125 efektivë të FA-së dhe dy helikopterë të angazhuar, 5 vatra zjarri ende aktive

Dhjetë vatra zjarri janë evidentuar në territorin e vendit deri në orën 14:00, ndërsa pesë prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe katër të tjera mbahen nën monitorim.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në terren janë angazhuar 153 forca operacionale dhe 21 automjete zjarrfikëse, ndërsa në mbështetje të tyre janë 125 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore.
Në Dajt, situata vijon të mbahet nën monitorim.
Në Cikallesh të Kavajës, zjarri është shuar plotësisht dhe zona po monitorohet. Ndërkohë, në Priskë e Madhe vijon ndërhyrja me katër automjete zjarrfikëse, 15 efektivë të MZSH-së dhe një helikopter të Forcës Ajrore. Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në Mallakastër, vatrat në Riban, Ngraçan, Panahor dhe Çyçen janë shuar dhe po monitorohen. Nën kontroll të plotë është vënë edhe zjarri në Drenie të Patosit.
Në Krujë, zjarri në Abaze vijon të jetë aktiv, por pa rrezik për banesat. Situata është më intensive në Krastë, ku flakët janë përhapur në një masiv pyjor. Në terren po punojnë forcat vendore, 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter i Forcës Ajrore.
Në Vilëz të Kurbinit, ndërhyrja e forcave vendore dhe 35 efektivëve të FA-së bëri të mundur shuarjen e plotë të zjarrit rreth orës 13:00.
Ndërkohë, aktive mbeten vatrat në malin e Nemëçkës në Përmet dhe në Goraj–Budishë të Malësisë së Madhe. Të dyja ndodhen në terrene të vështira dhe në lartësi të mëdha, por sipas Ministrisë së Mbrojtjes nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.
Autoritetet bëjnë me dije se ndërhyrja vijon në të gjitha vatrat aktive, ndërsa aktualisht nuk raportohet rrezik i drejtpërdrejtë për banesat.
Lexo edhe
AKTUALITET
Tragjedi në liqenin e Pogradecit, mbytet 32-vjeçari

Kërcënimi i Vuçiç për devijimin e Ibrit/ Qeveria shqiptare: Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni dhe ndëshkimi

Vrasja në Korçë/ Mesazhi prekës i nënës së 20-vjeçarit: Do të mbetesh përjetësisht fryma, dashuria ime më e madhe

Rikthehen zjarret në Krujë/ Flakët përparojnë drejt depove me lëndë plasëse, ndërhyn helikopteri i ushtrisë





