Të shtëna në një festë luksoze në jaht, dhjetëra policë zbarkojnë në Dhërmi
Disa të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në Dhërmi, duke alarmuar pushuesit dhe banorët e ...
Disa të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në Dhërmi, duke alarmuar pushuesit dhe banorët e ...
Afera e TEC-eve Lundruese të vendosura në zonën e Triportit në Vlorë sa vjen e thellohet, teksa disa ditë pasi KESH-i hapi nj&eu...
Në ditën e 64-të të protestës përpara Kryeministrisë kundër qeverisë së Edi Ramës, vijojnë të m...
Qytetarë të shumtë, të pajisur me pankarta dhe flamuj, janë mbledhur në Sheshin Skënderbej në Tiranë, nga ku kan&eu...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka sqaruar për herë të parë logjikën e marrëveshjes mes Shqi...
Pas kërkimeve, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë të minatorit që humbi jetën pas aksi...
Ndërsa kryeministri Edi Rama ka kërkuar që procesi të shihet si një konsultim publik 60-ditor, disa kryebashkiakë socialistë...
Enti Rregullator i Ujit pranoi kërkesat e shoqërive rajonale të Ujësjellësave për rritjen e tarifave. Për të mbuluar p...
Një konflikt familjar, që dyshohet të ketë lindur pas një divorci, është pista kryesore që po hetohet lidhur me sulmin...
Biznesmeni Ermal Beqiri, i arrestuar më 24 korrik në Francë pasi fluturoi me një avion mbi hapësirën ajrore të kufizuar t&e...

Biznesmeni Ermal Beqiri, i arrestuar më 24 korrik në Francë pasi fluturoi me një avion mbi hapësirën ajrore të kufizuar të centralit bërthamor të Penly, rezulton të jetë pronar i një kështjelle luksoze me vlerë rreth 2.6 milionë euro, e cila tashmë është pjesë e hetimeve të Prokurorisë së Posaçme.

Sipas të dhënave të referuara nga SPAK, prona përputhet me Château d’Auteuil, një rezidencë historike e ndërtuar në shekullin XVI, me sipërfaqe rreth 1.200 metra katrorë, e vendosur në komunën Berneuil-en-Bray.

Kompleksi është i rrethuar nga një park i gjerë dhe ruan elemente të fortifikimit të epokës. Fasadat dhe çatitë e tij janë të klasifikuara si monument historik i mbrojtur nga shteti francez. Regjistrat zyrtarë tregojnë se kështjella është blerë më 30 dhjetor 2024 për shumën 2.612.200 euro, vlerë që përputhet me shifrën e bërë publike nga SPAK.
SPAK njoftoi se, në bashkëpunim me autoritetet franceze, janë identifikuar disa pasuri me origjinë të dyshuar kriminale në territorin francez. Mes tyre përfshihen llogari bankare me mbi 2 milionë euro, dy apartamente, automjete, një avion turistik, si dhe një kështjellë në departamentin Oise, rreth një orë larg Parisit.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Beqiri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që në dhjetor 2025, pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” dhe ishte lëshuar njoftim Red Notice nga Interpoli.
Biznesmeni, pronar i kompanisë “Soft & Solution”, akuzohet se ka përfituar tenderë publikë me vlerë mbi 1.1 milionë euro nëpërmjet një skeme të dyshuar presioni dhe manipulimi të procedurave të prokurimit. Ai hetohet për një sërë veprash penale, mes tyre konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës, shkelje të barazisë në tendera, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Në kuadër të të njëjtit hetim, SPAK ka sekuestruar 10 pasuri të Beqirit në Shqipëri, përfshirë prona në Tiranë, Vlorë, Golem dhe Rolling Hills, një jaht, kompani tregtare, automjete dhe llogari bankare.

Dosja lidhet me hetimet për tenderat e AKSHI-t, ku janë vendosur masa sigurie edhe ndaj ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Agasit dhe disa zyrtarëve e biznesmenëve të tjerë, të dyshuar për korrupsion, manipulim tenderash, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.
Një zjarr ka rënë mesditën e kësaj të diele në vendin e quajtur "Poligoni", mbi repartin ushtarak në fshatin Gerhot, G...
Një vatër zjarri është regjistruar në malin e Vinës, në Gramsh. Flakët u vunë nën kontroll, pavarësish...
Policia ka arrestuar ditën e sotme në Durrës një 50-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autorite...
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Peqin–Elbasan, në afërsi të qytetit të Peqinit. Dy au...
Mediat franceze i kanë kushtuar një artikull arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri, i shpallur në kërkim nga SPAK për...
Në kulmin e sezonit të verës, temperaturat e larta po sjellin një tjetër problem shëndetësor në zonat rurale. Pickimet...
Distafa, anëtar i Këshillit Bashkiak të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës, lidhur me problematikën e p...
Dokumentet e publikuara së fundmi në media kanë nxjerrë pah faktin se punonjësit e kompanisë KAYO, e krijuar si pjes&eum...
Tetë të mitur, të moshës 13 deri në 15 vjeç, janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës në lidhje me pë...
Vijojnë pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e minatorit Ilir Kolaveri, i cili dyshohet se u aksidentua gjatë punës në minier...