Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm
AKTUALITET

10 vite pa efektivin e FNSH-së! Kolegë e familjarë përkujtojnë Ardian Kodrën që u vra nga Qosja, djali i tij rrëqeth me dedikimin: Vajza ime nuk të njeh

P
Piranjat 2 September 2026, 15:48 · 8 min lexim
10 vite pa efektivin e FNSH-së! Kolegë e familjarë

Ky 2 shtator përkon me 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, efektivit Ardian Kodra i cili u shua në krye të detyrës në përpjekje për të vënë në pranga shtetasin e kërkuar të drejtësisë David Qosen.

Me rastin e 10-vjetorit të ndarjes nga jeta të efektivit Ardian Kodra, familjarë, kolegë e figura të njohura të qytetit të Shkodrës, në mesin e tyre dhe prefektja Holta Duda, nderuan sot efektivin që humbi jetën duke kryer me përkushtim maksimal punën e tij.n Me buqeta lulesh në duar e lot që u rridhnin në faqe dhjetëra efektivë policie dhe të afërm të Ardian Kodrës, kujtuan njeriun e tyre, ikja e të cilit ka lënë pas një boshllëk e plagë të pashërueshme.

Pamje nga momenti i nderimit Ardian Kodra në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta:

10 vite pa efektivin e FNSH-së! Kolegë e familjarë

Efektivi Ardian Kodra, u bë pjesë e Policisë së Shtetit më 25.08.1997 dhe shërbeu në repartin e Shkodrës për 19 vite me radhë deri më datën dy shtator të 2016. Në përpjekje të për të rrethuar banesën e David Qoses,  ai ka gjetur vdekjen, pak pas mesditës, rreth orës 14:00 të datë 2 shtator. RENEA në bashkëpunim me Policinë e Shtetit bënë të mundur arrestimin e Qoses. Më 3 shtator të 2016, Kodrës iu dha titulli dëshmor i atdheut.

Një punonjës model ku të gjitha detyrat e tij i kreu me përkushtim. Ai zgjodhi të qëndronte në krye të detyrës duke treguar kështu profesionalizmin e tij. Rënia e tij ishte humbje e madhe për familjen dhe Policinë e Shtetit, të cilët së bashku nderuan rënien e efektivit.

“Kujtimi i Ardian Kodrës do të mbahet i gjallë çdo ditë. Shprehim mirënjohjen e thellë për sakrificën e tij, jetën e lënë në mes dhe të gjithë përkushtimin e tij” tha në fjalën e tij  një prej efektivëve të pranishëm në nderimet e sotme.

Në këtë 10-vjetor të humbjes së policit të FNSH-së, ka mbajtur një fjalim prekës dhe prefektja e Shkodrës Holta Duda e cila vuri në fokus përkushtimin, devotshmërinë dhe kujtimet e lëna pas në vitet e karrierës nga Ardian Kodra.

“Sot nderojmë jetën e lënë në mes dhe sakrificën e efektivit Ardian Kodra i cili ra në krye të detyrës duke e konsideruar atë si një përgjegjësi në mbrojtje të jetës së qytetarëve. Përulemi sot me shumë respekt ndaj familjes së tij e cila sot kujton me kujtimin e një uniforme që nuk vishet më. Përkulemi dhe përballë kujtimeve, punës dhe devotshmërisë së të gjithë kolegëve të tij të cilët e kujtojnë atë në çdo moment kur përballen e krimin dhe luftën për të siguruar jetën e qytetarëve” tha Duda në fjalën e saj.

Familja Kodra ka plot 10 vite pa shtyllën kryesore të saj, e cila ra në krye të detyrës teksa shërbeu me devotshmëri në mbrojtjen e qytetarëve. Teksa vitet kalojnë dhe Ardiani nuk jeton më, familja Kodra vijon të zgjerohet. Përmes një dedikimi rrëqethës, djali i tij Arsuidi kujton të atin mes lotësh, ndërsa shkruan se vajza e tij nuk kishte mundësi që të njihej me gjyshin Ardian, por ai gjithmonë do i flasë asaj për punën e përkushtuar të tij. Ndërsa shton se dhe e vogla e tij, siç e dinë të gjithë njerëzit tashmë, do mësojë se është mbesa e një personi të përkushtuar, i cili vdiq në krye të detyrës e sot njihet si “Dëshmor i Atdheut”.

“Por sa herë e shof vajzën time, më vjen një mendim në zemër: sa shumë do të doja të ishe këtu për ta mbajtur në krahë. Ajo nuk pati mundësinë të të njohë, të dëgjojë zërin tënd apo të marrë një përqafim prej teje. Por ajo do të rritet duke e ditur kush ishte gjyshi i saj.

Do t’i tregoj për ty. Do t’i tregoj se ishe një baba i dashur, një njeri i përkushtuar dhe një burrë që e kreu detyrën deri në sakrificën më të madhe” shkruan Arsuid Kodra në reagimin e tij.

10 vite pa efektivin e FNSH-së! Kolegë e familjarë

Reagimi i i plotë i Arsuid Kodrës:

10 VITE PA TY, BABI????

Sot bëhen 10 vite që kur ti u ndave nga jeta, babi jone

10 vite kanë kaluar, por mungesa jote nuk është bërë kurrë më e vogël. Ka kaluar koha, kemi vazhduar jetën, por në zemrat tona ka mbetur gjithmonë një vend që vetëm ti e mbushje.

Por sa herë e shof  vajzën time, më vjen një mendim në zemër: sa shumë do të doja të ishe këtu për ta mbajtur në krahë.

Ajo nuk pati mundësinë të të njohë, të dëgjojë zërin tënd apo të marrë një përqafim prej teje. Por ajo do të rritet duke e ditur kush ishte gjyshi i saj.

Do t’i tregoj për ty. Do t’i tregoj se ishe një baba i dashur, një njeri i përkushtuar dhe një burrë që e kreu detyrën deri në sakrificën më të madhe.

Do t’i them se gjyshi i saj ishte Ardian Kodra, Dëshmor i Atdheut.

Babi, për ne ti nuk je vetëm një emër në një përkujtimore. Ti je pjesë e çdo dite të jetës sonë. Je në kujtimet tona, në bisedat tona, në gjithçka që na ke lënë pas.

Unë dhe vëllai im do ta mbajmë gjithmonë lart emrin tënd. Nëna do të të mbajë gjithmone në zemrën e saj. Familjet tona do të vazhdojnë të jetojnë me krenarinë që na ke lënë.

Sot, pas 10 vitesh, dhimbja është ende aty, por bashkë me të është edhe krenaria.

Krenaria që të pata baba.

Krenaria që jam djali i Ardian Kodres.

Krenaria që emri yt do të jetojë edhe te brezat që vijnë.

Babi, sot për ty nuk dua të them vetëm “na mungon”.                           

Dua të them

Faleminderit për gjithçka që na dhe.

Faleminderit për shembullin që na le.

Dhe faleminderit që na mësove, edhe me sakrificën tënde, se çfarë do të thotë të bësh detyrën me nder.

10 vite pa ty, babi.

10 vite mall.

10 vite kujtime.

10 vite dhimbje.

Por mbi të gjitha, 10 vite krenari.

Qofsh i xhenetit Babi jone !

Do të jetosh përherë në zemrat tona dhe emri yt do të përcillet brez pas brezi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.