Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg... Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë ​Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'! Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Mi... Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghla... Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin 'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v... Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të s...
AKTUALITET

Atentat në Sarandë/ Viktima Artan Myrtaj, i përfshirë në plagosjen e dy personave. Si nisi saga e hakmarrjes

P
Piranjat20 September 2026, 12:10 · 3 min lexim
Atentat në Sarandë/ Viktima Artan Myrtaj, i përfshirë

Një atentat me armë zjarri tronditi mëngjesin e sotëm qendrën e Sarandës, pranë ish-agjencisë së vjetër, ku për pasojë humbi jetën 44-vjeçari Artan Myrtaj, i njohur ndryshe si “Tani Ruzhdiut”.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:55, teksa nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një kalimtar rasti, Xhevdet Skëndaj i cili raportohet se është transportuar për ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të frekuentuar të qytetit, ndërsa autorët dyshohet se kanë ndjekur viktimën dhe kanë qëlluar me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për dy persona që lëviznin me motor dhe mbanin skafandra, çka e ka bërë më të vështirë identifikimin e tyre.

Pas të shtënave, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes ndërsa policia thotë se janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe të Gjirokastrës me qëllim kapjen e tyre.

Myrtaj, i përfshirë në një tjetër ngjarje të rëndë në Sarandë

Emri i Artan Myrtajt ishte bërë i njohur më herët për policinë dhe organet e drejtësisë, pasi rezulton i përfshirë në hetimet për një ngjarje të ndodhur më 17 korrik 2025, në lagjen nr. 4 të Sarandës.

Në atë episod, me armë zjarri u plagosën Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj, të dy nga Kamza.

Sipas të dhënave të dosjes së hetimit, autor i dyshuar i plagosjes ishte Ramadan Zoto, ndërsa Artan Murtaj, Klaus Jaçaj dhe Erjon Canaj dyshohet se e kanë ndihmuar atë gjatë ngjarjes dhe në largimin nga vendi.

Myrtaj dhe Jaçaj ishin proceduar për veprën penale të “përkrahjes së autorit të krimit” dhe, sipas të dhënave të bëra publike për çështjen, ishin liruar para pak kohësh.

Ndërkohë, Ramadan Zoto ndodhet në burg për plagosjen e Lamës dhe Hajdarajt, ndërsa Erjon Canaj vijon të jetë në kërkim.

Seria e hakmarrjeve pas plagosjes

Pas ngjarjes së korrikut 2025, në Sarandë u regjistruan edhe episode të tjera kriminale, të cilat u lidhën në atë kohë me një zinxhir të mundshëm hakmarrjesh.

Një prej ngjarjeve më të rënda ishte vrasja me lëndë plasëse e Isuf Jaçajt, babait të Klaus Jaçajt. Në një tjetër episod u raportua edhe për dëmtimin e pronës së Ramadan Zotos.

Hetuesit pritet të verifikojnë nëse atentati i mëngjesit të sotëm lidhet me konfliktet e mëparshme apo nëse bëhet fjalë për një ngjarje me motiv tjetër. Në këtë fazë, motivi i atentatit nuk është bërë zyrtarisht i ditur.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.