Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
AKTUALITET

“1 milion euro të abuzuara në vetëm një vit në Bashkinë e Sarandës sipas KLSH”, Ina Zhupa: Qytetarët e Sarandës po paguajnë faturën e keqqeverisjes

P
Piranjat18 July 2026, 12:49 · 2 min lexim
“1 milion euro të abuzuara në vetëm një vit në

Deputetja demokrate, Ina Zhupa, denoncoi sërish abuzimet që bëhen në Bashkinë e Sarandës.

Sipas saj, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se vetëm në një vit, në këtë bashki bregdetare janë abuzuar 1 milion euro.

Zhupa tha se kjo është një kosto që e paguajnë qytetarët.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të marrin në dorë Bashkinë e Sarandës në zgjedhjet e ardhshme dhe ta vënë atë në shërbim të qytetarëve.

Reagimi

Raporti i fundit i KLSH-së është, në fakt, aktakuza më e mirë për Bashkinë e Sarandës.
Në vetëm 1 vit të audituar janë rreth 1 milion euro të abuzuara nga kjo bashki.
Qartësisht nuk kemi të bëjmë me një apo dy zyrtarë të paaftë, por kemi të bëjmë me një model qeverisjeje, me një model për të zhvatur paranë publike dhe për të keqqeverisur.
Të dhënat tregojnë që rreth 630 mijë euro janë dëm ekonomik për shkak të mosveprimit të bashkisë.
226 mijë euro është dëm ekonomik për shkelje në prokurime, 101 mijë euro janë dëm ekonomik për punime të paguara, por në fakt të pakryera, dhe 117 mijë euro janë dëm ekonomik për ahengje, për projekte artistike-kulturore, të cilat nuk janë bërë sipas prokurimeve.
Qartësisht kemi të bëjmë me një bashki që abuzon me taksat e qytetarëve, që i vjedh ato dhe nuk punon për interesin publik.
Ndaj dhe ne do ta denoncojmë çdo ditë, do të jemi në krah të qytetarëve për protestat e tyre dhe problematikat e tyre dhe do t’i garantojmë jo vetëm se do t’i çojmë dosjet para drejtësisë, por ne do ta marrim në dorë Bashkinë e Sarandës në zgjedhjet e ardhshme dhe ta vëmë atë në shërbim të qytetarëve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.