet

Krim i rëndë në familje, burri vret gruan me sëpatë dhe më pas veten!

Nis seanca gjyqësore për kryebashkiakun, Veliaj nuk paraqitet në gjyq, merr avokat ish-deputetin e PS





