Tejlor Tivari, autori i vrasjes me thikë i Valbon alias Marko Beqiraj në qytetin e Durrësit, është marrë i pandehur nga prokuroria e Durrësit për akuzën e “Vrasjes me dashje” dhe çështja kundër tij është dërguar për shqyrtim gjyqësor në gjykatë.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se bashkë me Tivarin, i pandehur për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit” është marrë dhe Xhenis Dakoli.
Ngjarja është rregjistruar në muajin shtator 2025, ku shkak janë bërë pikërisht ndjenjat sentimentale që viktima, i ka shfaqur autorit të krimit, Tejlor Tivarit.
Për shkak të refuzimit për të kryer marrëdhënie seksuale, viktima e ka kërcënuar me një thikë, Tejlor Tivarin, dhe ky i fundit ka filluar të përleshet, duke çuar në një kacafytje me njëri-tjetrin, ku të dyja palët i kanë shkaktuar dëme të ndërsjella në trup njëri-tjetrit.
Tivari, në dëshminë e tij thotë se ka marrë një thikë tjetër në kuzhinë dhe më pas e ka qëlluar plot 11 herë në pjesën e gjoksit, qafës dhe kokës, Marko Beqirajn.
Pas kryerjes së krimit të rëndë, ai ka kërkuar ndihmën e një shokut të tij, Xhenis Dakoli, i cili e ka çuar me makinë në shtëpi. Dakoli, nuk ka njoftuar Policinë e Durrësit për çfarë kishte ndodhur, edhe pse ishte vënë në dijeni nga Tejlor Tivari.
Pikërisht në banesë ai ka folur për ngjarjen me nënën e tij, e cila i ka sugjeruar që të vetëdorëzohej në polici, dhe Tejlor Tivari, është vetëdorëzuar në ambientet e Drejtorisë së Policisë Qarkut Durrës, duke treguar se ai ishte autori i vrasjes dhe më pas ka rrëfyer ngjarjen.
Në dëshminë e tij dhënë në policinë e Durrësit, autori i krimit, ndër të tjera ka treguar duke pretenduar dëmtime trupore dhe policia gjatë këqyrjes fizike, ka vërejtur dëmtime tek duart dhe në parakrahun e krahut të djathtë.
Tejlor Tivari, ka sqaruar njohjen me viktimën, Marko Beqiri, duke shpjeguar se njohja ka lindur për shkak se në dy raste ka blerë lëndë narkotike tek ky person.
Tivari, ka pohuar se në 24 shtator 2025, rreth orës 09:00, ka komunikuar në telefon për tu takuar për të blerë lëndë narkotike.
Pas komunikimit, viktima e ka ftuar që të shkonte në banesën që ndodhet tek pallati nr.983 tek tregu i fruta-perimeve në Durrës, banesë e cila ndodhet në katin e katërt.
Më tej Tivari, ka shpjeguar se pasi është ngjitur lart në apartament, ka gjetur në banesë vetëm, Marko Beqiraj, i cili sipas tij në një moment është zhveshur lakuriq fare dhe është afruar duke e joshur që të kryenin marrëdhënie seksuale.
Tivari, ka deklaruar se është stepur nga ky veprim dhe pastaj e ka shtyrë duke u larguar prej tij. Më pas ai thotë se Marko Beqiraj, ka veshur mbathjet dhe nuk e ka lejuar Tejlori të largohet, duke e kërcënuar me një thikë që mbante në dorë, me teh në formë sharre.
Më tej ai deklaron se janë përleshur dhe në një moment deklaruesi i ka marrë thikën dhe me të e ka goditur në trup dhe kjo thike është shkëputur (thyer) afër bishtit.
Autori i krimit, ka treguar se ka vijuar konfliktin dhe ka marrë një thikë tjetër dhe me këtë send, e ka goditur shumë herë viktimën në pjesë të ndryshme të trupit dhe më pas është larguar duke marrë me vete thikën, të cilën gjatë rrugës e ka hedhur.
Më pas, ai ka treguar se i kërkuar ndihmë të largohej diku shokut të tij Xhenis Dakoli, i cili pastaj e ka marrë me makinë duke e dërguar tek banesa e tij.
Gjatë rrugës Tejlori i ka thënë që kishte bërë një sherr të keq dhe i ka kërkuar që të shkonte tek banesa e tij.
“...në mbrëmje i kam treguar mamasë dhe vëllait tim ngjarjen, që kam kryer e më pas, nëna më ka thënë që të dorëzohehesha në polici...”- ka treguar Tejlor Tivari./syri
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
21 August17:57
Situata me zjarret/ Kryetari i Bashkisë së Mirditës: Flakët po përhapen nga era, zjarret janë të qëllimshme
Situata me zjarret në Mirditë vijon të jetë problematike, ndërsa flakët po përhapen me shpjtësi si pasojë e er...
AKTUALITET
21 August17:27
Reforma e re territoriale/ Përplasje në mbledhjen e Këshillit bashkiak të Cërrikut
Reforma e re territoriale ka shkaktuar debate në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Cërrikut, ku këshilltarë të mazhorancë...
AKTUALITET
21 August17:17
Aksident rrugor në Durrës/ Motori përplaset me një automjet të drejtuar nga dy turistë anglezë, plagoset rëndë 28-vjeçari
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një motor është përplasur me një automjet t&e...
AKTUALITET
21 August16:36
Fluks mjetesh dhe radhë kilometrike në Doganën e Bllatës në Dibër
Fluks mjetesh dhe radhë të gjata në pikën kufitare të Bllatës në Dibër, që lidh Shqipërinë me Maqedonin&e...
AKTUALITET
21 August16:23
Zjarri përfshin pyjet pranë Rrëshenit, evakuohen 4 familje
Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Tenë, pranë Rrëshenit, e cila ka përfshirë sipërfaqe me bim&...
AKTUALITET
21 August16:15
Situatë alarmante nga zjarret në Pukë / Flakët dalin jashtë kontrollit, evakuohen banorët në Pepaj: Të ndërhyhet nga ajri me urgjencë
Një situatë kritike është krijuar në fshatin Gojan të Pukës, ku një zjarr me përmasa të mëdha ka dalë...
AKTUALITET
21 August16:12
I dënuari nuk rikthehet në burgun e Reçit pas lejes shpërblyese, letra për familjarët e tij: Po largohem
Petrit Ndoci, i dënuari për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, ka përfituar nga leja shpërblyese nga burgu i Reçit për të...
AKTUALITET
21 August15:55
Aksident i rëndë te “Pushimi i Shoferit”/ Automjeti përplaset me furgonin, dy persona të lënduar
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në autostradën Lushnje-Fier, në vendin e njohur si “Pushimi i Shoferit&...
AKTUALITET
21 August15:49
Plagosja me armë zjarri në Shkodër, zbardhet dëshmia e Pjerin Bitanit: Më ofendoi në prani të familjarëve
Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës, ku Vladimir Bruçi u plagos me armë zjarri nga&n...
AKTUALITET
21 August15:41
Viktimat e aksidentit tragjik në Manëz ishin çift i porsamartuar, familja e vajzës italiane: Nuk e dinim këtë fakt
Tragjedia e rëndë automobilistike në Manzë të Durrësit, ku humbën jetën tre të rinj, ka tronditur edhe Italinë...