“Vrasje për herë të dytë”/ Autorit që vrau policin në Fier iu hoq burgu i përjetshëm, prek babai i viktimës

Pas vendimit të gjykatës për zbutjen e dënimit për autorin e vrasjes së oficerit të policisë në Fier, Novruz Cenalia, ka reaguar babai i viktimës.
Asllan Cenalia thotë se vendimi ishte “vrasje për herë të dytë”, ndërsa thotë se vendimin do e bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.
“Vendimi është i papritur për mua si prind. Si punonjës policie nuk e prisja atë vendim, por shpresoj te drejtësia deri në fund. Vendimi është vrasje e dytë për mua, çfarë të them? Do vazhdojmë rrugët ligjore, jam punonjës policie, zbatimin e ligjit. Nuk ka më të rëndë se ajo që na ndodhi, por do mundohemi ta përballojmë. Do ta çojmë vendimin në Gjykatën e Lartë, shpresoj që do të vihet drejtësia në vend. Ia kam lënë drejtësisë, të bëjë punën e saj” – u shpreh babai i policit të ndjerë.
Novruz Cenalia u vra nga Azgan Mernica në 13 maj të vitit 2024, në fshatin Baltëz të Fierit, pas një sherri për motive të dobëta. Së fundmi, gjykata ka zbutur dënimin për autorin, nga burgim i përjetshëm në 35 vite heqje lirie.
Lexo edhe
AKTUALITET
Qeveria zhduk gjurmët e krimit/ Tenderat e AKSHI-t transferohen tek Operatori i Blerjeve të Përqendruara

Kamionit me gurë i bie ngarkesa në autostradën Tiranë-Elbasan

Studentët e Mjekësisë pa pagesa për muaj me radhë, vonesa në bursat dhe ndihmën ekonomike

Sherr me armë mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Trento, një i plagosur! Si ndodhi ngjarja

Zbardhen vendimet e Qeverisë, ndryshon ligji për tatimin mbi të ardhurat! Projekt 100 milionë euro për Portën e Alpeve

Myk, ndryshk dhe mish i bllokuar/ KMY 'kyç gojën' për skandalin ushqimor

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, bie nafta, rritet benzina

Ish-kryetari i bashkisë së New York-ut, Erik Adams fiton pasaportën shqiptare





