10 miliardë euro investime në dekadën e fundit! Qeveria Rama pranon se Shqipëria ka probleme në infrastrukturë

Pavarësisht investimeve masive, infrastruktura rrugore në Shqipëri vijon të mbetet një nga pikat më problematike të zhvillimit ekonomik. Nga viti 2014 deri në vitin 2025, në këtë sektor janë shpenzuar rreth 981 miliardë lekë, ose afërsisht 10 miliardë euro, një nivel investimi që në kushte të standardeve të Bashkimit Evropian do të kishte qenë i mjaftueshëm për të përfunduar tërësisht rrjetin kombëtar rrugor dhe për të ndërtuar paralelisht disa qendra moderne spitalore.
Megjithatë, rezultatet në terren nuk reflektojnë të njëjtin nivel eficience. Vetë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e pranon këtë realitet në dokumentet strategjike afatgjata. Në Strategjinë e Transportit dhe Planin e Veprimit 2030, institucioni evidenton haptazi se “vendi vazhdon të përballet me mangësi infrastrukturore, trafik të rënduar, mungesë uniformiteti në standardet e korridoreve dhe sfida të vazhdueshme në siguri, faktorë që kufizojnë ndërlidhjen dhe performancën ekonomike.”
Ky pranim zyrtar konfirmon atë që është diskutuar shpesh në analizat publike: problemi nuk qëndron vetëm te niveli i investimeve, por te mënyra se si ato janë përdorur. Fragmentarizimi i projekteve, kostot e larta për kilometër dhe mungesa e një rrjeti të integruar funksional kanë bërë që, edhe pas miliardave të shpenzuara, infrastruktura të mos arrijë të përmbushë rolin e saj si motor zhvillimi.
Dokumenti strategjik nënvizon se përshpejtimi i modernizimit të Korridorit VIII, Korridorit Adriatik-Jonian dhe nyjeve multimodale është thelbësor për përmbushjen e kërkesave të rrjetit TEN-T, eliminimin e ngushticave dhe forcimin e lidhjeve mes porteve, aeroporteve dhe hekurudhave. Por fakti që këto prioritete mbeten ende objektiva për të ardhmen, pas një dekade investimesh rekord, ngre pikëpyetje serioze mbi eficiencën e politikave publike në këtë sektor.
Shqipëria duket se ndodhet në një paradoks: ka shpenzuar si për një rrjet modern evropian, por vijon të funksionojë me probleme tipike të një infrastrukture të papërfunduar. Dhe këtë herë, nuk është më vetëm kritikë nga jashtë, është vetë strategjia zyrtare e qeverisë që e pranon. /ekofin.al
Lexo edhe
AKTUALITET
Ndodh në Peqin/ 4 egjiptianë vjedhin makinën e firmës së ndërtimit, shpallen në kërkim

Taksat Vendore: Sot afati i fundit për pagesën e taksës së ndërtesës, më pas nisin penalizimet

Vrau me armë 41-vjeçarin, arrestohet pas tre vitesh në kërkim autori

Si e ka kaluar kolaudimin autoboti me goma të shtrembëruara?

Tallje dhe ironi/ Ish-punonjësit e Call Center-ave mashtrues “shpërthejnë” në komente ndaj atyre që vijojnë punën

Qëlloi me armë zjarri gjatë sherrit në Tiranë, arrestohet 23-vjeçari

Nga Lucerna në Tiranë: Si pastrohen milionat e mafies së kokainës përmes sistemit Hawala

Vajza i vdiq pas natës me tre çuna, babai do drejtësi: E përcolla në varr e jo në altar





