Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

13 gëzhoja në vendngjarje/ Kush e vrau “Tanin e Ruzhdiut” në Sarandë? Policia merr në pyetje 20 persona

P
Piranjat21 September 2026, 08:30 · 2 min lexim
13 gëzhoja në vendngjarje/ Kush e vrau “Tanin e Ruzhdiut”

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin e regjistruar ditën e djeshme, në Sarandë, ku u ekzekutua me armë zjarri Artan Myrtaj, i njohur  si “Tani i Ruzhdiut”.

Bëhet me dije se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar rreth 13 gëzhoja të kalibrit 9 mm, ndërsa rreth 20 persona që ndodheshin në zonë në momentin e atentatit janë marrë në pyetje.

Hetuesit po analizojnë gjithashtu pamjet e kamerave të sigurisë në qytet, në përpjekje për të rindërtuar lëvizjet e autorëve para dhe pas ngjarjes. Një pjesë e kamerave është hapur dhe pamjet po analizohen, ndërsa për të tjerat vijon puna për sigurimin e aksesit.

Ndërkohë, kontrollet janë shtrirë në akset dalëse të Sarandës, ku janë ngritur postblloqe në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Një nga pistat që po verifikohet është ajo e një atentati të kryer nga vrasës me pagesë. Paralelisht, hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që vrasja të jetë e lidhur me konfliktin e nisur pas ngjarjes së korrikut 2025, kur u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj. Myrtaj ishte përfshirë në hetimet për atë ngjarje dhe ishte liruar pak kohë para ekzekutimit.

Megjithatë, deri në këto momente, nuk ka një pistë të konfirmuar zyrtarisht për motivin e vrasjes.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.