AKTUALITET

Plumba të paralajmëruar/ Pazaret që ekzekutuan biznesmenin Mondi Mëhalla në Elbasan

Piranjat Përditësimi i fundit 6 January 2026, 20:22
Plumba të paralajmëruar/ Pazaret që ekzekutuan biznesmenin Mondi

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla, i cili u ekzekutua brenda makinës së tij “Range Rover” në Elbasan, sapo kishte dalë nga banesa e nënës së tij.

Mondi Mëhalla kishte qenë një biznesmen i padëgjuar deri mbrëmjen kur një armë u drejtua drejt trupit të tij dhe e la të vdekur, pranë një karburanti në lagjen ‘Emin Matraxhiu’ në Elbasan, ndërsa ndodhej brenda automjetit të tij.

Një ngjarje e cila shokoi fillimisht motrën e tij e cila rendi e para drejt makinës në të cilën ndodhej tashmë i pajetë i vëllai i saj, i qëlluar nga një dorë e afërt, që kishte mundur të avitej pranë makinës së tij dhe ta godiste në befasi, pa i lënë mundësi shpëtimi dhe një krim që në kontekstin e qytetit ku ndodh, ku bandat kanë bërë gjithmonë ligjin, ngriti menjëherë dyshimet rreth vetë personalitetit të ndërlikuar të viktimës.

Ai njihej gjerësisht edhe në kartelat e policisë, si një personazh me një të shkuar jo shumë të ndritur sa i përket figurës së tij.

Edmond Mëhalla që mbante edhe gjeneralitet Hyka, i cili kishte një biznes në Unazën Jugore të qytetit të Elbasanit, aty ku edhe u qëllua për vdekje në makinën e tij ‘Range Rover’ siç shikohet edhe në këto pamje nga një person i maskuar që i afrohet qetësisht dhe e godet në trup pa iu dridhur dora. Mondi Mëhalla që thuhet se ishte shok i ngushtë me Kei Piun, një personazh me precedent të theksuar penalë që i shpëtoi edhe një atentati të organizuar nga grupi i Talo Çelës, në vitin 2020.

Viktima që kishte në pronësi disa biznese, midis të cilëve ‘Hollyvood Lounge Bar’ si dhe një pikë karburanti të quajtur ‘Xhaxhi Oil’ si dhe një kompani taksish me emrin ‘El Taxi’.

Por ajo që duket se i shpërqëndroi në fillim hetimet dhe pistën kryesore të eleminimit të tij, ishin e shkuara e tij problematike me ligjin, ku kishte qenë i përfshirë në aktivitete që lidheshin me drogën, si edhe fakti që krimi ishte kryer vetëm 50 metra larg një tjetër masakre të ndodhur në Elbasan, atë ndaj Çapjave në vitin 2016, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagosën 8 të tjerë, si edhe në shqetësimet që i kishin ardhur atij kohët e fundit nga bashkëpronësia në një prej bizneseve.

Përplasje e cila kishte përfunduar deri në konflikt fizik midis tij dhe një prej ortakëve, për një shumë prej 700 mijë eurosh.

Por para se të shkojmë te kjo pistë dhe dyshimet që grupi hetues ka lidhur mbi arsyet e vërteta që çuan në eleminimin e Mondi Mëhallës, le të ndalemi fillimisht te dinamika se si u zhvillua krimi.

Dhe pse grupi hetues beson se vrasja e 43 vjeçarit, është e lidhur me problemet që ai kishte së fundmi me ortakërinë në një prej bizneseve të tij.

Sipas dosjes së siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, njoftimi i parë për një vrasje të ndodhur pranë një karburanti në rrugën ‘Emin Matraxhiu’ në Elbasan, mbërriti në sallën operative të policisë së këtij qyteti në orën 20.30 të mbrëmjes së datës 30 Nëntor 2025.

Ku thuhej se brenda një automjeti tip ‘Range Rover’, me ngjyrë kafe të hapur, në vendin e parë të drejtuesit të mjetit ndodhej trupi i një personi të qëlluar me armë zjarri.

Policia e cila nuk vonoi dhe mbërriti në vendngjarje, por nuk pati asnjë mundësi të ndihmonte personin e qëlluar brenda mjetit, i cili mesa duket kishte ndërruar jetë menjëherë.

Person që shpejt u identifikua si Mondi Mëhalla dhe krimi kishte ndodhur pikërisht në parkingun e karburantit në pronësi të tij.

Por këto sipas akt-ekspertimit paraprak, ishin vetëm gëzhojat që u gjendën jashtë automjetit të viktimës pasi këqyrja e vetë automjetit ‘Range Rover’ do të zbulonte edhe mënyrën se si viktima ishte qëlluar si edhe largësinë nga ku ishte goditur nga ku rezultoi se Mondi Mëhalla sapo kishte ndezur automjetin e tij dhe po bëhej gati të lëvizte kur atentatori iu afrua dhe e qëlloi.

Ndërsa xhamat e makinës ndodheshin të mbyllur, çka të çon në mendimin se ai nuk e ka parë qitësin e tij. Edhe pse automjeti siç shikohet edhe nga pamjet filmike bën disa metra pas, me siguri pasi drejtuesi ka humbur kontrollin e tij.

Dosja Hetimore

Nga këqyrja e automjetit ‘Range Rover’ del se në anën e majtë konkretisht në xhamin e derës së parë vihen re tre dëmtime, të cilësuara vrima hyrje, ku dy janë afër me njëra tjetrën, dhe vrima e tretë është 7 cm nga korniza anësore e derës.

Këto vrima janë me diametër 8-9 mm me krisje radiale përreth xhamit.

Dy dëmtimet e para që ndodhen pranë njëra tjetrës duken që kanë nga dy goditje të njëpasnjëshme në të njëjtin vend.

Po kështu në anën tjetër të automjetit në derën e parë të pasagjerit u konstatua një dëmtim në xham, vrimë dalëse me lartësi 16 cm nga korniza e poshtme e derës.

Ku gjatë kqyrjes automjeti rezultoi në gjendje të ndezur, me dyer dhe xhama të mbyllur, pa siguresë.

Dhe pasi u fik, gjatë kontrollit në pjesën e brendshme, në mbështetësen e shoferit u gjend dhe një aparat celulari Iphone me ngjyrë të zezë në gjendje të ndezur, i mbyllur me kod. Po kështu tek dera e pasme e krahut të djathtë, poshtë dorezës, në tapiceri u gjet një vrimë dëmtimi si dhe një predhë armë zjarri e cila u sekuestrua.

Pra nga sa shikohet edhe nga ekspertiza paraprake e makinës, dhe qitjet që ai kishte kryer, autori e kishte qëlluar fillimisht viktimën, në këtë rast Mondi Mëhallën, me dorën drejtuar drejt xhamit të parmë të tij. Ku dy qitjet e para ishin të njëjta.

Kjo bazuar edhe në vrimat tejshpuese të mbetura në xhamin e automjetit ‘Range Rover’ në pronësi të viktimës. Plumba ndryshe nga sa u tha në fillim se e kishin kapur në kokë shënjestrën e atentatit, në fakt sipas ekspertizës mjekoligjore e kishin kapur në trup 43 vjeçarin. Por që kishin rezultuar fatalë për jetën e tij, pasi e kishin kapur në organe jetësore.

Dosja Hetimore

Sipas dinamikës të përcaktuar në vendngjarje, automjeti ‘Range Rover’ ndodhet para një automjeti tjetër me ngjyrë të bardhë, të cilin e ka goditur nga pas, ku ka dëmtuar prapakolpin. Nga përpunimi me pluhur alumin në kornizën e derës së shoferit u gjetën dy gjurmë papilare. Por nuk u konstatua asgjë tjetër për t’u shënuar.

Ndërkohë që në vijim nga këqyrja e kufomës në morgun e Spitalit Rajonal të Elbasanit, u konkludua se kufoma është e seksit mashkull me gjatësi 186 cm, dhe se në pjesën e sipërme të trupit ka të veshur një bluzë pambuku me mëngë të shkurtra ngjyrë kafe e cila ka një vrimë në anën e majtë të sipërme të përparme. Si dhe një xhup fëshfëshe ngjyrë të zezë, ku në shtresat e brendshme u gjend një copëz metal me ngjyrë të verdhë si materiali i këmishës së predhës së plumbit.

Po kështu gjatë kontrollit të kokës, u pa se nuk kishte dëmtime dhe viktima mbante flokë të qethur shkurt.

Ndërsa në anën e majtë të trupit u vunë re, tre plagë depërtuese, në pjesën torakale të trupit.

Ku në mesin e shpatullave në afërsi te shtyllës kurrizore, pjesa torakale, u konstatuan dy plagë te tjera.

Pra nga sa kuptohet Mondi Mëhalla ishte goditur në anën e ijes së tij dhe plumbat të cilët ishin tre të tillë e kishin goditur në pjesën e mushkërisë, duke hyrë tangent në trup, nga ana e majtë e tij, që përkon edhe me vrimat tejshpuese që u evidentuan gjatë kontrollit të makinës nga ekspertët kriminalistë në vendngjarje.

Ku një nga plumbat nuk kishte mundur të dalë nga trupi, ashtu si dhe një tjetër në pjesën muskulore në anën e djathtë të përparme të kraharorit, ku u gjend një këmishë predhe fisheku.

Por që siç ndodh në të tilla krime, edhe në vrasjen e Mondi Mëhallës, autorët vendosën të djegin mjetin me të cilin kryen vrasjen.

Ky automjet u gjet i shkrumbuar jo shumë larg vendit të ngjarjes në zonën e Mirakës, në aksin Elbasan-Librazhd, vetëm 30 minuta pasi ishte konsumuar krimi. Makina tip ‘Audi’ brenda të cilit u gjend edhe një armë pistoletë dyshohej se ishte përdorur në ekzekutimin e biznesmenit 43 vjeçar.

Dosja Hetimore

Gjatë hetimeve u bë edhe këqyrja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë të pikës së karburantit ’V*****’, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Si edhe të pikës së karburantit ‘K*******’, po në këtë rrugë nacionale.

Nga ku doli se në vendin e quajtur Mirakë, rreth 150 në lindje nga hotel ’B*******’, ndodhet një automjet i markës ‘Audi’ me targa AB 977 GE, plotësisht i djegur nga zjarri. Dhe brenda këtij mjeti në sediljen e pasme të pasagjerit u gjend një armë zjarri e dëmtuar plotësisht me një krehër të vendosur në të ku dallohet stampimi ‘Pietro Bereta Gardone’ VT, Made in Italy.

Dhe në vendin ku u gjet arma e zjarrit u gjendën dhe tre predha fisheku, si dhe tre copa fundore gëzhojash armë zjarri të dëmtuara.

Dokumentari zbulon gjithashtu detaje kyçe të hetimit, nga përplasjet e tij me ish-ortakun në biznes deri te pistat që çuan në zbardhjen e motiveve të krimit.

Po ashtu, emisioni sjell të dhëna të reja mbi mënyrën se si u identifikua automjeti “Audi” i përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Por si mbërriti grupi hetues te personat e dyshuar si organizatorë dhe ekzekutorë të biznesmenit Mondi Mëhalla, ku deri më tani janë kryer katër ndalime.

Konkretisht Xhino Ago, 32 vjeç, ish-ortak me viktimën në një nga bizneset e tij, në akuzë për ‘vrasje me paramendim në bashkëpunim’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.

Kujtim Pisha, 52 vjeç, roja i karburantit ‘Xhaxhi Oil’ ku ndodhi vrasja, në akuzë për ‘moskallëzim krimi’. Marsel Arani 32 vjeç dhe Armando Kola 35 vjeç.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?